AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

by SHT Media
07/09/2026
in Botë, Kryesore
6
0
Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali
6
SHARES
309
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Claudio Zali, ish-president i Gjykatës Penale të Ticinos dhe ish-president i Këshillit të Shtetit të Ticinos, është sot në qendër të dy hetimeve të ndryshme. Corriere della Sera rindërton profilin e gjykatësit dhe politikanit zviceran, ndërsa ndalet te akuzat dhe dyshimet që rëndojnë mbi të: nga presionet e dyshuara për të ndihmuar djalin e mitur të një mikeshe, deri te disa regjistrime zanore në të cilat ai flet për dhunë ndaj grave.

Kush është Claudio Zali?

Emri Claudio, mbiemri Zali. 64 vjeç!

Dikur një gjykatës i respektuar në Ticino të Italisë, sot Claudio Zali është nën hetim në dy çështje të ndryshme.

Për vite me radhë, Zali ka qenë një njeri që e ka ruajtur me fanatizëm privatësinë e tij. I tërhequr nga natyra, ndoshta edhe pak arrogant ndaj njerëzve të zakonshëm, ai nuk ka qenë kurrë një figurë që kërkonte vëmendjen e publikut.

Por tani është bërë i njohur. Madje është kthyer në një “çështje” më vete.

Jo për të kaluarën e tij si president i Gjykatës Penale të Ticino-s, detyrë që e mbajti për rreth 20 vjet dhe ku u shqua për pushtetin, rregullin dhe rreptësinë.

Por për dy episode shumë më të rënda.

Në hetimin e parë, dyshohet se ka ushtruar presion për të ndihmuar një mike, me qëllim që të lehtësonte pozitën e djalit të saj të mitur, i cili akuzohet se kishte kryer dhunë brutale ndaj një bashkëmoshatari.

Në hetimin e dytë janë disa regjistrime zanore, ku Zali flet për dhunë ndaj grave dhe mburret se ka njerëz të gatshëm për të ushtruar dhunë ndaj të tjerëve.

Atëherë lind pyetja: kush është në të vërtetë Claudio Zali?

Nga politika te drejtësia

Zali ka qenë edhe president i Këshillit të Shtetit të Kantonit Ticino. Në atë detyrë ishte përgjegjës edhe për fushën e drejtësisë dhe policisë.

Politikisht është i djathtë dhe që në rini i është bashkuar Lega dei Ticinesi, partisë së djathtë populiste të kantonit. Që atëherë lidhet ngushtë me Marco Borradorin, noter dhe ish-kryetar i Luganos, një nga njerëzit që në vitet ’90 mbështetën të parët këtë parti.

Mes të dyve kishte një miqësi shumë të fortë. “Borradori ka qenë zëri më me ndikim në jetën time”, ka thënë Zali.

Zali nuk ka pranuar të japë një përgjigje për akuzat.

Në mediat zvicerane, përfshirë Corriere del Ticino, i cili gjatë kësaj vere publikoi disa prej zbulimeve kryesore për çështjen, ai ka dërguar vetëm deklarata ku kërkon respektimin e parimit se një person konsiderohet i pafajshëm derisa të provohet fajësia.

Zali nuk donte të jepte dorëheqjen. Por partia e tij, e cila ndërkohë po kalonte një krizë të rëndë edhe në marrëdhëniet me aleatët e saj politikë, i kërkoi të largohej.

Në fund të muajit, ai do të largohet nga posti i këshilltarit të Shtetit dhe do të përqendrohet te mbrojtja e tij ligjore.

Madje duket se ka filluar tashmë.

Sipas informacioneve të Corriere della Sera, Zali ka angazhuar një grup të posaçëm për të kryer një hetim të pavarur dhe shumë të hollësishëm mbi atë që ka ndodhur.

Ai e konsideron veten viktimë të një kurthi të madh.

Por kush mund ta ketë ngritur këtë kurth?

Në Lugano këshillojnë të shihet edhe e kaluara e tij si gjykatës. Sipas këtij këndvështrimi, ajo që po ndodh mund të mos jetë thjesht një kurth, por edhe një hakmarrje.

Madje flitet për një hakmarrje të mirëfilltë.

Cilat mund të jenë arsyet?

Disa burime italiane pretendojnë se Zali mund të jetë nën shantazh.

Ai i mohon të gjitha.

“Janë të gjitha gënjeshtra. Do ta provoj plotësisht pafajësinë time”, u ka thënë ai njerëzve të tij në gjykatë.

Ndërkohë, ai thuhet se ka përgatitur edhe disa kallëzime penale, të cilat synon t’i paraqesë në momentin e duhur. Pyetja mbetet: kur?

“Kurthi”

Gazeta kërkon të flasë me doktor Zalin edhe për rastin e një gruaje 52-vjeçare, aktiviste për çështjen palestineze, mjedisin dhe mbrojtjen e qenve.

Gruaja, e cila përdorte një emër tjetër publikisht, kishte publikuar në rrjetet sociale përmbajtjen e një bisede telefonike me Zalin.

Në atë bisedë, sipas materialit të publikuar, gjykatësi dëgjohet të thotë se kishte dhunuar një grua në shtëpinë e tij dhe se më pas kishte menduar të kontaktonte një mik në Milano, i cili, përmes personave të tjerë, do ta ndihmonte “ta zgjidhte” problemin.

