• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Zbulohet agjenti ‘Merimangë’! Kush është DJ që tronditi Rusinë me sulmin 7 mld dollarësh

03/06/2025
in Botë
Zbulohet agjenti ‘Merimangë’! Kush është DJ që tronditi Rusinë me sulmin 7 mld dollarësh

Operacioni “Rrjeti i Merimangës” i Ukrainës, i realizuar më 1 qershor 2025, është një nga sulmet më të guximshme dhe të sofistikuara të kryera deri tani në kuadër të luftës me Rusinë.

Operacioni i ukrainasve ka shkatërruar 41 avionë strategjikë rusë, duke përfshirë bombarduesit e fuqishëm me kapacitete bërthamore, dhe ka shkaktuar dëme të vlerësuara deri në 7 miliardë dollarë për Kremlinin.

Operacioni u realizua nga Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) dhe përfshiu përdorimin e 117 dronëve të llojit kamikaz FPV (First-Person Vieë), të cilët ishin fshehur dhe transportuar në kamionë të zakonshëm. Dronët u lëshuan nga kontejnerë të padukshëm pranë pesë bazave ajrore ruse: Belaya, Dyagilevo, Ivanovo Severny, Olenya dhe Ukrainka – disa prej të cilave ndodhen mijëra kilometra larg kufirit ukrainas, madje edhe në Siberi.

Sulmi ka pasur një shtrirje gjeografike të jashtëzakonshme, duke përfshirë pesë zona kohore të ndryshme. Sipas disa burimeve, operacioni është udhëhequr nga Artem Timofeev, një ish-DJ dhe sipërmarrës ukrainas, i cili dyshohet se ka përdorur kamionët për të transportuar dronët të fshehur si shtëpi prefabrikate.

Grupi i tij ka operuar në mënyrë të fshehtë, duke përdorur kontejnerë të padukshëm pranë bazave ajrore ruse për të lëshuar sulmet me dronë.

Ky sulm ka shkaktuar një tronditje të madhe në Moskë, duke u krahasuar me një “Pearl Harbor” të dytë për Rusinë. Në përgjigje, Rusia ka dislokuar në Detin e Zi nëndetëse bërthamore dhe ka intensifikuar mbrojtjen ajrore. Megjithatë, sulmi ka treguar dobësi të thella në mbrojtjen e thellë të territorit rus dhe ka theksuar aftësinë e Ukrainës për të realizuar operacione të sofistikuara në thellësi të territorit armik.

Sulmi ka pasur një ndikim të madh në moralin e forcave ruse dhe ka rritur mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën, teksa ndodhi në një moment të ndjeshëm, vetëm disa ditë para se Rusia të paraqiste kërkesat e saj në bisedimet e paqes në Stamboll.

HISTORIA E DJ

Sipas raportimeve të Daily Mail, shoferët e dyshuar që transportuan kontejnerët, dhe që më pas u gjurmuan nga blogerë, kishin treguar histori të ngjashme, pasi të gjithë thanë se morën udhëzime nga një person me emrin “Artem”.

Ata mendonin se po transportonin shtëpi prej kornizash druri, por në të vërtetë kishin lëvizur dronë kamikazë drejt pozicioneve të sulmit.

“Artemi tani kërkohet në lidhje me një akt terrorist në rajonin e Irkutskut. Katër kamionë ishin të regjistruar në emrin e tij, dhe një prej tyre ishte burimi i dronëve që u përdorën [në një sulm mbi një bazë ajrore të Putinit]”, tha një bloger pro-rus.

Sakaq, bashkëshortja e Artemit, 34-vjeçarja Ekaterina Timofeeva, dyshohet gjithashtu se e ka ndihmuar atë.

Sipas mediave pro-Kremlinit, Ekaterina e përshkruan veten si një “magjistare” dhe është autore e romaneve erotike të kategorisë së dytë.

Një apartament në qytetin Çeliabinsk është lidhur nga blogerët me çiftin, dhe aty pretendohet se Artemi është parë vetëm një javë më parë. Burime ruse thonë se Artemi ishte zhvendosur në Çeliabinsk disa vite më parë dhe kishte punuar si biznesmen.

Në dhjetor ai dyshohet se ka themeluar një kompani transporti dhe menaxhonte disa kamionë, mbulim perfekt ky për të bërë shoferët të lëviznin kontejnerët në pozicionet e dëshiruara.

Një shofer i identifikuar si Andrei M thuhet se i ka treguar hetuesve rusë se iu dha urdhër të parkonte në një kafene pranë bazës Belaya. Sapo ndaloi, çatia e kamionit të tij u hap dhe dronët nisën të fluturonin. Kontenierët e zakonshëm të ngarkesave, të parkuar në hapësira rrugore apo buzë rrugëve, nuk kishin tërhequr asnjë vëmendje.

Megjithatë, besohet se Artemi tani është jashtë vendit, duke qenë se edhe Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se të gjithë ata që morën pjesë në operacionin “Rrjeti i Merimangës” janë nxjerrë me sukses nga territori rus.

Zelensky tha se shoferët u larguan nga automjetet e tyre dhe autoritetet ruse ende nuk kanë njoftuar nëse kanë bërë ndonjë arrestim.

Më të lexuarat

  • Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si Trump e shndërroi NATO-n në një Bankomat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prokurori italian ngre alarmin për drogën vdekjeprurëse: Po bëhet “ari” i ri i krimit të organizuar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Më gënjyen Elisa me Bushatin’, neomalësorja tentativa për t’u rikthyer në PS pas zbehjes së protestës, 12 deputetët që i premtuan nuk u larguan nga PS-ja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetarët e Fanes në krye të protestës për të drejtat e tyre apo që pronari të mos paguajë 6.4 milionë euro taksa?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk ndalen skandalet për Sánchez, numri i të pandehurve në PS-në spanjolle ia kalon deputetëve në Kongres!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Na hodhën bombën mbi shtëpi, dyert u mbushën me plumba”, Bardhi: Një vajzë e re në jetën time

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bëri fushatë duke nxjerrë b*thën jashtë, pse Alfred Lela nuk u zgjodh në Kryesinë e PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!