AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

by Alb Times
03/10/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil
7
SHARES
335
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizje aksionesh fiktive në kompani fantazmë, rritje e pajustifikuar e kapitalit përmes humbjeve, futje të kompanive të tjera fantazmë në investim, mbledhje asetesh me vlerë anomalisht të ulët etj., ngrenë dyshime të forta për zbatimin e një skeme pastrimi parash me ndërtimin e një hoteli në Ksamil, një investim me vlerë rreth 45 milionë euro. Në skenë shfaqet një avokat nga Manza, Armand Hoxha, i cili është pronar në letra i disa kompanive, pa historik të konsoliduar veprimtarie, si ADVISORS & MANAGEMENT, AICA IMOBILIARE, Luar Group etj., që të gjitha të hapura vitet e fundit.

Përmes kompanisë së ndërtimit AICA IMOBILIARE, themeluar në dhjetor 2021, Armand Hoxha është shpallur investitor strategjik në korrik të vitit të kaluar, për ndërtimin e hotelit Enea në Ksamil, duke përfituar edhe 2500 m2 tokë publike falas. Aksionere tek kompania e ndërtimit AICA IMOBILIARE, e cila vijon të mbushë gropën e humbjeve, është futur kompania e ndërmjetësimit ADVISORS & MANAGEMENT, me pronar të njëjtë, Armand Hoxhën, me bilance të brishta dhe fitime modeste.

Përmes këtyre lëvizjeve, Hoxha ka rritur kapitalin e kompanisë AICA IMOBILIARE nga 10 mijë euro në 800 mijë euro, në përpjekje për të nisur investimin 45 milionë euro. Edhe asetet e kompanisë bazohen kryesisht në prona që janë blerë me kredi të dyshimta dhe kamufluese. Manovrat dhe transaksionet financiare ngrenë dyshime të forta për një tentativë për pastrimin e parave të pista. Dosjet e SPAK kanë treguar se pas investimeve të tilla fshihen kryesisht grupe kriminale, që veprojnë në trafikimin e kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve të BE.

Leja, një investitor trategjik me duar në xhepa

Në Korrik të këtij vitit 2025, Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi statusin e investimit strategjik për një hotel me 11 kate që do të ndërtohet në Ksamil. Sipas Komitetit, ky do të jetë një investim prej 45 milionë eurosh, që do të ketë 155 dhoma në total, nga të cilat 92 dhoma deluxe dhe 8 suita. “Vlera e investimit të projektit të investimit “ENEA/Hotel Ksamil” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 45,000,000 (dyzet e pesë milionë) Euro“, thuhet në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike.

Një strategjik më duar në xhepa/ Kush është avokati nga

Vendimi i Komitetit te IS

Por kush është investitori strategjik, që do të ndërtojë këtë hotel? Kompania ndërtuese e hotelit, e cila përfitoi statusin e investitorit strategjik quhet AICA Imobiliare. Ajo zotërohet nga Armand Hoxha, një avokat nga fshati Radë, që bën pjesë në njësinë administrative të Manzës. AICA është një kompani e themeluar në dhjetor të vitit 2021, e cila nuk ka aktivitet dhe nuk gjeneron asnjë të ardhur. Kompania ka rreth 1.9 milionë euro asete, pjesa dërrmuese e të cilave vijnë nga një tokë në Ksamil, e cila është blerë me kredi. Në krahun tjetër të bilancit, detyrimet rezultojnë 1.7 milionë euro, që do të thotë se kapitali neto i shoqërisë është vetem 200 mijë euro.

Një strategjik më duar në xhepa/ Kush është avokati nga

Bilanci i AICA per 2024

Por pavarësisht se nuk ka para, AICA do të investojë 45 milionë euro për të ndërtuar hotelin në Ksamil. Dhe nuk është vetëm AICA që nuk ka para. Pronari i saj po ashtu nuk ka para. Armand Hoxha zotëron edhe dy kompani të tjera veç AICA-s. Njëra quhet Advisors & Management, ndërsa kompania tjetër quhet Luar Group. Edhe këto janë pa aktivitet dhe nuk gjenerojnë asnjë të ardhur.

Në këtë pikë, pyetja që lind është se si arriti një avokat me duar në xhepa, të marrë statusin e investitorit strategjik dhe të bindë qeverinë se do të investojë 45 milionë euro nga hiçi? Por kjo nuk është pikpëyetja e vetme.

Përmes statusit, z. Hoxha ka marrë edhe 2500 mijë metër katrorë tokë shtetërore falas në zonën më të lakmuar të bregdetit shqiptar. “Në përputhje me legjislacionin për investimet strategjike, miratohet, në parim, masa mbështetëse konsolidim toke, si dhe vënie në dispozicion e pasurisë së paluajtshme, në pronësi të shtetit shqiptar, për zhvillimin dhe realizimin e këtij projekti investimi strategjik me destinacion zhvillimin e projektit të integruar turistik“, thuhet në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike.

Faktori Dubai

Në një faqe të dedikuar interneti, zoti Hoxha e quan veten si një sipërmarrës, investitor dhe njeri vizionar. Në përshkrimin e vetes ai thotë se është i bazuar në Dubai ku ka ndërtuar biznese të fuqishme në mbarë botën.“Me seli në Dubai dhe që operon në nivel global, Armand ka themeluar dhe drejtuar një portofol të larmishëm kompanish, duke përfshirë AICA, 4H Real Estate, Advisor & Management dhe Pay to Go. Me çdo sipërmarrje, ai ka ndërtuar më shumë sesa thjesht biznese, ai ka ndërtuar ekosisteme që lidhin njerëzit, idetë dhe mundësitë përtej kufijve“, thuhet në përshkrimin e faqes personale të internetit.

Një strategjik më duar në xhepa/ Kush është avokati nga

(Armand Hoxha)

Advisor dhe AICA janë praktikisht kompani pa asnjë aktivitet, kështu që përshkrimi nuk përkon fare me realitetin. Por ky nuk është problem në termat e interesit publik. Problemi është se në Dubai janë të instaluar disa nga grupet më të fuqishme të krimit në Shqipëri. A mund të jetë ky një burim i mundshëm fondesh për hotelin në Ksamil? Kjo është gjithmonë vetëm një hipotezë, e paprovuar. Ajo që është e provuar mbetet fakti, se një avokat nga Rada me duar në xhepa shpallet investitor strategjik që do të investojë 45 milionë euro. A ka më strategjike se kjo?/PRAPASKENA

SendShare3Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.