AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Deklarata e grave deputete të PS pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

by Alb Times
09/09/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Deklarata e grave deputete të PS pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë
6
SHARES
306
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gratë deputete të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste kanë reaguar me një deklaratë pas ngjarjeve të fundit ku deputetet Iris Luarasi dhe Ilva Gjuzi u përballën me sulme verbale dhe agresion fizik nga protestuesit e një dite më parë.

Në deklaratë thuhet se këto akte nuk janë incidente të izoluara, por pjesë e një klime të përsëritur linçimi publik dhe intimidimi, që po kalon nga gjuha e urrejtjes te kontakti fizik.

“Sot u ndodh atyre, nesër mund t’i ndodhë çdo deputeti, gazetari, punonjësi publik apo qytetari që refuzon t’i nënshtrohet presionit të turmës,” theksohet në reagim.

Deputetet e PS nënvizojnë se para se të jenë përfaqësuese të Kuvendit, janë qytetare me të drejtën për të lëvizur të sigurt dhe për të mos u fyer apo kërcënuar.

“E drejta për të protestuar është e patjetërsueshme, por protesta nuk është licencë për dhunë,” thuhet në deklaratë, duke shtuar se dhuna duhet trajtuar njësoj nga institucionet, pa relativizime.

Ato kërkojnë që policia të identifikojë personat e përfshirë dhe të publikojë pamjet, drejtësia të hetojë, të rishikohen protokollet e sigurisë në Kuvend, organizatorët e protestave të distancohen qartë nga çdo akt dhune, forcat politike e mediat mos ta justifikojnë dhunën kurse organizatat të reagojnë menjëherë.

Gjithashtu brenda 72 orëve policia duhet të informojë Kuvendin për masat dhe planin e sigurisë, ndërsa brenda 10 ditëve të paraqitet raporti i plotë

Deklaratë e Grave deputete të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste:

Gratë deputete të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dënojnë me forcën më të madhe sulmet verbale, kërcënimet, fyerjet dhe aktet e agresionit fizik të ushtruara nga një pjesë e dhunshme e protestuesve ndaj deputetëve gjatë dhe për shkak të ushtrimit të detyrës së tyre.

Ngjarjet e fundit ndaj deputeteve Iris Luarasi dhe Ilva Gjuzi nuk janë incidente të izoluara. Ato janë pjesë e një klime të përsëritur dhe të zgjatur linçimi publik, intimidimi dhe agresioni, që po kalon nga gjuha e urrejtjes te kontakti fizik. Sot u ndodh atyre. Nesër mund t’i ndodhë çdo deputeti, gazetari, punonjësi publik apo qytetari që refuzon t’i nënshtrohet presionit të turmës.

Para se të jemi deputetë, jemi qytetarë. Kemi të njëjtën të drejtë si çdo qytetar tjetër për të lëvizur të sigurt, për të ushtruar detyrën dhe për të mos u fyer, kërcënuar, ndjekur apo sulmuar. Këto akte nuk po ndodhin vetëm pranë Kuvendit, por edhe në hapësira të tjera publike dhe private.

Nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë respektimin e të drejtave themelore që Kushtetuta dhe ligji ia garantojnë çdo qytetari.

E drejta për të protestuar është e patjetërsueshme. Kritika politike, kundërshtimi dhe zemërimi qytetar janë pjesë e demokracisë. Por protesta nuk është licencë për të fyer, kërcënuar, ndjekur apo goditur. Telefoni i ngritur për të filmuar nuk e shndërron agresionin në aktivizëm. Turma nuk e bën dhunën të ligjshme.

Refuzojmë çdo përpjekje për relativizim. Nuk ka “por” pas një sulmi. Nuk ka rëndësi nëse agresori është burrë apo grua, nëse mban një pankartë apo një celular, nëse sulmon një deputet të mazhorancës apo të opozitës.

Dhuna është dhunë dhe duhet trajtuar njësoj nga institucionet.