Vdekja në liqenin e Luganos

Më 18 gusht, kjo grua, e cila ishte mike e Zalit dhe notare e mirë, vdiq në liqenin e Luganos.

Dhjetë ditë më parë ajo kishte denoncuar një sulm ndaj saj nga një burrë me fytyrë të mbuluar. Pas sulmit kishte përfunduar në urgjencë.

Dy ditë para vdekjes kishte fshirë përmbajtjen e profileve të saj në rrjetet sociale.

Ajo u kishte thënë të tjerëve se ndihej e ndjekur.

Raporti i autopsisë thotë se në trupin e saj u gjetën sasi të mëdha alkooli dhe ilaçesh qetësuese. Deri tani nuk është gjetur ndonjë shenjë që të tregojë qartë një vrasje, por ekspertët kanë theksuar se nevojiten hetime të mëtejshme.

Hetimi vazhdon.

Autoritetet po analizojnë edhe kompjuterin e saj. Ekspertët e mjekësisë ligjore në Zyrih, të njëjtët që kryen autopsinë, po presin rezultatet e analizave të tjera të kërkuara nga hetuesit.

Një figurë e njohur në Viganello

Zali e kaloi pjesën më të rëndësishme të rinisë së tij në Zyrih, ku studioi drejtësi në një nga fakultetet juridike më prestigjioze të Europës gjermanofone.

Në shtëpinë e tij ka një bibliotekë shumë të madhe me libra juridikë. Thuhet se ai i kushton shumë rëndësi rendit dhe pastërtisë së tyre.

Në Viganello, njerëzit e njohin dhe e respektojnë prej kohësh.

“Ah, doktor Zali!”, thonë ata, duke folur për kulturën, autoritetin dhe prestigjin e tij.

Viganello është një lagje e Luganos, jashtë qendrës turistike të qytetit. Dikur ishte një fshat më vete.

Është një vend që të jep një pamje tjetër të shoqërisë lokale. Pikërisht këtu, në lokalet e lagjes, njerëzit njihen, flasin dhe krijojnë marrëdhënie larg botës së zyrave dhe institucioneve.

Shkrimtari i madh zviceran Friedrich Dürrenmatt e konsideronte lokalin tradicional një vend të rëndësishëm për të kuptuar një shoqëri: aty, njerëzit shfaqin hapur statusin dhe mënyrën se si e shohin njëri-tjetrin.

Claudio Zali ka lindur pikërisht në Viganello. Në familjen e tij, për disa breza, njerëzit kanë punuar si mekanikë.

Ai përshkruhet si një njeri me karizëm dhe disiplinë. Por sot emri i tij lidhet me hetime shumë më të rënda.

Sipas burimeve pranë hetimit, autoritetet kanë një listë me katër gra që mund të jenë gati të bëjnë kallëzim ndaj tij.

Një tjetër grua thuhet se kishte vendosur ta denonconte, por u tërhoq në momentin e fundit. Çështja ndodhet tashmë në Prokurori.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kërcënoi me thikë dhe i grabiti portofolin të miturit, arrestohet 25-vjeçari në kryeqytet! Në procedim babai dhe motra, penguan Policinë gjatë aksionit

23/10/2026

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 të burgosur

23/10/2026

“Institucionet nuk goditen”- Protestat në Tiranë, ministri Gogu: Sfida me argumente dhe dialog, kur kërkon diçka nga Qeveria jote…

23/10/2026

Seri tërmetesh godasin brigjet e Siçilisë, lëshohet alarm për cunami

23/10/2026

16 viktima nga tërmeti me magnitudë 7 ballë në Xizangun e Kinës, vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit!

23/10/2026

Forcat Aleate demonstrojnë gatishmërinë detare në brigjet e Shqipërisë

23/10/2026

Derdhja e naftës ndot plazhet e Emirateve të Bashkuara, teksa sulmet ndaj anijeve në Hormuz përshkallëzohen

23/10/2026

Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

23/10/2026

Rrethimi nuk e ndali, nëna që u bë simbol i qëndresës në Jemen ngjitet në shtigjet malore për të varrosur vajzën

23/10/2026

Edhe Greqia i ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi nga 1 janari i 2027!

23/10/2026

Anarkistët kërcënojnë Italinë, Milano blindohet për protestën e nesërme! Meloni angazhon edhe parashutistët

23/10/2026

Dhuna me maska gjatë kaosit në Tiranë, arrestohet një protestues, shpallet në kërkim një tjetër!

23/10/2026

Trazirat në Itali, hetim edhe rrjeteve sociale! Hidhen thirrje për mobilizim për tubime dhe dhunë në protesta!

23/10/2026

Sulmohet me dronë një anije tregtare në Detin e Zi, një marinar i vdekur dhe tre të zhdukur

23/10/2026

Dhuna në kopsht, dy persona nën hetim! Nëna goditi edukatoren në Fier, Policia heton edhe dyshimet për dhunë ndaj fëmijës

23/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kërcënoi me thikë dhe i grabiti portofolin të miturit, arrestohet 25-vjeçari në kryeqytet! Në procedim babai dhe motra, penguan Policinë gjatë aksionit
  • Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 të burgosur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.