AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

by Alb Times
06/09/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie
6
SHARES
306
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Disa evidenca, lidhje dhe dëshmi e vizatojnë Petrit Vasilin, ‘pupacin’ e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, në rrethin e zyrtarëve më të korruptuar në historinë e pluralizimit në Shqipëri. Kur ishte ministër i Shëndetësisë 2009-2012, Petrit Vasili i dha dhjetëra milionë euro kompanisë Megapharma, kamufluar në emrin e dajës së tij, Rasim Hamzaraj. Paratë e aferave korruptive në postet ku e vendosi Ilir Meta, Vasili dyshohet se i ka pastruar në pasuri të paluajtshme si apartamente, klinika, dyqane dhe pallate, krahas pjesës së mbledhur për dyshen Meta-Kryemadhi, të pandehur për korrupsion dhe pastrim parash.

Petrit Vasili dyshohet se fsheh pasuri me vlerë qindra mijëra euro te Kodra e Diellit, në emër të rrethit të tij familjar. Vasili dyshohet se ka pastruar miliona euro përmes bashkëshortes së dytë Sonia Popa në ndërtimin e një pallati 8-katësh te Rruga e Kavajës, agjenci turistike, dyqane, shoqata etj. Vasili dyshohet se fshihet pas rrjetit farmacive Orange dhe një klinike me para të dyshimta në emër të të birit. Vasili, një nga politikanët më pak të votuar (362 vota në Tiranë në 2021), merr pagesa nga subjekte që i ka faktorizuar kur ishte ministër Shëndetësie.

Fakte dhe rrethana

Ish ministri i Shëndetësisë së LSI 2009-2012, Petrit Vasili, 68 vjeç, ka qenë i martuar me mjeken e njohur Adriana Babameto. Pasi u bë ministër i Shëndetësisë, krahas tenderave për Pëllumb Piperon dhe për kompaninë farmaceutike Megapharma, në emrin e dajës së tij Rasim Hamzaraj, Vasili, në korrik 2011, emëroi zonjën Babameto shefe të Gasto-hepatologjisë, duke zëvendësuar kështu Jovan Bashon.

(Adriana Babameto)

Petrit Vasili ka nisur të deklarojë pasurinë që nga viti 2003 për shkak të funksioneve të larta që ka mbajtur në Ministrinë e Shëndetësisë. Në të gjitha deklaratat e pasurisë së Vasilit 2003-2024, nuk rezulton e deklaruar pasuria e Adriana Babameto. Nëse zonja Babameto dhe Vasili janë ndarë para vitit 2003, Petrit Vasili nuk ka deklaruar, në kundërshtim me ligjin, as pasurinë e të birit, Erald Vasili, 39 vjeç, mjek radiolog pranë Spitalit të Klod Allajbeut, i favorizuar nga Vasili kur ishte ministër i Shëndetësie.

(Erald Vasili)

Në gusht të vitit 2020, është regjistruar si person fizik, duke ofruar shërbime mjekësore në fushën e tij. Nga viti 2020 deri në vitin 2024 nuk ka deklaruar bilance për veprimtarinë e këtij aktiviteti privat. Në vitin 2025, djali i Petrit Vasilit deklaron një rezultat financiar prej 65 mijë eurosh. Erald Vasili duhet të deklaronte pasurinë në ILDKPKI si subjekt i lidhur me Petrit Vasilin, si ish deputet i LSI-së, me emër të ndryshuar në PL.

Pas ndarjes nga zonja Adriana Babameto, Petrit Vasili nisi të bashkëjetojë me zonjën Sonia Popa. Në shtator 2013, kur PS-LSI nisën të qeverisnin bashkë, Sonia Popa u emërua anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Albcontroll (ANTA), Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. Zonja Popa u largua në maj të vitit 2017, kur u prish koalicioni PS-LSI, ndërsa ka mbajtur edhe postin e drejtoreshës së Përgjithshme të Turizmit. Popa është bashkëpronare e organizatës jofitimprurëse Shoqatës Kombëtare e Guidave Turistike të Shqipërisë (NATGA), shoqatë e cila përfiton fonde nga Ministria e Kulturës, Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe agjenci të huaja.

