AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Falimenton media e vëllezërve Veshaj që i blenë Fidel Yllit për 300 mijë euro, biznesmenia Silvana Kulla e vetmja sponsore për platformën, dyshime për pastrim parash

by Alb Times
27/09/2026
in Kronikë, Kryesore
10
0
Falimenton media e vëllezërve Veshaj që i blenë Fidel Yllit për 300 mijë euro, biznesmenia Silvana Kulla e vetmja sponsore për platformën, dyshime për pastrim parash
11
SHARES
547
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

rahas lejes për kullën 33 kate në Vlorë, përmes kompanisë DGC shpk, e cila ka gjasa të mbetet vetëm në letër për shkak të veprimit të SPAK-ut, vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj trumbetuan për muaj me radhë edhe platformën mediatike X-Media, si risi në tregun mediatik, me të cilën u duk se po realizonin ëndrrën e dikurshme për t’u kthyer në “manjatë” mediatikë. Platforma kamuflohet me kompaninë HOUSE OF ARTS RADIO TELEVIZION shpk, të cilët vëllezërit Veshaj ia blenë Fidel Yllit për 300 mijë euro, në tetor të vitit 2025, duke i ndryshuar emrin fillimisht në BOOMERANG MEDIA shpk dhe më pas në X-Media.

Vetëm pak muaj pas lançimit, kjo platformë duket se ka falimentuar. Emisioni i fundit i bërë nga vëllezërit komiko-ndërtues mban datën e para 3 muajve, e që prej asaj dite heshtje e plotë. Që prej fillimit nuk dihet ku i gjeti paratë Romeo Veshaj 300 mijë euro që bleu Boom Boom Radion te Kullat Binjake dhe nuk dihet gjithashtu pse kjo radio u vendos në emër të Mario Veshaj, vëllait tjetër.

Disa evidenca dhe burime rinxjerrin në skenë biznesmenen 50-vjeçare, Silvana Kulla, e cila dyshohet se ka paguar paratë për blerjen e radios, duke u bërë më pas edhe sponsorja gjenerale e platformës. Në media është përfolur për një romancë të Silvana Kullës me Romeon 20 vjet më të ri, që mund të jetë burimi i sakrificës financiare, por kjo nuk përbën ndonjë interes publik.

(Silvana Kulla)

Pyetja që shtrohet është nëse pas blerjes së radios së Fidel Yllit me vlerë 300 mijë euro fshihet një plan mirëmenduar biznesi apo ndonjë skemë pastrimi parash. Me humbje rezulton edhe kompania tjetër DGC shpk, e cila ka marrë leje nga qeveria Rama për të ndërtuar kullë 33 kate në Vlorë. Financimin e një kulla të tillë e ka të vështirë t’a përballojë edhe koorporata e kokainës së Shpëtim Aliut.

Ndërkaq, kompania e filmit të Donald Veshajt, themeluar në 2023, ON FRAME FILM PRODUCTION, në vitin 2024 rezulton me 50 mijë euro humbje dhe në vitin 2025 me rreth 60 mijë euro fitim. Nga një dyqan rrobash në Selitë, hapur 9 vite më parë, kanë nisur të deklarojnë fitime vetëm vitet e fundit. Fitimet vjetore deklarohen nga 90 mijë euro deri në 130 mijë euro. Bëhet fjalë për disa nipte si M11318034G, M31931020G, M42229038D, L71806023U, M51819008S etj., me objekt veprimtarie të njëjtë, por që kanë nisur të deklarojnë fitime të konsiderueshme vitet e fundit.

SendShare4Tweet3

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.