• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Zjarr masiv në Cërrik, rrezikohen banesat, bizneset dhe dhjetëra hektarë tokë. Dyshohet i qëllimshëm

10/08/2025
in Kronikë
Zjarr masiv në Cërrik, rrezikohen banesat, bizneset dhe dhjetëra hektarë tokë. Dyshohet i qëllimshëm

Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer pasditen e sotme në periferi të qytetit të Cërrikut duke shkaktuar pasoja të rënda në mjedis dhe duke rrezikuar seriozisht dhjetra hektarë me ullishta , vreshta, masive me shkurre , por edhe jetën e banorëve si edhe bizneset lokale.

Vatra e zjarrit është përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe që nis pranë zonës së ish-uzinës së rafinerisë së naftës dhe është afruar në mënyrë të rrezikshme drejt zonave të banuara dhe qendrave të aktivitetit ekonomik. Era e fortë dhe mbizotërimi i temperaturave të larta edhe në orët e vona të kësaj të diele kanë ndihmuar në përhapjen agresive të flakëve, duke e bërë situatën të vështirë.

Me dhjetëra punonjës të shërbimit zjarrfikës janë angazhuar në përpjekjet për izolimin e flakëve, të mbështetur nga një numër i konsiderueshëm mjetesh zjarrfikëse. Përveç forcave të zjarrfikëses së Bashkisë Cërrik, në ndihmë janë angazhuar edhe ekipet zjarrfikëse nga bashkitë fqinje të Peqinit, Elbasanit dhe Belshit, duke krijuar një bashkëpunim të koordinuar në terren për të përballuar emergjencën.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se për shkak të zjarrit është rrezikuar infrastruktura e disa bizneseve. Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale priten të jenë të konsiderueshme.

Paraprakisht raportohet se nga flakët është shkrumbuar një mini kombinat druri .Ndërkohë, policia dhe grupet hetimore kanë nisur verifikimet për të zbuluar shkakun e shpërthimit të zjarrit, i cili mbetet ende i paqartë. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme , por edhe për shkaqe të lidhura me faktorë të temperaturave të larta.

Nuk përjashtohet as mundësia e një zjarri të shkaktuar nga pakujdesia njerëzore apo faktorë të tjerë . Por edhe dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike e rrjetit të Tensionit të Lartë dhe këputja e përcjellësit të kësaj linje.Situata po monitorohet nga autoritet e bashkisë Cërrik.

Më të lexuarat

  • Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

    Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama, Berisha dhe e gjithë kasta përballë një realiteti të ri: Shqiptarët nuk heshtin më!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Negociatat SHBA-Iran, Rubio: Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Bushati dhe Malaj, te Dade, Zela, Legisi dhe Meksi, “Garda e vjetër” ngrihet kundër Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk e duroj më!”, zbardhet sherri Meta-Kryemadhi në sallën e gjyqit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri i Mbrojtjes me 7 paga shteti/ Nufi bën miliona nga bordet, 30 mijë euro vetëm nga “Durrës Marina” dhe “Kayo”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhet deklarimi i ri pasuror i Ramës/ Bashkëshortja vijon të shtojë pasuritë e paluajtshme, blen pronë 200 mijë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Non grata” dhe bllokime pronash/ Çfarë përmban dekreti i plotë i Trump për të korruptuarit e Tiranës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!