• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Zjarr në Kavajë, Drejtori i MZSH: Më shumë se 10 hektarë në flakë. Dy të arrestuar!

26/07/2024
in Kronikë
Flakët shkrumbojnë 10 hektarë pyje në Vaun e Dejës, zjarrfikësit s’kanë mjete për të ndërhyrë

Zjarri masiv në Kavajë vijon të jetë aktiv, ndërsa flakët kanë përfshirë më shumë se 10 hektarë  tokë me ullinj dhe shkurre.

Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së, Arben Cara tha se në vendngjarje kanë shkuar të gjitha forcat zjarrfikëse edhe të bashkive fqinje dhe se po punohet intensivisht për shuarjen e flakëve. Ai theksoi se situata vështirësohet shumë për shkak të erës që fry në zonë.

Dy persona janë shoqëruar për zjarrvënie, teksa Cara i bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes.

“Janë vënë në lëvizje të gjitha forcat zjarrfikëse edhe të bashkive fqinje me rreth 50 forca zjarrfikëse për të vënë në kontroll flakët që kanë përfshirë më shumë se 10 hektarë tokë me shkurre e ullinj. Ka pasur rrezik për banesat afër por ndërhyrja ka bërë që deri më tani të mos preket asnjë banesë. Forcat operacionale MZSH-së po vazhdojnë edhe gatë gjithë natës do monitorojmë çdo vatër zjarri.

Jemi përballur me erë shumë të fortë ku zjarrfikësit e Kamzës, heronj të vërtetë, u përballën dhe u mbyllën në një vatër zjarri dhe arritën ta mbajnë nën kontroll që bëri të mos rrezikoheshin banesat. Zjarrfikësit janë rrezikuar në disa raste sepse era është në favor të zjarrit dhe ndryshimi i drejtimit të saj bën që të jemi të papërgatitur për t’u evakuuar. Në këtë rast kemi 2 të shoqëruar të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. Çdo person që ndez një zjarr, me apo pa qëllim, duhet ta kuptojë që quhet vepër penale dhe dënohet”, u shpreh ai.

Në vendngjarje ishte i pranishëm më parë edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe kreu i Bashkisë së Kavajës.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

    Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aktivisti Dritan Alsela ‘skanon’ Agron Shehajn: Kali i Trojës së sistemit, rrijini larg! Është si Berisha në vitet ‘90

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndryshime në ligjin “Antimafia”/ Debat në kuvend për pasuritë e sekuestruara, dyshime se u kthehen personave të goditur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aulona Bylykbashi 11 pasuri të paluajtshme me burim pagat, firmosi dhjetëra milionë euro tendera për njerëzit e krimit kur ishte nënkryetare e Bashkisë Elbasan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Putini gjithnjë e më shumë si një “Ajatollah”, shërbimi sekret forcon kontrollin mbi Rusinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Termet në Kadastër/ SPAK vë nën hetim Lorena Goxhobellin dhe drejtuesit e ASHK në rrethe

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTO-LAJM/ Berisha thotë “nuk është e jona”, por njerëzit e PD zbarkojnë në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama ironizon protestën qytetare me dy foto: Më shumë njerëz në Fan Zone sesa në tubim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogan, ‘jeleku i shpëtimit’ i Melonit në samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mesazhet/ “Nuk vazhdohet më kështu, njerëzit janë mërzitur, t’a rifillojmë protestën në tetor, Diaspora vjen për Dhërmiun, ‘flamingot’ të dëshpëruar, deklarojnë fundin e revolucionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!