• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Zjarret, katër vatra aktive dhe tre nën monitorim. Në Fushë-Arrëz, terreni i vështirë përkeqëson situatë

18/08/2025
in Kronikë
Instituti për bashkitë e vendit: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

Katër vatra zjarri janë aktualisht aktive në vend, ndërsa tre të tjera po mbahen nën monitorim nga grupet zjarrfikëse, për të shmangur një riaktivizim të tyre. Në një përditësim mbi situatën, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në 24 orët e fundit u regjistruan 23 vatra zjarri, por 16 prej tyre janë shuar plotësisht.

Në bashkinë e Fushë Arrëzit situata duket e vështirë në fshatrat Xeth, Kolumri dhe Trun, ku disa vatra kanë dalë jashtë kontrollit, për shkak edhe të  terrenit shumë të vështirë. Në terren janë angazhuar strukturat vendore dhe 50 forca të Forcave të Armatosura me një mjet zjarrfikës.

Edhe në fshatin Ibë, njësia Bërzhitë, ka një vatër zjarri në terren të vështirë, por pa rrezik për banesa.

Në fshatin Tërnovë në Bulqizë janë dy vatra zjarri aktive në zonën e Liqenit të Zi dhe në Valikardhë, ku vijon ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse, pyjore dhe bashkiake.

Në Bashkinë Kolonjë, flakët në Parkun Natyror të Gërmenjit vijojnë, teksa zjarri po përhapet drejt kufirit. Në terren janë angazhuar forca zjarrfikëse, pyjore, të AdZM, bashkisë dhe 30 ushtarëve të repartit ushtarak të Drenovës.

Situata e zjarreve në vend

Vatra të shuara plotësisht:

Janë izoluar dhe shuar zjarret në Gramsh (Teqeja e Dushkut, Mali i Kushovës), Vlorë (në afërsi të hangarëve të avionëve), Skrapar (Osnat), Përmet, Durrës (Gjuricaj dhe Shënavlash), Krujë (Virjon dhe afër Fabrikës së Çimentos), Memaliaj, Shkodër (Prekal dhe Mali Kolaj), Patos, Delvinë, Elbasan (Shushicë).

Vatra aktive dhe në monitorim:

o Bashkia Bulqizë, fshati Tërnovë: dy vatra zjarri me zhvillime në zonën e Liqenit të Zi dhe në Valikardhë, ku vijon ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse, pyjore dhe bashkiake.

o Bashkia Bulqizë, fshati Val: vatra me zhvillime të pakta, aktualisht në monitorim nga njësia administrative dhe banorët.

o Bashkia Fushë Arrëz, fshatrat Xeth, Kolumri dhe Trun: disa vatra jashtë kontrollit, me terren të thyer e të vështirë. Në terren janë angazhuar strukturat vendore dhe 50 forca të Forcave të Armatosura me një mjet zjarrfikës.

o Fshatrat Damjan-Fortuzaj (Vaqarr) dhe Pezë Helmës: zjarret janë minimizuar, por mbahen nën mbikëqyrje.

o Fshati Ibë, njësia Bërzhitë: vatër në terren të vështirë, pa rrezik për banesa, nën vëzhgim të MZSH dhe APR.

o Bashkia Kolonjë, Parku Natyror i Gërmenjit: zjarri vijon të përhapet drejt kufirit, me angazhim të forcave zjarrfikëse, pyjore, të AdZM, bashkisë dhe 30 ushtarëve të repartit ushtarak të Drenovës. (Aktiv)

o Bashkia Delvinë, Parku i Rëzomës, pranë tunelit të Skërficës: një vatër nën mbikëqyrje të strukturave vendore të mbrojtjes civile.

Më të lexuarat

  • Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste

    Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nora Malaj për protestën: E shoh si lëvizje sociale, janë ngritur ata që e kanë votuar edhe ata qe nuk e kanë votuar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Miratohet VKM-ja! SHBA i jep Shqipërisë 302 milionë dollarë kredi për blerjen e pajisjeve ushtarake amerikane (VENDIMI)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga tabelat dygjuhëshe te korsitë e veçanta, Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lëkundje tërmeti në Gjirokastër, sa ishte magnituda

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tronditëse, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund të prodhohet një parti nga protestat? Bajraktari: Mijëra vota të gatshme për alternativa

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga ‘Ndrangheta te kartelët e Amerikës Latine, si mafia shqiptare depërtoi në rrjetin global të kokainës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkencëtarët thyejnë një tjetër kufi: Kompjuteri i bindet mendimeve të njeriut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!