(Sonia Popa)

Zonja Popa qëndron pas një agjencie turistike dhe një pallati te Rruga e Kavajës. Petrit Vasili ka deklaruar si pasuri të paluajtshme tre apartamente. Vasili deklaron një apartament me sipërfaqe 54 m2 të dhuruar nga nëna. Në vitin 2009, ai deklaron se është në proces legalizimi një shtesë mbi apartamentin me sipërfaqe 35 m2, por nuk deklaron të dhëna sesa kanë qenë kostot e ndërtimit të shtesës apo shpenzime të tjera lidhur me të.

Në vitin 2021, Petrit Vasili deklaron edhe dy apartamente me çmim nën vlerën e tregut, duke ngritur dyshime të forta për pastrim parash. Vasili deklaron apartament 112 m2 me vlerë 56 mijë euro, me burim kursime, si dhe apartament 107 m2 me vlerë 85 mijë euro, me burim të ardhura nga shitja e aseteve. Në vitin 2022, Vasili deklaron se është pronar me 12.5 % e pjesë e një toke kullotë me sipërfaqe 2.1 milionë m2, që i bie 269 mijë m2. Gjithashtu, Vasili ka nisur të deklarojë të ardhura deri në 40 mijë euro në vit si person fizik.

Sipas disa informacioneve, Petrit Vasili kamuflon pasuri të pajustifikuara me vlerë qindra mijëra euro në emrin e njerëzve të afërt, disa nga të cilat ndodhen te Kodra e Diellit, ndërsa është akuzuar si pronar faktik i kompanisë farmaceotike Megapharma, me nipt J61814028F, themeluar 30 vite më parë, në emrin e dajës së tij, Rasim Hamzaraj. Pasi Vasilin e bëri Meta ministër Shëndetësie në 2009 bazuar në pazarin për ndarjen e pushtetit me Berishën, kompania në emrin e dajës së Vasilit nisi të përfitonte 9 herë më shumë para publike përmes tenderave të paracaktuar.

(Rasim Hamzaraj dhe Petrit Vasili)

Deri në vitin 2018, Hamzaraj kontrollonte vetë kompaninë. Nga viti 2018 deri në janar 2024, e kontrolloi kompaninë përmes bashkëshortes Monika Hamzaraj. Ai ia shiti aksionet bashkëshortes për 60 mijë lekë. Ndërkaq, zonja Hamzaraj i shiti më pas këto aksione për 2.3 milionë euro.

Nga viti 2010 deri në vitin 2024, Megapharma ka marrë mbi 1200 tendera në shëndetësi me vlerë mbi 80 milionë euro. Megapharma e dajë Luçit, siç e thërret Vasili, është një nga kompanitë që ka përfituar më shumë tendera në shëndetësi. Mbi 600 tendera i ka marrë vetëm nga Ministria e Shëndetësisë dhe qindra të tjerë nga degët e saj.

Tenderat karakterizohen nga flamuri i kuq i korrupsionit, nën dyshime të forta për manipulim procedurash dhe skemë korrupsioni. Një pjesë e administratës së shëndetësisë ka punuar vetëm për të kaluar paratë në llogaritë e dajës së Petrit Vasilit me tendera me pazar në tavolinë dhe oferta fituese gati sa fondi limit. Ka dyshime të forta se një pjesë e parave publike, të përfituara nga Megapharma me tendera të dyshimtë, kanë përfunduar në xhepat e Vasilit, i cili i ka investuar në pasuri të palujtashme.

Gjithashtu, ka dyshime të forta se Petrit Vasili kontrollon disa nga rrjetet e farmacive Orange, rrjet i cili ka mbi 50 farmaci në të gjithë Shqipërinë. Farmacitë Orange janë derivat i kompanisë Megapharma. Në vitin 2020, kompania Megapharma u përfshi në një skandal lidhur me monopolizimin e vaksinave të gripit sezonal. Autoriteti i Konkurrencës nisi një hetim dhe konstatoi se Megapharm po përpiqej të favorizonte vetëm rrjetin e saj të farmacive Orange.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.