AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë

by SHT Media
09/03/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Barush Bregu, alias Bajram Bregu, dyshohet të jetë personi i shpallur në kërkim pas të shtënave me armë zjarri të raportuara më herët në Shkodër. Ngjarja u regjistrua mesditën e sotme në lagjen Kiras, teksa policia po zhvillonte një operacion për kapjen e një personi të cilësuar me rrezikshmëri të lartë.

Policia ka bërë thirrje për ndalimin e automjetit, por urdhri nuk u zbatua dhe i është vënë në ndjekje. Në ndjekje e sipër, pasagjeri ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe ka arritur të arratiset. Dhjetra forca policie kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën, ndërsa vijon operacioni duke blinduar territorin me efektivë dhe masa të rrepta sigurie.

Bregu, i njohur si krahu i djathtë i familjes Lici, rezulton i shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka siguruar armët, mjetet dhe pajisjet e tjera për kryerjen e atentatit në Shkodër mëngjesin e 8 shtatorit 2025, ku humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen Vaso alias Brajoviç, si edhe kamarierja Meri Kaceri.

Por kush është Barush Bregu?

Bregu është një emër i njohur për policinë dhe autoritetet e drejtësisë. Në 2016, Bregu u dënua me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike kryer në bashkëpunim, si dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 2018, policia gjatë një operacioni në banesë i gjeti një automatik Kallashnikov. Në maj të 2019, Bregu u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim për disa akuza të rënda.

Krahu i djathtë i Licëve

Barush Bregu, alias Bajram Bregu, që njihet si “i forti” i Shkodrës, rezulton krahu i djathtë i Ibrahim Licit, autori i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali më 30 mars të vitit 2021. Bregu dyshohet edhe si personi që ka ndihmuar Ibrahim Licin në çdo lëvizje të tij.

Vitin e kaluar, gjatë ndjekjes nga policia e Shkodrës, Bregu arriti t’i shpëtojë ndërsa përplasi me mjetin e tij dy patrulla të policisë, duke i shpëtuar ndjekjes. Gjithashtu, një vit më parë, emri i Barushit u përmend edhe në atentatin ndaj Elis Rroshkodolit, i cili u qëllua me breshëri armësh teksa ishte duke pirë kafe në një lokal në zonën e Zdrales.

Në atentatin mafioz u zbulua edhe e shkuara kriminale e Rroshkodolit, ku përsëri në skenë doli emri i Barush Bregut. Bëhet fjalë për një plagosje të ndodhur në vitin 2010, kur Rroshkodoli ka plagosur me armë zjarri shtetasin Hysni Bregu, babai i të fortit të Shkodrës, Barush Bregu.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.