• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrasja e dy të rinjve në Velipojë/ Policia negociata me familjen Frroku për vetëdorëzimin e dy autorëve

21/08/2024
in Kronikë
Vrasja e dy të rinjve në Velipojë/ Policia negociata me familjen Frroku për vetëdorëzimin e dy autorëve

Policia vendore e Shkodrës vijon që të jetë në kërkim të dy vëllezërve Edmir dhe Gëzim Frroku, të dyshuar si autorë të vrasjes së shtetasve Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 19 gushtit në plazhin e Velipojës.

Efektivët kanë intensifikuar kërkimet e tyre për gjetjen e më pas kapjen e dy vëllezërve Frroku. Nga ana tjetër përveç punë kërkimore, mësohet se policia është në negociata e sipër me familjen Frroku në mënyrë që dy vëllezërit të dorëzohen dhe të mos bëjnë rezistencë duke qëndruar të fshehur për t’i shpëtuar uniformave blu.

Gjatë negociatava familja Frroku ka dhënë sinjale pozitive se dy të dyshuarit mund të vetëdorëzohen për t’ia lënë shtetit këtë çështje në dorë. Babai i vëllezërve Frroku, sipas burimeve nga kjo familje gjatë një bisedë me policinë në negociata e sipër ka deklaruar se “nuk kalohet jeta ferrave e maleve”.

Megjithatë deri më tani një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur dhe policia është në pritje të vendimit përfundimtar edhe pak ditë nëse Edmir dhë Gëzim Frroku do të vendosin që të vetëdorëzohen apo jo.

Një ditë më parë xhaxhai Zef Frroku deklaroi se është vështirë që dikush t’i dorëzohet këtij shteti por nga thellimi i negociatave pas ngjarjes së rëndë pritet që një gjë e tillë të ndodhë edhe pse ende nuk ka një vendimarrje përfundimtare.

Pas një konflikti të nisur që me 28 qershor të këtij viti, dy shtetas u vranë me armë zjarri pistoletë ndërsa një tjetër mbeti i plagosur në këmbë. Fillimisht viktimat Ersild Ishmi dhe kunati i tij Arsid Hoxha u përfshinë në një konflikt fizik me vëllezërit Frroku dhe më pas u përdorën armët.

Nga të shtënat Ishmi dhe Hoxha mbetën të plagosur rëndë dhe më pas ndërruan jetë në spitalin rajonal të Shkodrës duke mos i bërë ballë plagëve ndërsa u plagos në këmbë një kamarier, Zyber Zagradi.

Policia deri më tani ka ndaluar dy bashkëpunëtorët e autorëve të dyshuar kamarierin Zagradi dhe shtetasin Mario Pali, i afërm i familjes Frroku. Policia dhe prokuroria e Shkodrës vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë të ndodhur mbrëmjen e 19 gushtit në Velipojë me dy viktima dhe një të plagosur.

Më të lexuarat

  • Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogani habit liderët e NATO-së, u dhuron nga një revolver me emrin e tyre; Starmer-it ia sekuestrojnë në Britani

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në tetor kemi zgjedhje”, Vuçiç: Ato parlamentare do të mbahen të parat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marjana Koçeku i del sërish kundër Ramës: Jep para për zjarret, jo për koncertin e Kanye West!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhuna online dhe pirateria, AKEP kërkon ndryshime ligjore: Ndërhyrje brenda 30 minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prishje në pazare? Shkëlzen Berisha sulmon klientin e tij Klod Allajbeun që ka kapur sektorin e shëndetësisë, mesazh përmes Flamur Nokës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I paprekshmi Dritan Agolli; 2 tenderë të rinj, 12.72 milionë euro, vazhdon batërdinë në Fondin Shqiptar të Zhvillimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari nuk zë mend pasi e rrahën për Luana Vjollcën: Françeska Murati la burrin në Londër, erdhi për dashnorin në Tiranë. Reagon ish misi: Nuk është e vërtetë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!