• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Vijon pazari, Qeveria ‘përkëdhel’ One Albania për rritjen abuzive të çmimeve

27/07/2026
in Kryesore, Sociale
Vijon pazari, Qeveria ‘përkëdhel’ One Albania për rritjen abuzive të çmimeve

Pas gati 3 muajsh hetim, Autoriteti i Konkurrencës nuk ka marrë asnjë masë ndaj One Albania, por ka dalë sot me disa kërkesa për kompanitë, të cilat nuk dihet se sa do të zbatohen.
Autoriteti i Konkurrencës nuk ka marrë asnjë masë ndaj One Albania, për rritjen e tarifave celulare. Në maj të këtij viti, kompania rriti tarifat për numrat me kontratë, gjë që solli reagim të madh në publik, por duket se ja ka hedhur paq.

Autoriteti i Konkurrencës vendosi të nisë një hetim, por që në nisje u duk qartë se nuk do të kishte gjë në vijim. Institucioni i drejtuar nga Denar Biba nisi hetim për të dyja kompanitë celulare, si Vodafone ashtu dhe One, edhe pse Vodafone nuk kishte rritje.

Pas gati 3 muajsh hetim, Autoriteti i Konkurrencës nuk ka marrë asnjë masë ndaj One Albania, por ka dalë sot me disa kërkesa për të dyja kompanitë, pra një lloj ‘larje duarsh’.

“Brenda 90 ditëve, të dy operatorët duhet të ofrojnë paketa të veçanta më të favorshme për pensionistët dhe studentët 18–23 vjeç; paketa më e lirë duhet të jetë realisht e disponueshme edhe në pikat fizike të shitjes, jo vetëm në aplikacione online apo kanale digjitale; pas përfundimit të kontratës, çdo abonent duhet të ketë të drejtë të kalojë në një paketë më të lirë, pa penalitete dhe pa pengesa të pajustifikuara; çdo ndryshim në çmim, përmbajtje apo vlefshmëri të paketës duhet t’i njoftohet individualisht abonentit, qartë dhe të paktën 30 ditë përpara; çdo rritje çmimi duhet të mbështetet në analiza të dokumentuara të kostove dhe ky dokumentacion duhet të ruhet për pesë vjet”, thekson Autoriteti i Konkurrencës.

Shumë mirë nëse do të ketë lehtësira për studentët dhe pensionistët, por kjo është asgjë krahasuar me aferat e One Albania. Ata që e pësuan nga rritja e çmimit do të vijojnë me të njëjtat tarifa dhe vetë kompania ja hedh pa asnjë gjobë.

Por nuk duhet të çuditemi pasi kompania hungareze i ka shpëtuar gjithmonë ndëshkimit. Në vitin 2024, pas bashkimit të Eagle Mobile me One, kompania ndryshoi serverët dhe pati probleme me shërbimin, duke lënë qytetarët për ditë të tëra pa oferta, internet, mesazhe etj. Në atë kohë, Denar Biba u pyet në Kuvend mbi këtë situatë. Por, në vend që të merrte masa, i doli në mbrojtje kompanisë. Madje u shqetësua për humbjet e saj se i kishin ikur shumë klientë.

“Kompania në fjalë kishte humbur një numër domethënës klientësh për shkak të një problemi teknik. Ndërruan serverët dhe patën probleme. Kur ti humbet treg, humbet para, nuk e di si mund të identifikohet shkelje e ligjit nga Autoriteti i Konkurrencës. Në këtë pikë vlerësuam se nuk ishte e nevojshme për të shkuar në hetim”, tha Biba.

Më të lexuarat

  • Spahiu: Çështja e Erjon Veliajt nuk është a do e lirojë Strasburgu, por a do jepet vendimi para zgjedhjeve lokale apo jo

    Spahiu: Çështja e Erjon Veliajt nuk është a do e lirojë Strasburgu, por a do jepet vendimi para zgjedhjeve lokale apo jo

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kur futbolli del në ankandin e miliardave!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari: Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Kalaja: Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Rama do ta mendojë mirë reduktimin e bashkive”, Alibeaj: Ka dy mundësi, përplasje si në 97-ën, ose me kuti votimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lajm i rëndësishëm për ChatGPT dhe AI, BE vendos rregulla të reja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ku ta vrasim Melania-n”, zbulohet video tronditëse, skenarë për eliminimin e Zonjës së Parë të SHBA

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj justifikon vjedhjen e dokumentit sekret si “ushtrim i të drejtës së deputetit”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK e kërkon për aferat te AKSH-it, Ermal Beqiri arrestohet për spiunazh në Francë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SHBA kërkon arrestime: Politikanë, njerëz të drejtësisë dhe shumë biznesmenë janë ende të paprekshëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E vërteta e baltës mbi Milot-Balldren

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!