• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrasja e Kryekomisarit Lamaj/ Arben Frroku kërkesë në SPAK: Merrni në pyetje Nuredin Dumanin

18/06/2025
in Kronikë
Vrasja e Kryekomisarit Lamaj/ Arben Frroku kërkesë në SPAK: Merrni në pyetje Nuredin Dumanin

Deklarimet e të penduarit, Nuredin Dumani, në Gjykatën e Posaccme, për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj 12 vite më parë në Tiranë, kanë ngjallur reagimin e  biznesmenit Arben Frroku, i dënuar përjetë nga drejtësia shqiptare si autor i ngjarjes.

Përmes një shkrese të dërguar në SPAK, biznesmeni, që vuan një dënim më të zbutur me burg në Holandë, kërkon marrjen në pyetje të të penduarit Nuredin Dumani dhe dy të bashkëpandehurve të tij, Henrik Hoxhaj e Festim Qoli.

Në shkresën e firmosur nga përfaqësuesi i tij ligjor, Tonin Prendi,  Frroku pretendon se informacionet që mund të përftohen nga dëshmitë e tyre mund të ndryshojnë totalisht rrjedhën e ngjarjes së vrasjes së të ndjerit Dritan Lamaj. Duke përmendur përballjen me drejtësinë shqiptare, por edhe pretendimet e tij për pafajësi deri në Strasburg, biznesmeni nënvizon në shkresën dërguar SPAK dhe titullarit Altin Dumani, se gjithmonë i ka kundërshtuar akuzat e rënda të ngritura ndaj tij, se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e kryekomisarit dhe se, sipas tij, marrja e shpjegimeve nga Dumani, Hoxhaj e Qoli do të hidhte dritë mbi pafajësinë e tij.

Deklarimi të cilit i referohet Frroku u bë nga Nuredin Dumani në seancën e 20 marsit 2025. I penduari rrëfeu në gjykatë se kur kishte dalë nga burgu kishte mësuar se kryekomisari Lamaj ishte vrarë dhe kur i kishte shprehur Festim Qolit dëshirën për t’i dhënë një drekë autorëve, ky i fundit i kishte thënë “Do ja japësh, se vëllai jonë është”, duke ju referuar, sipas Dumanit, Henrik Hoxhajt.

Pasi u arrestua dhe gjykua si autor i vrasjes së kryekomisarit Lamaj, Arben Frroku, u lirua në vitin 2015, pasi u shpall i pafajshëm nga Gjykata për Krimet e Rënda. Vendimi u prish nga Apeli, që dënoi përjetë biznesmenin, dënim që mbeti i pandryshuar edhe në Gjykatën e Lartë dhe në Kushtetuese. Ai u ndalua në Holandë në vitin 2016, vend që jo vetëm i refuzoi ekstradimin në Shqipëri, por edhe i njohu dënimin, duke e zbutur në 18 vite burg. Në shkurt 2025 Gjykata Europiane e të Drejtave të njeriut pranoi ankimin e tij, duke vlerësuar shkelje të të drejtave të njeriut në Gjykatën Kushtetuese dhe detyruar shtetin shqiptar të rihapë çështjen në këtë gjykatë.

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!