AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Vuçiç: SHBA paraqiti një kërkesë “politike” dhe një të lidhur me energjinë për të nisur Dialogun Strategjik

by SHT Media
26/01/2026
in Botë
6
0
Vuçiç: SHBA paraqiti një kërkesë “politike” dhe një të lidhur me energjinë për të nisur Dialogun Strategjik
6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë të hënën se njëra kërkesë zyrtare për nisje të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara lidhet me energjinë, ndërsa tjetra është politike.

“Njëra kërkesë është e lidhur me energjinë, tjetra ka natyrë më politike”, ka thënë Vuçiq më 26 janar për televizionin Blic, me seli në Beograd.

Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi për kërkesat.

Presidenti serb i ka përmendur fillimisht kërkesat pesë ditë më parë, pas një takimi që ka zhvilluar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Sipas tij, Serbisë i janë bërë dy kërkesa zyrtare për ta nisur Dialogun Strategjik me SHBA-në.

Prej atëherë, as Beogradi dhe as Uashingtoni nuk janë deklaruar më tepër në këtë drejtim.

Presidenca dhe Qeveria e Serbisë, ashtu sikurse Departamenti amerikan i Shtetit, nuk u janë përgjigjur kërkesave të Radios Evropa e Lirë për të kuptuar më shumë.

Dialogu Strategjik, të cilin Shtetet e Bashkuara e zhvillojnë me disa shtete në botë synon thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mbulon një mori fushash – nga ekonomia deri te siguria dhe politika e jashtme.

Uashingtoni e konsideron luftimin e ndikimit kinez dhe rus, si njërin prej interesave kryesore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Vuçiq ka thënë se kërkesat nuk janë diskutuar në një takim të jashtëzakonshëm të Qeverisë Serbe më 25 janar. Sipas tij, për kërkesat do të diskutohet në ditët në vijim.

Ulja e varësisë së Ballkanit nga energjia ruse ka qenë njëra prej synimeve të përmendura edhe në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së, të miratuar në dhjetor të vitit të kaluar.

Në të njëjtën ligj përmendet që duhet zvogëluar edhe ndikimi kinez.

Shtetet e Bashkuara e shohin me shumë rëndësi edhe përparimin në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Aty përmendet që SHBA-ja do ta përkrahë procesin drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, të bazuar në njohjen reciproke.

Sa i përket Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë, për të fillimisht është folur në gusht të vitit 2025, mirëpo ai nuk ka nisur ende.

Dialogu Strategjik ishte planifikuar të niste edhe mes Kosovës dhe SHBA-së, mirëpo autoritetet amerikane e pezulluan atë në shtator të vitit të kaluar për një kohë të pacaktuar, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë.

Dialogu ishte planifikuar për t’i forcuar lidhjet ekonomike dhe diplomatike.

Vuçiq: Aksionet ruse në NIS prekin vlerën e 1 miliard eurove
Presidenti i Serbisë ka thënë se aksionet ruse në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) të cilat pritet të blihen nga kompania hungareze MOL, kapin vlerën e 900 milionë – 1 miliard eurove.

Ai ka thënë se Serbia ka qenë e gatshme të paguajë dyfishin e asaj shume.

“I kemi pasur paratë gati, të paguajmë dy miliardë euro. Të paguajmë edhe më shumë sesa aq”, ka përsëritur Vuçiq për Blic.

Industria e Naftës e Serbisë është nën sanksione amerikane prej fillimit të vitit 2025 për shkak se një numër i madh i aksioneve janë në duart ruse.

Autoritetet në Beograd mëtojnë ta ndryshojnë këtë situatë, pas arritjes së një marrëveshjeje për shitjen e aksioneve ruse të NIS-it te MOL-i hungarez.

Vuçiq ka thënë se ai lehtësisht ia sqaron vetes pse aksionet ruse në NIS nuk i janë ofruar Serbisë, mirëpo nuk dëshiron të flasë publikisht, sepse nuk dëshiron t’i rrezikojë interesat e shtetit.

“Për mua, arsyet janë të qarta, të kuptueshme, mirëpo a janë të pranueshme, ajo është punë tjetër”, ka thënë ai.

I pyetur se çfarë marrëdhëniesh ka tani Serbia me Rusinë, Vuçiq ka thënë se ato janë “të mira.

Serbia vazhdon të ketë bashkëpunim të ngushtë me Rusinë, pavarësisht thirrjeve të Perëndimit për të vendosur sanksione ndaj Kremlinit për nisjen e luftës në Ukrainë./REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

27/09/2026

Falimenton media e vëllezërve Veshaj që i blenë Fidel Yllit për 300 mijë euro, biznesmenia Silvana Kulla e vetmja sponsore për platformën, dyshime për pastrim parash

27/09/2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

27/09/2026

“Nuk ka asnjë firmë që më implikon”, Rama: Jam për të bërë histori, jo për të fryrë xhepat

27/09/2026

“Çështjet me drejtësinë janë personale”, Rama: S’ka korrupsion! Nuk jam palë me asnjë

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë
  • Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.