• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Vrasja e ushtarëve amerikanë, SHBA dhe Britania hakmerren, sulme ndaj houthi në Jemen

23/01/2024
in Botë
Vrasja e ushtarëve amerikanë, SHBA dhe Britania hakmerren, sulme ndaj houthi në Jemen

Amerika hakmerret për dy ushtarët që humbën jetën në Detin e Kuq. Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë kryer një operacion të dytë të përbashkët kundër militantëve Houthi në Jemen.

Aleatët nuk po munden që të ndalojnë sulmet e grupit paramilitar, që pretendohet se mbështetet nga Irani, ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron thotë se Londra dhe Uashingtoni duan “të dërgojnë mesazhin më të qartë të mundshëm” se fjalët e tyre do të mbështeten nga veprimet.

“Ajo çfarë militantët Houthi po bëjnë është e papranueshme, është e paligjshme dhe po kërcënon lirinë e lundrimit. Kjo është arsyeja pse ne kemi ndërmarrë veprimet. Krahas këtij veprimi është një grup i tërë masash që do të marrim duke përfshirë sanksione dhe presione të tjera kundër grupit Houthi, kombinuar sigurisht me veprimin që Marina Mbretërore po ndërmerr me të tjerët në Detin e Kuq.”, tha David Cameron.

Pentagoni tha se sulmet e së hënës goditën tetë objektiva, duke përfshirë një depo nëntokësore dhe aftësinë e mbikëqyrjes të militantëve Houthi.

Grupi paramilitar ka shënjestruar anijet që ata thonë se janë të lidhura me Izraelin dhe Perëndimin që udhëtojnë përmes rrugës së rëndësishme tregtare të Detit të Kuq.

Pentagoni tha se sulmet e fundit ishin tepër të nevojshme. Shpërthime të mëdha u raportuan në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, i cili kontrollohet nga Houthit.

Ky grupim, ashtu si herët e tjera, kërcënon me reagim të ashpër pas shënjestrimit të fundit.

/a.r

Më të lexuarat

  • Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Horror në Hungari, policia po heton një rast kanibalizmi në një spital në Budapest

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump ironizon Starmerin: Nuk kishim të bënim me Winston Churchill-in

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mafia që pushtoi Botën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vala e të nxehtit përfshin edhe Britaninë: Skocia dhe Irlanda e Veriut shënojnë temperaturat më të larta të vitit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vjen PD-ja, bëhesh me PD-në. Vjen PS-ja, kthehesh andej”, debat i ashpër Mziu-Sejdarasi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është protestuesja Eva Pango që akuzohet për heqjen e flamurit izraelit, mohon përfshirjen, policia vijon hetimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përplasje për Aeroportin e Vlorës, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit: Nuk ka nevojë për forcë për të punuar, ka nevojë për kontratë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ka ndërhyrë Irani në protestë? Visho Ajazi: Duhen informuar shërbimet e inteligjencës, përndryshe mbeten thashetheme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Oktapodi” i tenderave të IT-së fut duart në OSHEE, kunati i Ermal Beqirit përlan 810 mijë euro me një dorë për një shërbim filtiv

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!