AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Veprimtaria e zezë e agjensive turistike Globus Travel e Cosmos Tours, terminale trafiku dhe hambar informacioni sensitiv

by Alb Times
03/08/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Veprimtaria e zezë e agjensive turistike Globus Travel e Cosmos Tours, terminale trafiku dhe hambar informacioni sensitiv
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit që “lufton” çdo ditë për ta kthyer Shqipërinë në një destinacion turistik, nuk e ka fare idenë se çfarë përfaqësojnë terminalet e turizmit, agjensitë turistike.

Mund të ketë një listë të emrave të agjensive turistike, kontakteve dhe adresave të tyre, por asgjë tjetër.

Cilët janë personat që fshihen pas tyre, me çfarë aktiviteti janë marrë apo nëse trafiku jo turistik është synimi kryesor i tyre, ministria nuk e ka haberin. Vendet e zhvilluara demokratike agjensitë turistike i kanë jo vetëm në fokus, por edhe partnere inteligjente të agjensive ligjzbatuese.

Në Shqipëri gjysma e agjensive turistike kanë aktivitet të dyshimtë. Pas paketave turistike që të çojnë në çdo pikë turistike të botës, por dhe që të sjellin për në Shqipëri, fshihet një aktivitet i errët. Jo pak herë ka dalë në fokusin publik trafiku i klandestinëve që bëhet nga Rinasi, nëpërmjet këtyre agjensive. Në “defteret” e agjensive fshihen me dhjetra të dhëna udhëtimesh të nxehta, që nga politikanët me dashnoret e tyre, deri në transportet e “ftohta” të parave apo dokumenteve të falsifikuara.

Linjat ajrore dhe tokësore të agjensive turistike janë hambar informacioni.

Por kush i ka? Kush i përdor këto databaza turistike?

Bileta, çmime dhe vërtetime për udhëtime të pafajshme në Dubai, Turqi, Spanjë apo SHBA. Faturat e agjensive turistike janë përdorur edhe si prova mbrojtëse në procese gjyqësore që lidhen me akuza të rënda penale.

GLOBUS TRAVEL

“Globus Travel” është një nga agjensitë më të njohura turistike në vend. Ofron paketa turistike në vendet më të bukura të botës dhe shet bileta për transport detar, ajror, tokësor për në çdo pikë të rruzullit. “Globus Travel” ka si pronare Eleonora Gjonpalaj (Lekgjonaj) dhe administratore motrën e saj Adjola Lekgjonaj.

Eleonora që në 2002 bënte ndërmjetësen e biletave në sheshin përballë ish kafe “Flora” bashkë me motrën e saj, sot kanë ngritur një perandori udhëtimesh. Por pas tyre qëndronin dy burra të fuqishëm, Astrit Gjonpalaj dhe Blenard Gila. Ky i fundit krijoi edhe agjensinë “Cosmos Tours” që më pas ia ndërroi emrin në “Manu Travel”.

Eleonora dhe Astrit Gjonpalaj u larguan për në SHBA pas ardhjes së qeverisë socialiste (2013) dhe sot drejtojnë nga atje biznesin familjar “Globus Travel”, tashmë si dy shtetas amerikanë.

Në vitin jo shumë të largët 2012 një raport “confidential” nga BE rrezikonte Shqipërinë t’i kthehej regjimit të vizave në hapësirën “Shengen”. Shqipëria që kishte fituar lirinë shengen me bujë të madhe në vitin 2010 për dy vjet rrezikoi ta humbiste atë, pasi Rinasi u bë terminali i trafikut klandestin për në BE. Trafiku bëhej nëpërmjet pajisjes me pasaporta falce shqiptare, pajisje me bileta të agjensive turistike të klandestinëve, sidomos shtetasve nga Kosova dhe Turqia. Në shkurt 2012 Italia, izoloi për të disatën herë shtetas “shqiptarë” që kishin ardhur nga Rinasi. Problemi u bë i madh, pasi i gjithë Rinasi ishte korruptuar në formë të organizuar nga maja tek trau.

Qeveria “Sali Berisha” me Flamur Nokën Ministër të Brendshëm, u detyrua të merrte masa për fajtorët e trafikut. Nga hetimet e SHKB të asaj kohe, që referoi materialet në prokurorinë e Tiranës, fajtorë dolën gjithë zinxhiri komandues i Policisë së Rinasit, plot 17 oficerë policie.

Për 15 u morën masa. 5 oficerë u përjashtuan nga policia, ndërsa shefi i Hetimit të Krimeve në aeroportin e Rinasit të asaj kohe, Komisar Astrit Gjonpalaj, shpëtoi me një ulje grade dhe transferim si shef në Komisariatin e Laçit.

Hetimi i brendshëm nxorri në atë kohë se biletat e kosovarëve klandestinë ishin prerë në një agjensi që ndodhej në Rinas, “Globus Travel”. Sipas deklarimeve, te kjo “pikë” biletarie, brenda në aeroport kishte dy vjet që bëhej ky aktivitet “turistik”.

Në verën e vitit 2013 me ardhjen e qeverisë socialiste në pushtet, “Globus Travel” u zhvendos nga Rinasi për në kafen “Flora”, aty ku është edhe sot, ndërsa Astrit Gjonpalaj u përjashtua nga policia. Ai dhe Eleonora Gjonpalaj u larguan për në SHBA, përftuan shtetësinë amerikane dhe, nga atje drejtojnë “perandorinë” turistike “Globus Travel”, që tashmë ofron udhëtime legale për në çdo cep të botës turistike.

“Globus Travel” dhe “Cosmos Tours” vazhduan biznesin familjar të pashqetësuar nga shteti, edhe kur të dyja agjensitë u kthyen në zanatin e vjetër.

Një dosje me dokumenta të këtyre dy agjensive turistike është duke u verifikuar në redaksi. Aty tregohen fakte, prova dhe deklarata që hedhin dritë mbi disa afere të dy motrave Lekgjonaj.

Shteti duhet të hapë sytë tek agjensitë turistike, që shërbejnë jo vetëm si terminale klandestinësh që vijnë nga Kurdistani apo Pakistani, por që jo në pak raste janë kthyer në “fole” biznesi të rehatshëm për personazhe me të kaluar të dyshimtë. /Prapaskena

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.