• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Zbatimi i recetës mjekësore të unifikuar, Rama: Hap përpara në shërbimin shëndetësor

06/08/2025
in Politikë
Zbatimi i recetës mjekësore të unifikuar, Rama: Hap përpara në shërbimin shëndetësor

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se, prej datës 1 gusht, receta mjekësore në formatin unik ka nisur të zbatohet në të gjithë vendin, duke e cilësuar këtë një tjetër hap përpara në përmirësimin e shërbimit shëndetësor.

“Me zërin e farmacistëve që çdo ditë janë në shërbim të qytetarëve, vjen dëshmia për më shumë siguri për pacientët, më pak burokraci për mjekët dhe farmacistët, dhe një ndjekje më të saktë të trajtimit”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

Farmacistët nga ana e tyre e kanë përshëndetur këtë ndryshim, duke e vlerësuar si një lehtësim real në punën e përditshme.

“Receta e re përmban të gjithë elementët që ne i kemi kërkuar për të qenë të saktë deri në ekzekutimin e plotë të saj”, shprehen ata.

Sipas farmacistëve, formati i unifikuar ndihmon veçanërisht brezin e ri të profesionistëve në përcaktimin e saktë të emrit të barnave dhe dozave përkatëse, duke reduktuar ndjeshëm mundësinë për gabime.

“Receta e re është një investim modest në komunikimin ndërmjet mjekut dhe farmacistit, por me ndikim të madh në sigurinë dhe efikasitetin e shërbimit ndaj pacientëve”, u theksua më tej.

Risia tjetër e këtij sistemi është se për pacientët kronikë, receta mund të vlejë deri në gjashtë muaj, duke shmangur rikthimin e shpeshtë te mjeku për tërheqjen e të njëjtit trajtim. Gjithashtu, medikamentet do të shkruhen sipas përbërësit aktiv, duke ulur rrezikun e konfuzionit për shkak të produkteve të ndryshme tregtare.

Farmacistët kanë bërë apel që të gjitha institucionet që kanë të drejtë të lëshojnë receta, ta aplikojnë këtë format të ri sipas udhëzimeve, për të garantuar sigurinë maksimale të pacientit dhe funksionimin korrekt të sistemit shëndetësor.

Më të lexuarat

  • Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentat: Si u mor peng PD, roli i televizionit të Shkëlzenit dhe ‘trashëgimia’ te Argita! 3 njerëzit kyç në parti

    Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentat: Si u mor peng PD, roli i televizionit të Shkëlzenit dhe ‘trashëgimia’ te Argita! 3 njerëzit kyç në parti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Makthi i “njëkohësisë”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 5 kapituj në tryezë, çfarë pritet në Konferencën e 26 majit BE-Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosje e re korrupsioni për Jamarbër Malltezin: A ka përfituar para në këmbim të VKM-ve të Berishës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Autoriteti Kombëtar Kibernetik paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet false që imitojnë e-Albania, synojnë vjedhjen e të dhënave personale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • BE jep “dritën jeshile” për konferencën e radhës me Shqipërinë, takimi më 26 maj!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Qendrat në Shqipëri po pastrojnë Italinë nga kriminelët”, deklarata që po trondit Romën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aeroporti i Vlorës, Pacolli ‘ultimatum’ Ramës: Ke afat deri më 28 maj, ndryshe…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja/ Qendra luksoze ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar, detoksifikim dhe shkrirje yndyre me paratë e korrupsionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I akuzuar si vrasës me pagesë, Sabah Nuzi mbyllet në regjimin “41biss”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!