AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

VIDEO / ‘Niqen’, ‘Arlind’, a është viktima Bushati miku i grupit rival që zbulon dosja SKY?

by SHT Media
06/11/2024
in Kronikë
6
0
VIDEO / ‘Niqen’, ‘Arlind’, a është viktima Bushati miku i grupit rival që zbulon dosja SKY?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Personi që shoqëronte në makinë Hamza Licin si pasagjer ditën e atentatit, 32-vjeçari Arlind Bushati, ishte një emër i njohur në qytetin verior. Ai është djali i ish-kandidatit të PD-së në Shkodër, Xhemal Bushati, dikur, ish kryetar i këshillit bashkiak në Shkodër.

Ky i fundit njihet si biznesmen me mjaft prona, pa lidhje me veprimtari të jashtëligjshme. Nëna e të ndjerit, Albana Bushati, është një ndër figurat më të rëndësishme të arsimit në qytet, drejtoreshë e gjimnazit “28 Nëntori”.

Arlind Bushati është një personazh periferik në zullumet e krimit në Shkodër, pa asnjë ndikim apo peshë, por emri i tij përflitet rreth grupeve kriminale. Miqësitë e Arlindit me personazhe të ndryshëm ishin të njohura për banorët e Shkodrës.



Madje, dikur ai shoqërohej me Astmer Bilalin, një prej personazheve kryesorë pranë grupit rival të Behar Bajrit. Kjo, del zbuluar nga hulumtimi mbi transkriptet e SKY EÇ, teksa Astmeri njoftonte Beharin në vitin 2020 se u ishte vënë nga pas policia. Blutë mendohet se shoqëruan një person me emrin Arlind që dyshohet se është pikërisht viktima e masakrës së Dobracit.

“Astemeri shkruan që ‘më ka ndjek policia dhe u kam ikur, por kanë kapur ‘Niqen’, ‘Arlindin’ që rrin me Bardhin, shifni ju andej se mos ju vjen kush”.

Benzi me targa të huaja ku udhëtoin viktimat ishte në pronësi të bushatit. Ky i fundit kishte marrë paralajmërime të mëparshme se ishte në listën e zezë të eliminimit të armiqve të tij. Nuk dihet cfarë e kishte afruar me Licët, të riun që dikur njihej si mik pranë grupit rival. Nuk dihet nëse eliminimi i tij kishte qenë synim apo u vra veç prej shoqërisë me Licin.

Mënyra e vdekjes së tij, do të hedhë më shumë dritë mbi skenën e krimit, nëse siç dyshohet, ka pasur shkëmbim zjarri dhe kundërpërgjigje edhe nga benzi i viktimave. Kjo, do të mund të zbulohet pas identifikimit të saktë të personit të tretë dhe qartësimit të armëve që I kanë marrë jetën secilit.

‘Prokuroitë në përgjithësi tentojnë të hyjnë në hetim edhe përmes SKY ECC dhe ENCRO CHAT, duhet të jenë sa më efikas e objektivi që mos lë në vend për interpretime që nga grupet e goditura përkthehen në amsakër për qytetarët’ u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.

Babai i dy fëmijëve të mitur ishte shënjestruar për t’u eliminuar afro 3 javë para se të ekzekutohej. 32-vjeçari po konsumonte një kafe me miqtë e tij në pedonalen e Shkodrës, në një zonë shumë të populluar teksa një motorr me dy persona i afrohet. Njëri prej tyre nxjerr armën duke ia drejtuar Bushatit.

Fatmirësisht, nuk lëshohen plumba në drejtim të tij, pasi për ndryshe mund të kishim një masakër të vërtetë dhe në njerëz të pafajshëm. Arlind Bushati referoi rastin në polici ku paralajmëroi uniformat blu se ishte në rrezik. Asnjë masë nuk u mor dhe ai lëvizte lirisht në qytet.

Shënjestrimi i familjes Bushati nuk është diçka e panjohur nga Policia e Shkodrës. Një sasi eksplozivi u vendos në katin e pare të biznesit të familjes Bushati në marsin e 2022-it por pa pasoja aso kohe.

/a.r

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.