AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

by SHT Media
20/03/2026
in Politikë
6
0
Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…
6
SHARES
307
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Ergys Mërtiri, në një intervistë për News 24, komentoi zhvillimet që mund të vijnë nga Asambleja e PS-së që pritet të mbahet ditën e nesërme, rritjen e çmimit të naftës si dhe situatën brenda Partisë Demokratike.

Analisti theksoi se Rama po e mbledh Asamblenë për hallin e tij, që sipas të cilit, ka të bëjë me Belinda Ballukun. I pyetur nëse mund të ketë ndryshime në Asamble, ai theksoi se edhe mundet, duke shtuar se kryeministri mund të zgjerojë fuqinë e Ballukut për t’u mbrojtur nga hetimet, sepse sipas tij duke mbrojtur Ballukun, mbron veten.

“Nesër asambleja nuk mblidhet për asgjë tjetër, përveçse hallit që ka Rama. Halli i vetëm që ka Rama tashmë është Balluku. Dhe ndryshimet në qeveri ishin për hallin Balluku, ishin shtimi i njerëzve të Ballukut në qeveri. Pse jo edhe në asamble ndoshta, nëse do të ketë ndryshime, do të bëhet për të shtuar njerëzit e Ballukut në parti. Pra deri tani Balluku ka qenë njeriu më dominant në parti pas Ramës, dhe tashmë që Balluku kërcënohet me burg, Rama i dha më shumë akses në qeveri, duke qënë se nuk është më zv kryeministri dhe tani besoj se mund t’i japë më shumë akses në parti.

Sepse partia nga ana tjetër nga një prishje të kohezionit për shkak të arrestimit ë Veliajt, pra shumë njerëz janë të shqetësuar në parti. Nga ana tjetër, do të përpiqet që t’ia vendosë të gjithë instrumentët politikë që ai ka në dorë të Ballukut për t’u mbrojtur. Pra i ka vendosur qeverinë, tani ndoshta do t’i vendosë edhe partinë. Pra do t’i zgjerojë fuqinë Ballukut për t’u mbrojtur nga hetimet. Nuk besoj se Spiropali do të përjashtohet. Përjashtimi i saj do të sillte reaksion më të madh dhe Ramës nuk i intereson kjo”, tha Mërtiri.

Mërtiri komentoi edhe situatën me çmimin e naftës që ka pësuar rritje pas konfliktit që shpërtheu në Lindjen e Mesme, duke shtuar se kryeministri Rama ua faturon krizat qytetarëve dhe të njëjtën gjë po bën edhe këtë herë me naftën.

“Rama të gjithë krizat ia faturon qytetarëve. Krijon grupe pune, dhe krizën e menaxhon me oligarkët e vet për të zbutur momentalisht dhe në fund fare fuqizuar oliogarkët. Këto ditë ka pasur një urdhër për ta mbajtur në mënyrë të caktuar çmimin në mënyrë fiktive. Këtë gjë e ka bërë edhe më parë, ka një paradoks të tmerrshëm që vetëm kryeministri Rama mund ta bëjë. Në botë çdo qeveri ul taksat dhe vendos kushte që çmimi të mos shkojë në mënyrë të tillë që të mos ketë problem konsumatori. Këtu paguan gjithkush përveç qeverisë.”, shtoi ai.

Duke u ndalur te situata në PD, analisti theksoi se problemi brenda partisë qëndron te Sali Berisha, pasi ai po bën çdo gjë për të mbajtur postin. I pyetur për kandidimin e Ervin Salianjit përballë Berishës për kreun e ri të partisë, ai tha se nëse e përjashtojnë ish deputetin, demokratët i hapin një problem të madh vetes, pasi ai mund të krijojë një parti të re në opozitë.

“Zoti Berisha është në luftë prej kohësh me logjikën, e cila thotë se Berisha duhet të ikë. Duke qenë në rivalitet me arsyen, kjo e bën vulnerabël dhe të brishtë ndaj çdo gjëje. Berisha është aq i brishtë saqë gjithçka mund ta kërcënojë. Këta janë në luftë me një frymë të re brenda PD dhe opozitës, e djathta opozitare antiberishiste. Nëse përjashtohet Salianji, do jetë një bela akoma më e madhe brenda, sepse do krijohet një parti tjetër.

Mund të bashkohen partitë e tjera opozitare. Salianji nuk e pohon këtë, por thotë do luftojë deri në fund nga sa ka thënë. Por do ishte logjike që në kushtet kur i mbyllin të gjitha dyert, besoj se do ndjekë rrugën e vet. Besoj se do të jetë i determinuar ta bëjë këtë.”, u shpreh ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re
  • Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.