AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vijon lufta me zjarret në vend, bilanci i 24 orëve: Mbeten aktive edhe 6 vatra. Ja zonat problematike

by SHT Media
03/09/2024
in Kronikë
6
0
Vijojnë vatrat aktive të zjarreve në Lezhë dhe Shkodër, në terren forcat zjarrëfikëse për mbrojtjen e banesave
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc të situatës së zjarreve në vend. Sipas saj, gjatë 24 orëve të fundit, është kërkuar ndërhyrje e koordinuar nga strukturat operacionale të Mbrojtjes Civile, si në nivel vendor ashtu edhe qendror.

“Nga 25 vatra zjarri të raportuara, 19 janë shuar dhe vënë nën kontroll, ndërsa 6 vatra mbeten ende aktive dhe janë nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipet tona në terren”, thotë Ministria e Mbrotjes në një njoftim.

Një vatër e veçantë dhe problematike, për shkak edhe të terrenit të vështirë është ajo në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me kullotë, shkurre dhe pisha. Aktualisht, zjarri është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për zona të banuara.

Gjithashtu, mbeten aktive vatrat e zjarrit në Surroj dhe Shishtavec, bashkia Kukës – Skuraj, bashkia Kurbin – Sopot, bashkia Delvinë dhe Luf, bashkia Pukë, por ato nuk përbëjnë rrezik për qytetarët dhe pronat.

Në operacionet e fundit për shuarjen e zjarreve janë angazhuar:

– 128 forca zjarrfikëse,

– 80 forca ushtarake,

– 17 efektivë të Policisë së Shtetit,

– 69 nga strukturat e emergjencave civile të pushtetit lokal,

– 14 punonjës të administratës së zonave të mbrojtura,

– 42 pjesëtarë të shërbimit pyjor, dhe

– 52 vullnetarë.

Gjithashtu, në operacion është përfshirë edhe helikopteri Cougar, duke ndihmuar strukturat operacionale në kontrollin dhe shuarjen e zjarreve.

“Duke marrë parasysh temperaturat e larta që favorizojnë përhapjen e zjarreve, ftojmë qytetarët, veçanërisht fermerët dhe blegtorët, të shmangin kategorikisht ndezjen e zjarreve për çdo arsye. Çdo rast zjarri duhet të raportohet menjëherë pranë autoriteteve përkatëse.

Theksojmë se ndezja e zjarreve është vepër penale dhe ndëshkohet sipas ligjit. Autorët e këtyre veprave do të mbajnë përgjegjësi të plotë për çdo rrezik që i shkaktojnë jetës së qytetarëve, pronës, mjedisit dhe vlerave kulturore. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe të gjitha institucionet përkatëse, do të vazhdojnë të ndjekin situatën dhe të angazhojnë të gjitha kapacitetet e nevojshme, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve”, tha Ministria.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time
  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.