AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Zbardhen detaje të reja nga rrëmbimi i djalit të biznesmenit në Greqi! Si u kapën Ivan Greko dhe tre autorët e përfshirë?

by SHT Media
25/05/2025
in Kronikë
6
0
Zbardhen detaje të reja nga rrëmbimi i djalit të biznesmenit në Greqi! Si u kapën Ivan Greko dhe tre autorët e përfshirë?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë trondit Athinën mëngjesin e 6 majit, ku një 24-vjeçar, djali i një biznesmeni të njohur, u bë viktimë e një rrëmbimi.

Katër persona, mes tyre edhe Ivan Greko – një nga emrat më të njohur në skenën greke të muzikës trap (zhaner muzike) -janë arrestuar si pjesë e një grupi të organizuar që kishte për qëllim zhvatjen e një shume prej 50 mijë eurosh.

Sipas autoriteteve greke, tre nga autorët e sulmuan të riun pranë një garazhi në zonën e Hymettus ndërsa e plagosën në gjymtyrët e poshtme me një objekt të mprehtë.

Më pas nën kërcënimin e vdekjes viktima u fut në një makinë dhe u dërgua në Saronidë, në një udhëtim që autoritetet e përshkruajnë si “udhëtim torture”.

Gjatë rrugës, 24-vjeçari u dhunua sistematikisht me mjete të ndryshme – përfshirë thika dhe kaçavida – ndërsa rrëmbyesit i kërkuan pagesën në para të gatshme dhe dorëzimin e një motoçiklete BMW me vlerë të konsiderueshme 25000 euro.

Në Saronidë, grupit iu bashkua edhe një bashkëpunëtor i katërt, i cili mbërriti me motor dhe i armatosur, duke shtuar presionin dhe kërcënimet. Kulmi i dhunës ndodhi në një plazh të shkretë, ku autorët tentuan t’i prisnin gishtat viktimës me një prerës metalik, por nuk ia dolën për shkak të rezistencës së tij.

Pas pesë orësh në duart e rrëmbyesve, 24-vjeçari u detyrua të telefononte miqtë për të mbledhur shumën e kërkuar. Megjithatë, gjatë rrugës për në Glyfada, ai arriti të arratiset dhe të njoftojë një mik, çka çoi në një reagim të shpejtë të policisë.

Më 22 maj, autoritetet greke ndërmorën një operacion të gjerë në rajonin e Atikës, ku arrestuan të katër personat e përfshirë. Hetimet zbuluan se grupi kishte vepruar në mënyrë të organizuar dhe kishte përdorur metoda tipike të ashtuquajturit “rrëmbim tigri” – një teknikë kriminale që konsiston në presion psikologjik dhe dhunë fizike për të detyruar viktimën të bashkëpunojë, pa ngritur dyshime tek autoritetet.

Të arrestuarit ishin tashmë të njohur për policinë, ndërsa Ivan Greko rezulton të jetë përfshirë më parë në çështje që lidhen me kërcënime dhe shkelje të kodit penal ushtarak. Një tjetër anëtar i grupit, 33 vjeç, ka një të kaluar kriminale të rëndë – përfshirë një vrasje me paramendim në vitin 2014 dhe një arratisje nga burgu në vitin 2017.

Prokuroria ka ngritur ndaj tyre akuza për 11 vepra penale, përfshirë rrëmbim, krijim organizate kriminale, dhunë të rrezikshme, mbajtje të paligjshme armësh, falsifikim dhe kundërshtim ndaj forcave të rendit. Të pandehurit kanë kërkuar afat për të dhënë deklarimet e tyre para gjykatës.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time
  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.