AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Rama prezanton Sistemin Unik të Gjobave: Krijojmë Regjistër Kombëtar, pagesa online dhe kamera trupi për policët e inspektorët

by Alb Times
24/11/2026
in Politikë
6
0
Rama prezanton Sistemin Unik të Gjobave: Krijojmë Regjistër Kombëtar, pagesa online dhe kamera trupi për policët e inspektorët

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Sistemin Unik të Gjobave, një platformë të re digjitale që synon të rrisë transparencën dhe gjurmueshmërinë e procedurave administrative, duke i dhënë fund praktikës së gjobave të vendosura në letër.

Përmes sistemit e-Gjoba, çdo kundërvajtje do të pajiset me një numër unik identifikimi dhe një bazë të qartë ligjore. Qytetarët do të njoftohen për gjobat përmes platformës e-Albania dhe mesazheve në telefon, ndërsa do të kenë mundësi t’i kontrollojnë, paguajnë dhe apelojnë ato në mënyrë digjitale.

Gjatë prezantimit, Rama theksoi se të gjitha gjobat do të regjistrohen në një databazë të përbashkët, ku do të mund të ndiqet statusi i tyre, nëse janë aktive, të paguara apo të ankimuara. Sistemi do të mundësojë gjithashtu identifikimin e punonjësve që vendosin gjobat, duke garantuar gjurmueshmërinë e çdo veprimi.

“Kjo sjell transformimin dhe modernizimin e administratës dhe mbylljen e një epoke të gjatë të gjobave të vendosura mbi copa letre. Të gjitha institucionet mund të hyjnë në një epokë të re të vendosjes së gjobave përmes mjeteve të teknologjisë digjitale. Kjo sjell, në radhë të parë, njoftimin e menjëhershëm të qytetarit përmes platformës e-Albania, e cila njëkohësisht dërgon në mënyrë automatike një mesazh në telefonin e qytetarit.

Të gjitha gjobat mblidhen në një bazë të dhënash dhe çdo qytetari i jepet mundësia që të kontrollojë, përmes mesazheve në e-Albania, gjobat që ka marrë. Kemi edhe kategorizimin e gjobave në databazë, gjë që u mundëson institucioneve apo Inspektoratit të Përgjithshëm të shohin nëse ato janë aktive, të paguara apo të apeluara. Do të bëhet shumë më e lehtë që gjobat të paguhen drejtpërdrejt nga telefoni dhe të apelohen po ashtu në mënyrë të drejtpërdrejtë.

E rëndësishme është që nuk do të ketë një proces gjobitjeje pa gjurmueshmëri. Garantohet një rrjedhë e qartë, një numër unik, një bazë ligjore e përcaktuar për të gjithë dhe identifikohen të gjithë punonjësit që vendosin gjobat. Kjo u jep mundësi institucioneve të shohin si në një hartë të gjitha proceset dhe, po ashtu, të menaxhojnë të gjitha burimet e tyre njerëzore”, tha Rama.

Rama bëri të ditur edhe krijimin e Regjistrit Kombëtar të Gjobave, ndërsa paralajmëroi se së shpejti do të nisë edhe zbatimi i pajisjes së punonjësve të policisë dhe inspektorëve të terrenit me kamera trupi.

Ky mekanizëm, sipas Ramës, synon të mundësojë ndjekjen në kohë reale të aktivitetit të punonjësve në terren, të dokumentojë sjelljen e tyre në raport me qytetarët dhe të evidentojë situatat kur nevojitet mbështetje apo ndërhyrje.

“Krijimi i Regjistrit Kombëtar të Gjobave është një proces jo i lehtë, pasi ka qenë një punë e gjatë për të arritur deri këtu. Dua të shtoj se së shpejti do të fillojë edhe zbatimi i projektit që kemi bërë publik për pajisjen e të gjithë punonjësve të Policisë dhe inspektorëve të terrenit me kamera trupi, të cilat do të jenë gjatë gjithë kohës aktive dhe do të jenë pjesë e sistemit të inteligjencës artificiale që kemi ndërtuar në qendrën e madhe të monitorimit. Kjo do të bëjë të mundur që, në kohë reale, të ndiqet aktiviteti i çdo inspektori në terren, të shihet e gjithë linja e sjelljes së çdo punonjësi të Policisë dhe inspektori në raport me qytetarin, si dhe të vlerësohet në kohë reale situata kur ka nevojë për mbështetje dhe ndihmë”, tha Rama.

Me sistemin e ri të gjobave dhe projektin e kamerave të trupit, qeveria synon të digjitalizojë procesin e ndëshkimeve administrative, të rrisë kontrollin mbi punonjësit në terren dhe të forcojë transparencën në marrëdhënien mes institucioneve dhe qytetarëve.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1309 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1309 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Veliaj kërkon shtyrjen e seancës për shkak të këmbës, SPAK kundërshton: Gjykimi duhet të vijojë

24/11/2026

Rama prezanton Sistemin Unik të Gjobave: Krijojmë Regjistër Kombëtar, pagesa online dhe kamera trupi për policët e inspektorët

24/11/2026

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Asllan Dogjanin dhe konvertim në 3 vite shërbim prove

24/11/2026

Raporti i KE-së ndez debatet në Kuvend, Bardhi përplaset me Peleshin: I keni vënë kyçin Parlamentit!

24/11/2026

Kronologjia/ Tri dekada hasmëri me Ben Qimen, nga vrasja e Enver Isufajt te ekzekutimi i Selami Hasanit! Gazetari: E ruajtën derisa…

24/11/2026

Mbi 5000 gjoba brenda një jave, Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës, bllokohen mjete luksoze

24/11/2026

PS voton përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar! Çuçi dhe Braçe abstenuan

24/11/2026

Kryebashkiaku Veliaj përballet me seancën e radhës në GJKKO, mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij!

24/11/2026

BE-ja përgatit paketën e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë, në shënjestër bankat dhe kriptomonedhat

24/11/2026

I prenë rrugën dhe tentuan ta rrëmbenin pas konfliktit, arrestohen xhaxha dhe nip në Kukës, ishin në kërkim!

24/11/2026

Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike

24/11/2026

DETAJET/ Atentati me dy të vrarë në Fier, autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar “Sel Çamin”! Ekzekutimi u bë me pistoleta me silenciator

24/11/2026

Dëshmia tronditëse nga ditari i Papa Françeskut, zbulohet në librin e ri: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri!

24/11/2026

Ish-kandidati i Bashkisë së Himarës sërish në dyert e SPAK, Petro Gjikuria paraqitet për të dorëzuar…!

24/11/2026

I pandehur për dy akuza, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin! Reagon ish-zyrtari i Policisë: Drejtësia u vu në vend!

24/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Veliaj kërkon shtyrjen e seancës për shkak të këmbës, SPAK kundërshton: Gjykimi duhet të vijojë
  • Rama prezanton Sistemin Unik të Gjobave: Krijojmë Regjistër Kombëtar, pagesa online dhe kamera trupi për policët e inspektorët

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.