• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

VIDEO / Parashutisti fluturon mbi 8,500 metra lartësi, i shpëton mrekullisht vdekjes

29/05/2025
in Botë
VIDEO / Parashutisti fluturon mbi 8,500 metra lartësi, i shpëton mrekullisht vdekjes

Një parashutist në Kinën veriperëndimore ka përjetuar një ngjarje të rrallë dhe të frikshme, pasi u tërhoq papritur nga një rrymë ajri drejt lartësisë marramendëse prej 8 mijë e 500 metrash, vetëm pak më poshtë se maja e Everestit.

Peng Yujiang, 55 vjeç, ishte mbi malet Qilian, rreth 3 mijë metra mbi nivelin e detit, duke testuar pajisje të reja, kur një rrymë ajri e njohur si “thithje nga reja” (cloud suck) e tërhoqi fuqishëm edhe 5 mijë metra më lart, brenda një reje të madhe.

Ngjarja ndodhi të shtunën dhe u filmua nga kamera e vendosur në parashutën e tij. Pamjet u publikuan në platformën Douyin (TikTok-u kinez) dhe u përhapën me shpejtësi në rrjet.

Në video shihet se si Peng mban fort kontrollin e parashutës, me fytyrën dhe trupin të mbuluar nga kristale akulli.

“Ishte e tmerrshme… gjithçka ishte e bardhë. Nuk shihja asnjë drejtim. Pa busullën, nuk do të dija nga po shkoja. Mendoja se po fluturoja drejt, por në të vërtetë po rrotullohesha”, rrëfeu ai për mediat kineze.

Në atë lartësi, ku temperatura bie deri në minus 40 gradë Celsius dhe mungon oksigjeni, mbijetesa është thuajse e pamundur. Peng thotë se ka ndjerë se mund të humbte ndjenjat gjatë zbritjes dhe pjesa më e frikshme ishte përpjekja për të rimarrë kontrollin e parashutës që po rrotullohej pa kontroll.

Autoritetet kineze po hetojnë incidentin dhe kanë pezulluar Peng për 6 muaj, pasi fluturimi nuk ishte i autorizuar.

Sipas mediave shtetërore, ai nuk kishte planifikuar të fluturonte atë ditë, por thjesht po provonte pajisjen në tokë, mirëpo erërat e forta e ngritën pa paralajmërim.

Fatmirësisht, historia përfundoi pa viktima, vetëm me një tronditje të madhe dhe një mësim të paharrueshëm për të gjithë adhuruesit e sporteve ajrore.

Më të lexuarat

  • Sulme masive amerikane ndaj Iranit, goditen mbi 80 objektiva ushtarake

    Sulme masive amerikane ndaj Iranit, goditen mbi 80 objektiva ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Trump-Erdoğan te pakti 50 mln USD: Çfarë solli dita e parë e Samitit të NATO-s në Ankara?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Reduktim numrash në protestën te kryeministria, Balla: Ju thashë që po latë Saliun, Shehajn e Lapajt, do përfundoni si dasmë lagjeje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Motra e Mateos emocionon live në emision Brikenën, ja çfarë ndodhi mes kunatave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sara Mila: Pas kësaj proteste PD nuk do të ekzistojë më, Rama s’ka asnjë arsye për dorëheqje!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTOLAJM/ Hoxhallarët në shesh për të “bekuar” protestën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidencialet e vitit 2027

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edhe PD mërzitet me protestën, nis pushimet, revolucioni braktiset edhe nga influenceret, u rikthehen kremrave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ Xhafaj shuplaka KLP-së: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë, po bëni qokë për të marrë familjarët e prokurorëve dhe gjyqtarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet konflikti i interesit i gjyqtares Flora Hajredinaj me çështjen kundër Veliajt, e motra është në gjyq me kryetarin e Bashkisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!