AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën

by Alb Times
12/09/2026
in Politikë
6
0
Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza e Spiropalit në ish Bllok dhe qëndron disa orë, duke ‘sakrifikuar’ kohën për punët e bashkisë.

Frekuentimi i zyrës së Spiropalit nga Benet Beci vjen në një kohë kur Spiropali ka përshkallëzuar rebelimin ndaj Edi Ramës, ndërsa është në rivalitet me Ditmir Bushatin dhe Pëllumb Pilinçin për postin e kryeministrit të qeverisë teknike të ëndërruar.

Po çfarë e lidh Benet Becin me Elisa Spiropalin, e cila u rebelua ndaj Ramës pasi ky i fundit e shkarkoi si ministre të Jashtme?

Elisa Spiropali ishte caktuar nga Edi Rama si drejtuese politike e qarkut të Shkodrës, kur Beci kandidoi dhe u zgjodh kryebashkiak i Shkodrës në vitin 2023. Beci dhe Spiropali nuk i kursyen vlerësimet për njëri-tjetrin në publik. Çelësi i suksesit elektoral në zgjedhjet lokale të Benet Becit dhe Elisa Spiropalit në Shkodër besohet se ishte investitori strategjik, Pëllumb Gjoka, i arrestuar nga SPAK disa muaj pas zgjedhjeve 2023 për grup kriminal, korrupsion dhe sigurim i kushteve për vrasje.

Burime kanë theksuar se Beci dhe Spiropali paraqiteshin në mënyrë periodike para Pëllumb Gjokës, duke i raportuar për ecurinë e fushatës. Pas zgjedhjes së Becit kryebashkiak, Pëllumb Gjoka ka diktuar emërimin e disa drejtorëve në bashki, përfshirë edhe atë të IKMT-së. Gjoka besohet se është kryetari faktik dhe drejton nga burgu punët e Bashkisë Shkodër.

Ndërkaq, në vitin 2024, kur Rama e bëri kryetare të Kuvendit, Elisa Spiropali mori si këshilltar djalin e Benet Becit, Edon Beci, i cili më herët kishte punuar në Bankën e Shqipërisë. Vajza e Benet Becit, Edenja Beci, e cila investon paratë në kriptomonedha, është e punësuar tek Autoriteti i Aviacionit Civil.

Benet Beci dyshohet se ka pastruar dhe pastron paratë e korrupsionit kur ishte drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, KESH dhe aktualish kryebashkiak i Shkodrës, përmes disa bizneseve formale në emrin e të birit dhe bashkëshortes Fitore Beci. Si Beci, ashtu edhe Spiropali kanë hapur kompani ndërmjetësimi shit-blerje pronash në emër të familajrëve, duke qarkulluar qindra mijëra euro.

Benet Beci qëndron pas Tirana Training Center (TTC) me NIPT L72206048M, që ofron shërbime në fushën e arsimit, edukimit, trajnimeve dhe formimit profesional. Qendra administrohet nga bashkëshortja e Benet Becit, Fitore Beci, e bija Edenja Beci dhe i biri Edon Beci, duke qarkulluar para të dyshimta dhe donacione.

Benet Beci ka qarkulluar qindra mijëra euro edhe përmes bizneseve në emrin e gruas dhe të birit me niptet; M21709029H, L86805217R, L86805217R etj. Edon Beci, vitin e kaluar, vetëm nga biznesi i regjistruar si sekser ka deklaruar rreth 35 mijë euro të ardhura. Benet Beci posedon një pasuri me vlerë miliona euro, e cila dyshohet se është produkt i aferave të tij me tendera.

Dosja e SPAK-ut tregoi se Benet Beci, kur ishte në krye të KESH, vetëm në tenderin me vlerë rreth 800 mijë euro për matrapazin Ervis Myftari, ndante pothuajse të gjithë vlerën e tenderit. Në një nga SMS-të e gjetura nga prokurorët e SPAK, duke ju referuar tenderit për strategjinë e sektorit energjetik, Evis Berberi i shkruan Benet Becit: “500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë“. Beci është marrë i pandehur vetëm për shkelje e barazisë në tendera, ku ka kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa i ka shpëtuar akuzës së korrupsionit dhe hetimit pasuror.