Kur një deputet sulmohet gjatë ushtrimit të detyrës ose për shkak të saj, nuk cenohet vetëm individi. Cenohet funksionimi i lirë i mandatit përfaqësues, siguria e Kuvendit dhe vetë rendi demokratik. Asnjë deputet nuk duhet të hyjë në Kuvend nën një korridor fyerjesh dhe agresioni, duke pyetur veten nëse goditja e radhës do të jetë vetëm verbale apo edhe fizike.

Për këtë arsye, kërkojmë:

* Nga Policia e Shtetit: identifikimin e menjëhershëm të personave të përfshirë, administrimin e plotë të pamjeve dhe referimin pa vonesë të çdo veprimi të paligjshëm.

* Nga organet e drejtësisë: hetim të shpejtë, të paanshëm dhe individualizim të përgjegjësisë për çdo person të përfshirë.

* Nga strukturat përgjegjëse për sigurinë e Kuvendit: rishikim urgjent të protokolleve për mbrojtjen e deputetëve gjatë hyrjes, daljes dhe ushtrimit të detyrës.

* Nga drejtuesit dhe organizatorët e protestave: distancim të qartë dhe publik nga çdo akt dhune, intimidimi dhe linçimi.

* Nga të gjitha forcat politike dhe mediat: të mos justifikojnë dhunën sipas përkatësisë politike të viktimës ose agresorit.

* I bëjmë thirrje shoqërisë civile, organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe veçanërisht atyre që punojnë për të drejtat e grave, të reagojnë pa standarde të dyfishta ndaj dhunës verbale, linçimit publik dhe intimidimit të grave deputete duke ruajtuar standartin demokratik. Mbrojtja e grave nuk mund të varet nga funksioni, bindjet apo përkatësia e tyre politike. Heshtja përballë dhunës, vetëm sepse viktima është grua në politikë, e normalizon dhe e inkurajon atë. Të drejtat e grave ose mbrohen për çdo grua, ose shndërrohen në një slogan selektiv.

Kërkojmë që brenda 72 orëve Policia e Shtetit dhe strukturat përgjegjëse të informojnë zyrtarisht Kuvendin për masat e marra dhe planin e sigurisë. Brenda 10 ditëve, kërkojmë një raport të plotë mbi identifikimin e përgjegjësve, ecurinë e referimeve dhe masat parandaluese.

Nuk do të pranojmë që heshtja institucionale ta ushqejë pandëshkueshmërinë. Nuk do të lejojmë që dhuna të normalizohet si “folklor proteste” dhe as që poshtërimi publik të shitet si pjesëmarrje qytetare.

Demokracia mbrohet me fjalë, argumente dhe votë. Aty ku fillon dhuna, mbaron protesta. Dhe aty duhet të fillojë përgjegjësia.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

28/11/2026

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

28/11/2026

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

28/11/2026

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

28/11/2026

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

28/11/2026

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

28/11/2026

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

28/11/2026

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

28/11/2026

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

28/11/2026

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

28/11/2026

Sulmi me molotov ndaj Teatrit të Kukullave, Blendi Gonxhja: Dhuna ndaj institucioneve që u përkasin të gjithëve meriton dënim

28/11/2026

Albana Koçiu: Protesta e dhunshme nuk përfaqëson shqiptarët, kjo është fytyra e vërtetë e politikës së rrugës pa rrugëdalje

28/11/2026

Kreshnik Spahiu: 10 mijë protestues nuk mund t’u imponohen shqiptarëve me forcë, protesta ishte partiake dhe jo qytetare

28/11/2026

“Të digjet i gjallë ndonjë polic”, zbardhen mesazhet tronditëse në grupin e organizatorëve të protestës pas sulmit me molotov ndaj efektivit

28/11/2026

Dhunë në Ditën e Pavarësisë! Çfarë ndodhi në tetë orë përballje në rrugët e Tiranës, institucionet sulmohen me gurë e molotovë, të lënduar, tym dhe flakë

28/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë
  • Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.