• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Zbulimi i ‘shtëpisë së barit’ në Fier, merren në hetim pronari dhe specialisti i OSHEE

29/05/2025
in Kronikë
Zbulimi i ‘shtëpisë së barit’ në Fier, merren në hetim pronari dhe specialisti i OSHEE

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet ndaj Isa Gashit pronarit të banesës në fshatin Vadhizë të cilën e kishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave. Një hetim është nisur edhe ndaj specialistit teknik të OSHEE, Ramis Malaj.

Shtëpia e barit u zbulua pas kontrolleve në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, në mjetin e pronarit të banesës, ku u konstatua një sasi lënde bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Më pas policia gjyqësore ushtroi kontroll edhe në banesën e tij në Vadhizë, gjatë së cilit është konstatuar përshtatja e ambienteve të shtëpisë në një shtëpi bari, ku njëkohësisht banonte edhe familja.

Gjatë këqyrjes së banesës janë gjetur bimë narkotike të kultivuara për të cilat ishte vendosur sistem ngrohje, aspirimi dhe ventilimi, fidanë të bimëve narkotike, një sasi lënde narkotike, si edhe fara të dyshuara të bimëve narkotike.

Gjithashtu, është konstatuar lidhja e paligjshme e energjisë elektrike duke u ndërhyrë për të siguruar që të mos matej energjia që përdorej për rritjen e bimëve.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria pranë Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier nis hetimet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” të parashikuara nga nenet 283/1, 284/1 dhe 137/1 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit I.G. dhe “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit R.M.

Ky procedim ka filluar mbi bazën e njoftimit të marrë në datë 25.05.2025, lidhur me ndalimin e shtetasit P.G. në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, është konstatuar një sasi lënde bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit cannabis sativa. Nga policia gjyqësore është ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, e ndodhur në fshatin Vadhizë, Bashkia Fier, gjatë së cilit është konstatuar përshtatja e ambienteve të shtëpisë në një shtëpi bari, ku njëkohësisht banonte edhe familja.

Gjatë këqyrjes së banesës janë gjetur bimë narkotike të kultivuara për të cilat ishte vendosur sistem ngrohje, aspirimi dhe ventilimi, fidanë të bimëve narkotike, një sasi lënde narkotike, si edhe fara të dyshuara të bimëve narkotike. Gjithashtu, është konstatuar lidhja e paligjshme e energjisë elektrike duke u ndërhyrë për të siguruar që të mos matej energjia që përdorej për rritjen e bimëve.

Policia gjyqësore ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit I.G. dhe të specialistit teknik të terrenit të OSHEE-së që mbulon zonën, R.M.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që kryejnë vepra penale në fushën e narkotikëve, si dhe që gjatë ushtrimit të detyrës kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin.

Më të lexuarat

  • Sulme masive amerikane ndaj Iranit, goditen mbi 80 objektiva ushtarake

    Sulme masive amerikane ndaj Iranit, goditen mbi 80 objektiva ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Trump-Erdoğan te pakti 50 mln USD: Çfarë solli dita e parë e Samitit të NATO-s në Ankara?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Reduktim numrash në protestën te kryeministria, Balla: Ju thashë që po latë Saliun, Shehajn e Lapajt, do përfundoni si dasmë lagjeje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Motra e Mateos emocionon live në emision Brikenën, ja çfarë ndodhi mes kunatave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sara Mila: Pas kësaj proteste PD nuk do të ekzistojë më, Rama s’ka asnjë arsye për dorëheqje!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTOLAJM/ Hoxhallarët në shesh për të “bekuar” protestën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidencialet e vitit 2027

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edhe PD mërzitet me protestën, nis pushimet, revolucioni braktiset edhe nga influenceret, u rikthehen kremrave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ Xhafaj shuplaka KLP-së: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë, po bëni qokë për të marrë familjarët e prokurorëve dhe gjyqtarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet konflikti i interesit i gjyqtares Flora Hajredinaj me çështjen kundër Veliajt, e motra është në gjyq me kryetarin e Bashkisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!