Nga ana tjetër, Elisa Spiropali është përfshirë në afera të faktuara korruptive, ndërsa dyshohet se fsheh pasuri të paluajtshme dhe të pajustifikuara në emrin e prindërve. Në gusht të vitit 2013, disa muaj pasi Partia Socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare, vëllai i Elisa Spiropalit, Enkli Spiropali themeloi në Fier kompaninë Solomon Construction, me objekt import-eksportin e tregtimin me shumicë e pakice të artikujve të ndryshem industriale. Në prill 2015, Enkli Spiropali ia shet kompaninë Marjus Memushajt, i cili është kushëriri i Salarjon Totajt.

Gjatë kohës kur kompania ishte në pronësi të vëllait të Spiropalit dhe pas kalimit formal në emrin e Marjus Memushajt, rezulton ka përfituar para publike nga Ujësjellësi i Fierit kur drejtohej nga Salarjon Totaj. Në 27 mars 2014, bashkëshorti në atë kohë jo zyrtar i Spiropalit Salarjon Totaj i jep një tender me vlerë 66 mijë euro vëllait të Spiropalit Enkli Spiropali. 

Kompania Solomon Construction e themeluar nga vëllai i Spiropalit do të përfundonte në duart e kunatës së saj, Blerina Totaj. Në tetor 2021, Marjus Memushaj e shet kompaninë Solomon tek kompania Fortes Construction për 120 mijë euro. Duket si një shitje reale, por faktet tregojnë se bashkëshorti i Spiropalit po kalon kompaninë nga njëra dorë e besuar në tjetrën.

Përmes kompanisë “Solomon Construction”, Totajt kanë siguruar edhe një kontratë qiraje 90-vjeçare me Ministrinë e Bujqësisë për kultivim ullinjsh në sipërfaqe 19 hektarë në pronësi të shtetit në Patos.

Kompania e projektimit dhe e ndërtimit Fortes Construction, e cila bleu kompaninë Solomon, është një tjetër linjë biznesi e bashkëshorit të Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj. Kompania e themeluar në vitin 2015, me zyra te Shopping
Center në Tiranë, është në emrin e dy kunatave të Elisa Spiropalit, Blerina dhe Luranda Totaj.

Kompania, e cila operon më shumë si nënkontraktore e firmave që përfitojnë para dhe koncensione publike, qarkullon çdo vit qindra mijëra euro. Blerina Totaj rezulton nyja e interesave të kamufluara të çiftit Elisa Spiropali dhe Salarjon Totaj. Përmes saj, çifit kontrollon kompaninë e ndërtimit Fortes Construction si dhe kompaninë import-eksport të artikujve të ndryshëm industriale Solomon Construction.

Në shtator të vitit 2022, bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj, themelon kompaninë S T Consulting, ndryshuar emrin në SALT, me objekt shit-blerje pronash një fushë që në raportet e SPAK-ut konsiderohet si më kryesorja për pastrimin e parave. Krahas biznesit privat, Totaj rezulton njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Drejtues të DPSHTRR me pagë rreth 9 mijë euro vit.

(Më herët, Totaj ka qenë drejtor i Ujësjellësit të Fierit, ku i ka dhënë tendera kunatit (vëllait të Spiropalit), por rezulton edhe anëtar i Këshillit Mbikqyrës të kompanisë shtetërore të gazit Albgaz si dhe drejtor i Shërbimeve Mbështetëse në Operatorin e Sistemit të Transmetimit OST). Ndërkaq, në vitin 2023, bashkëshorti i zonjës Spiropali deklaron rreth 40 mijë euro të ardhura nga aktiviteti i kompanisë SALT shpk.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën

12/09/2026

Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

12/09/2026

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

12/09/2026

Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

12/09/2026

5 shenjat e horoskopit që kanë karakterin më të fortë

12/09/2026

Pjesë e grupit të trafikimit të kokainës nga Kolumbia, shqiptari i arrestuar në Greqi është Lulzim Caka! Në vendin tonë kërkohet për vrasje

12/09/2026

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

12/09/2026

Rama zbarkon në Vlorë për reformën territoriale, Çuçi zbulon çfarë u diskutua: Sot nuk morëm vendime

12/09/2026

Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz

12/09/2026

Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen

12/09/2026

Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

11/09/2026

Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit

11/09/2026

Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

11/09/2026

Çifti i njohur i TikTok-ut pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”?!

11/09/2026

Nga roje në zhvatës pronash, kush është gjyqtari Ramiz Lala që urdhëroi sot Ramën të zhbllokojë rritjen e pagave për GJKKO

11/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën
  • Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar
  • Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.