• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

‘Zgjedhorja’/ Financimi rus përplas PD e PS, Alibeaj: Po ‘Mc Gonigal’? Gjiknuri: E heton SPAK, je i paqartë si partia që s’di ku e ka vulën

29/02/2024
in Politikë
‘Zgjedhorja’/ Financimi rus përplas PD e PS, Alibeaj: Po ‘Mc Gonigal’? Gjiknuri: E heton SPAK, je i paqartë si partia që s’di ku e ka vulën

Larg pengesës nga deputetët e Rithemelimit, Komisioni i Reformës Zgjedhore u mblodh sërish online.

Debatet nuk u shmangën dot, kur teksa dëgjonin rekomandimet e institucioneve për Reformën Zgjedhore, financimi i dyshimtë i partive në fushata, si akuza e vjetër e PS për financimin rus të Lulzim Bashës, përplasi Gjiknurin e Alibeajn.

Damian Gjiknuri: “Financimi i partive politike nga fuqi të huaja dhe a jeni ju në gjendje, për ti kuptuar dhe hetuar?

Enkelejd Alibeaj: Ja ta bëj dhe unë pyetjen. Sa ndërhyn në çështjet zgjedhore financimi që Rama i ka bërë McGonigal për ndërhyrje në luftën politike?

Damian Gjiknuri: E para ju nuk dini radhën e gjërave, keni bërë një kallëzim në SPAK, pse e shfrytëzon këtë hapësirë. I keni të paqarta, I keni si puna e partisë, kush ka vulën, kush ka zyrën, kush ka anëtarët.

Duke i kthyer përgjigjie pyetjes së bërë nga Gjiknuri për mundësinë e financimit të partive politike nga fuqi të jashtme, drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Financiare, Ervin Koçi tha se raste të tilla mund të gjurmohen vetëm kur ka informacione nga homologët e huaj. Deri më tani, Koçi u shpreh se nuk kishte pasur një informacion të tillë.

“Ne si agjenci kemi dhënë vëmendje të veçantë çdo transaksioni që ndodh nga individë, persona juridikë apo organizata nga vende jo miqësore me Shqipërinë ku përfshihen edhe këto financime. Financimi i partive politike brenda Republikës së Shqipërisë dhe jashtë Republikës së Shqipërisë. Brenda Republikës së Shqipërisë ne besojmë se janë të gjitha mekanizmat për të vepruar dhe investiguar kur këto kalojnë nëpërmjet kanaleve bankare ose institucioneve të tjera financiare që kanë detyrë të raportojnë tek ne raportet të aktivitetit të dyshimtë. Për sa i përket jashtë RSH ne mund të veprojmë vetëm nëse informohemi nga homologët tanë. Aktualisht nuk ka qenë në historinë e institucionit me sa ju informova, nuk kemi patur ndonjë rast që jemi informua nga homologët tanë për raste të financimit të paligjshëm jashtë RSH. Besoj se kjo është përgjigjja për pyetjen që ngriti zoti Gjiknuri. Pra, brenda Shqipërisë i kemi të gjitha mekanizmat, jashtë Shqipërisë nuk varet nga ne por vret nga homologët tanë”- tha Koçi.

Mes të tjerash, përfaqësuesi i PD zyrtare Enkelejd Alibeaj tha se edhe shit-blerja e votës është kthyer një nga problematikat më të mëdha të ngritura nga rekomandimet e OSBE.

“Një nga problemet më të mëdha në rekomandimet e ODIHR është shitblerja e votës. Partia Demokratike në operatorë televizivë është pasqyruar me zero minuta.

Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të përmbyllë dëgjesat e tij javën e ardhshme, ndërsa në fund të marsit do të duhet të dalë me një draft final për ndryshimet që do t’i bëhen kodit zgjedhor./m.j

Më të lexuarat

  • “Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton opinionistët, çfrë tha për Einxhel dhe Arminën

    “Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton opinionistët, çfrë tha për Einxhel dhe Arminën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri Malaj i nxori listën e kompanive, shpërthen Shehaj: S’ju vjen turp, merreni me familjen time; përjashtohet nga seanca!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Déjà vu’, Trump anulon sërish bombardimet në Iran: Është arritur marrëveshja me Teheranin, së shpejti do ta firmosim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Heqja e non gratës së Berishës, zbardhen mesazhet në WhatsApp të grupit të PD (FOTO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hapet perdja e Kupës së Botës, nis në Meksikë beteja për trofeun më të madh të futbollit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë është “waiver”-i që përmendi DASH për Berishën? Raporti amerikan shuan dilemat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • EMRI/ Kush është finalisti i dytë i Ferma Vip 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokalari nxjerr blof Berishën, zbulon arsyen pse kreu i PD do të vizitojë SHBA-në: Mos mashtro, mbetesh “Non Grata”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas Berishës, edhe Meta infiltron nga burgu sekretaren në protestë, ‘drithërohet’ Rama

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • PD: Berishës iu hoq non grata nga SHBA! Ambasada amerikane nuk komenton: Pyesni DASH!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!