AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Dashnor Sula rrëfen komunikimin me Ramën: Më shkruan në 1-2 të natës

by Alb Times
10/09/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Dashnor Sula rrëfen komunikimin me Ramën: Më shkruan në 1-2 të natës
7
SHARES
339
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeinspektori i Shtetit, Dashnor Sula, foli në Top Channel për sigurinë ushqimore, kontrollet ndaj karburanteve, problematikat me inspektorët dhe komunikimet me kryeministrin Edi Rama.

Duke u ndalur te mishi i importuar, Sula tha se është konstatuar një fenomen ku mishi nga vendet e Amerikës Latine kalonte drejt Kosovës dhe më pas rikthehej në Shqipëri.

“Mishi që vjen nga vendet e Amerikës Latine në Shqipëri e ka taksën 15%, ndërsa Kosova e ka pasur 0. Shkonte në drejtim të Kosovës dhe kthehej si mish nga Kosova, ndërkohë që shitej në tregun shqiptar”, tha Sula.

Ai deklaroi se për këtë çështje janë shtuar kontrollet në pikat doganore dhe janë larguar inspektorë që, sipas tij, bashkëpunonin apo kishin marrëdhënie me subjekte të caktuara. Sula bëri të ditur gjithashtu se më 3 shtator është ndaluar mish i ardhur nga Brazili për shkak të riskut.

Kryeinspektori foli edhe për misrin me aflatoksinë, duke deklaruar se janë larguar nëntë inspektorë pas rasteve të konstatuara në pikën doganore të Hanit të Hotit.

Për karburantet, Sula tha se qëllimi i inspektimeve nuk është ndëshkimi i biznesit për shkelje të vogla, por se masat duhet të jenë të menjëhershme kur preket interesi publik.

“Menjëherë reagohet: bllokimi i pikës së karburantit, marrja e mostrave, pezullimi i aktivitetit, deri në heqjen e licencës”, deklaroi ai.

Sula pranoi gjithashtu se integriteti i trupës së inspektimit nuk është në nivelin e duhur, duke thënë se ka inspektorë që favorizojnë subjekte të caktuara. Ai njoftoi se deri në mars 2027 synohet dixhitalizimi i sistemit, ku subjektet do të përzgjidhen për kontroll sipas nivelit të riskut.

Në studio, Sula foli edhe për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se në gjashtë muaj në detyrë ka pasur “zero ndërhyrje” prej tij për favorizimin e ndonjë subjekti. Ai tha se komunikimi mes tyre është thuajse i përditshëm dhe se Rama i përcjell edhe gjatë natës problematikat që merr nga qytetarët. Fati im si kryeinspektor është që kam një mbështetje të jashtëzakonshme nga Kryeministri Edi Rama.

Dashnor Sula: Dihet si funksionojnë gjërat në Shqipëri, presione etj. Para 1 jave kemi pasur një takim me Kryeministrin e Shqipërisë dhe ai ka qenë konkret. I jam drejtuar drejtpërdrejt: 6 muaj në detyrë e kam pasur 0 ndërhyrjen nga Kryeministri i Shqipërisë për të favorizuar ndonjë subjekt, 0. Të njëjtën gjë e kam bërë me kryeinspektorët rajonalë poshtë.

Pra, ky është standardi që duhet të vendoset, se në momentin që fillon ndërhyn Kryeministri te Inspektori i Përgjithshëm, Inspektori i Përgjithshëm ndërhyn te kryeinspektori qendror, kryeinspektori qendror te kryeinspektorët rajonalë, kryeinspektorët rajonalë tek inspektorët, u prish sistemi, u shkatërrua.

Sidorela Gjoni: Më përpara mendonit që Rama kontrollonte çdo gjë?

Dashnor Sula: Jo, nuk e thashë atë, nuk e them dhe nuk e di.

Sidorela Gjoni: Më përpara, më përpara.

Dashnor Sula: Nuk e di absolutisht dhe kam bindjen. Pse? Pse nuk e bën me mua?

Sidorela Gjoni: Të habit kjo gjë?

Dashnor Sula: Jo, nuk më habit. Ka qenë një ndër arsyet pse unë pranova sfidën që më drejtoi Kryeministri i Shqipërisë, që lashë kostumin e politikanit dhe vesha kostumin e nëpunësit të shtetit. Ia kam bërë të qartë Kryeministrit që unë me bashkëpunëtorët e mi do të duhet të punoj ashtu siç duhet, në respektim të ligjit dhe të jem korrekt, do të duhet të kem pavarësinë sipas ligjit. Dhe po ju them që kam komunikim thuajse të përditshëm dhe nuk është se jam nga ata që të bëj me dije mesazhet e Kryeministrit, por mbështetjen që më ka dhënë. Po ju them edhe rastet që Kryeministrit të Shqipërisë i ankohen, normalisht se ka informacion për të gjitha gjërat. Ai menjëherë, nuk kalon gjysmë ore, një orë, reagon dhe pret përgjigje si është zgjidhur problemi dhe kjo është shumë pozitive.

Sidorela Gjoni: Është investuar, do të thuash?

Dashnor Sula: Totalisht, po të them pra. E beson që nuk është turp me ta thënë që më është bërë telefoni duke e mbajtur te veshi. Ai në 12 të natës, 1 të natës, të shkruan për problemet që i çojnë qytetarët dhe unë e vlerësoj maksimalisht. Edhe unë reagimin ndaj qytetarëve e kam të menjëhershëm dhe i japim një zgjidhje çdo problematike që ka qytetari. Pra, është shumë e rëndësishme transparenca.

Sidorela Gjoni: Ke nostalgji për kohën si politikan, si deputet?

Dashnor Sula: Tani, 20 vite në politikë, isha 2005-2025 dhe nuk pretendoj që unë kam bërë “uau” në politikë, por mendoj që kam vendosur 2 tulla, duke filluar nga personaliteti im, integriteti im. Nuk është për t’u mburrur, por unë jam nga politikanët që nuk është përfolur 20 vite për afera korruptive, po 0. Dhe këtë ia kam thënë edhe Kryeministrit të Shqipërisë, po ua deklaroj të gjithë qytetarëve shqiptarë: nëse një i afërm i imi, nëse një person i imi, kushdo qoftë, abuzon, jo të ma provojë, i kam thënë Kryeministrit, por të dyshohet ndaj meje apo bashkëpunëtorëve të mi të afërt, jo iki, por hedh çelësat e largohem. Ky është standardi që duhet të vendosim, ndryshe ne nuk rrisim besimin te qytetarët.

SendShare3Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.