AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Zhvisheni administratën nga familja!”/ Nëse vetëdeklarimi në parti nuk funksionon, Rama aktivizon…

by SHT Media
05/01/2026
in Politikë
6
0
“Zhvisheni administratën nga familja!”/ Nëse vetëdeklarimi në parti nuk funksionon, Rama aktivizon…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Viti i ri 2026 i gjen socialistët me llogari të hapura me drejtësinë nga viti i vjetër si asnjëherë tjetër. Përtej goditjeve në qeveri, ka ndërmarrë një nismë të re, duke urdhëruar që bashkëpunëtorët e tij politikë t’i nënshtrohen një vetingu partiak.

Përballja me veprat penale shkon përtej pushtetit të tij, por për pastrimin e administratës nga punësimet partiake po hedh një hap në dukje të ri. Pas 12 vitesh në pushtet ai kërkon të shmangë nepotizmin partiak me punësimet e të afërmeve të tyre, edhe pse 5 vite më parë shprehej që partitë nuk mund të hetojnë çdo njeri që garon nën logon e PS, raporton A2 CNN.

Pesë vite më vonë Edi Rama ka ndryshuar qasje, pasi mendon se bashkëpunëtorët e tij kanë abuzuar me pushtetin për të ndihmuar familjarët. Për të pastruar partinë nga “mëkatet” shefi i mazhorancës ka ngritur një grup “hetimor” me 4 deputetë të rinj me idenë që ata mund të jenë më pak të përlyer në punësimet partiake. Kryetare do të jetë Lindita Nikolla.

“Zhvisheni administratën nga familja!” Rama aktivizon

Burime për A2CNN bëjnë me dije se sekretariati i etikës ka nisur punën për përpilimin e formuluarit të vetëdeklarimit, të cilin do të detyrohen ta plotësojnë jo vetëm deputetët, por edhe ministrat, kryebashkiakët e majtë dhe drejtuesit e institucioneve në varësi të pushtetit qendror dhe atij lokal. Pasi ta plotësojnë, të majtët do të duhet të dorëzojnë pranë sekretariatit ku punojnë fëmijët e tyre, bashkëshortët, kunetërit, vjehrria, madje po mendohet të shkohet deri tek dajat apo xhaxhallarët.

Ky është plani A, por duket se Edi Rama nuk beson plotësisht se njerëzit e tij do të tregohen të sinqertë në formular. Këtu hyn në punë plani B. Sipas burimeve për A2 CNN, do të aktivizohet një “spiunim” popullor, sipas një mekanizmi denoncimi nga qytetarët.

Edhe pse punën do ta bëjnë të rinjtë, në fund vendimin për dosjen do ta japin të vjetrit. Formularët të cilët pritet të renditen në dosje pa rrezik, të diskutueshme dhe me rrezik, do të shqyrtohen nga Sekretariati i Etikës dhe kryesia e PS, më në krye Edi Ramën, raporton A2 CNN.

Puna përgatitore ka nisur më urdhër të kryeministrit nga mbledhja e grupit parlamentar, duke anashkaluar vendimin e partisë, kryesia apo asamble.

“Procedurat” mund të jenë shkelur ama deri në fund të 2026-ës, Rama do të ketë një tablo se ku janë të punuar njerëzit e afërt të deputetëve, ministrave apo kryebashkiakëve.

Çfarë do të ndodhë më pas? Këtë do ta vendosë kryetari i Partisë Socialiste.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore
  • Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.