AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

by Alb Times
08/09/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

Screenshot

6
SHARES
310
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Spiropali zbulon edhe një herë formulën e re të moralit politik: historia gjykohet sipas asaj se kush e tregon.

Për Ratko Mladiçin ka të drejtë të flasë me tone të forta për drejtësinë, ndërsa për çështjen në Hagë na kujton se “ende nuk është shqiptuar vendimi i parë”.

Pra, kur bëhet fjalë për kundërshtarin, aktgjykimi është moral dhe politik që në ditën e parë. Kur bëhet fjalë për të tjerët, duhet të presim drejtësinë.

Dhe pastaj vjen pjesa më interesante: ligjërata për “autoritetin moral” të Serbisë, e shoqëruar me një moralizim që duket sikur drejtësia ndërkombëtare është bërë rubrikë politike, ku secili zgjedh sipas interesit se kur është koha për të dënuar dhe kur për të pritur.

Në fund, një pyetje e thjeshtë: a vlen i njëjti standard për të gjithë, apo drejtësia ndryshon sipas flamurit dhe personazhit që po komentojmë?

“Serbia zyrtare nuk ka autoritet moral, as juridik, të na japë leksione për drejtësinë. Nuk mund ta kthesh një të dënuar për gjenocid në shenjtor kombëtar dhe, në të njëjtën frymë, të kërkosh dënimin e njerëzve ndaj të cilëve ende nuk është shqiptuar vendimi i parë”, shprehet ajo.
“Dje Beogradi u shndërrua në vend pelegrinazhi për të nderuar një turp dhe krim me përmasa rrëqethëse.
Mijëra njerëz, ministra, ushtarakë dhe klerikë u mblodhën për ta përcjellë si hero kriminelin Ratko Mladiç. Trupi iu soll me aeroplan qeveritar, arkivoli iu mbulua me flamuj, nderimet ushtarake iu kushtuan një të dënuari me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Mladiçi nuk ishte viktimë e asnjë padrejtësie. Ishte organizatori i gjenocidit në Srebrenicë dhe i rrethimit të Sarajevës. Ai u fsheh për gjashtëmbëdhjetë vjet nga drejtësia. Serbia “e gjeti” vetëm pasi nuk mundi ta fshihte më, ndërsa sot po e varros si të ishte ajo viktima dhe jo mijëra njerëzit që mbetën në varre pa emër, për shkak të saj.
Pas tetë ditësh, në Hagë do të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ata nuk u fshehën nga drejtësia, nuk u arrestuan pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh arrati dhe nuk po gjykohen për gjenocid.
Serbia zyrtare nuk ka autoritet moral, as juridik, të na japë leksione për drejtësinë. Nuk mund ta kthesh një të dënuar për gjenocid në shenjtor kombëtar dhe, në të njëjtën frymë, të kërkosh dënimin e njerëzve ndaj të cilëve ende nuk është shqiptuar vendimi i parë.
Një shoqëri nuk gjykohet vetëm nga kriminelët që ka prodhuar. Gjykimi i saj i vërtetë fillon kur faktet janë provuar dhe ajo duhet të vendosë nëse do vajtojë viktimat apo do adhurojë vrasësit.
Serbia dje e bëri zgjedhjen e saj. Ajo nuk varrosi vetëm Ratko Mladiçin. Varrosi edhe turpin e vet duke nderuar krimet”, shprehet ajo.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.