AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Veliaj letër nga burgu në gjykatë: Nuk kërkoj të bëj botoks, por të operoj këmbën e thyer!

by Alb Times
24/11/2026
in Politikë
6
0
Veliaj letër nga burgu në gjykatë: Nuk kërkoj të bëj botoks, por të operoj këmbën e thyer!

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme nuk ka pranuar kërkesën e Erion Veliajt për të shtyrë seancën e gjyqit në themel ndaj tij. Vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës mungonte në seancë dhe kishte dërguar një letër ku pretendonte se ishte i dëmtuar në këmbë dhe ka nevojë për operacion.

Gjykata e Posaçme tha se nuk kërkesa e Veliajt nuk ka bazë ligjore për t’u shqyrtuar nga kjo gjykatë dhe kompetenca i takon Drejtorisë së Burgjeve.

Procesi u shoqërua me debat mes palëve pasi gjykata lexoi letrën e Veliajt të dërguar nga paraburgimi i Fierit.

Erion Veliaj: Me vullnetin për të marrë pjesë në seancë por në pamundësi për shkak të këmbës së thyer. Jam i ndërgjegjshëm kush më transferoi dhe kush përcakton operacionin tim jashtë vullnetit tim. Unë nuk kërkoj as të bëj botoks, as të lyej flokët dhe as të zbardh dhëmbët, siç janë lejuar disa, por theksoj se nuk dua të paragjykoj dhe nuk kam asgjë as kundër këtyre kërkesave as vendimit për ti pranuar. Thjesht më lejoni të kryej operacionin në një spital pranë ortopedi të zgjedhur nga unë pranë familjes dhe fëmijëve të mi. Nuk pranoj të më fusin në një sallë operacioni dhe tia pranoj narkozën time mbi urdhërin e të njëjtit që urdhëroi transferimin tim.

Plarent Ndreca: Nuk jemi në kushtet për të vijuar seancën referuar deklaratës që sapo lexuat, ndonëse vullneti i tij ka qenë të vijë vetë në proces. Dje kërkova të takohem dhe të konsultohem me klientin, edhe për sa i takon qëndrimeve që do të mbanim. Duhet të diskutoja me ta disa elemente që të marrë konfirmimin e tij për mbrojtjen që kemi përgatitur, e kemi gati por ka dinamika që ndryshojnë dhe duhet ti konfirmoj. Siç e patë nuk u lejova sa u detyrova të thërras mediat që ta kem si provë. Kemi kërkuar nga ju që të shpreheni me një vendim urgjent sepse situata e tij shëndetësore është antinjerëzore dhe anti-humane. Është me qetësues, me dhimbje dhe paterica.

Ols Dado: Qëllimet janë të mësuara. Ne kemi informacionet tona mjekët nuk mendojnë kështu për pamundësinë e pjesëmarrjes në gjyq. Ne kërkojmë vijimin e seancës. Nuk ka prova për pretendimin e ngritur. Nëse do të kthejmë në debat gjyqësor çështjen ku duhet bërë operacioni, dakord.

Plarent Ndreca: nuk jemi në kushtet për të vijuar seancën pasi Veliaj ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në seancë. Tentova dje ta takoja dhe nuk jam lejuar nga IEVP Fier. Kam kërkuar shpjegime dhe nuk më janë dhënë. Jam i pamundur ta vazhdoj mbrojtjen pa u konsultuar me klientin. Janë disa elementë që duhet ti konfirmoj me klientin. Ne e kemi bërë të qartë të gjithë kronologjinë e situatës shëndetësore të Veliajt. Kemi kërkuar nga ju të vendosni për këtë histori çnjerëzore.

Gjykata: E ka të pamundur të lëvizë Veliaj? Nuk lëviz fare?

Ndreca: Është me këmbë të thyer, lëviz me paterica gjithë kohës.

Prokurori i Ols Dado: Prokuroria i ka informacionet e veta për këtë situatë. Duhet të vijojë seanca, nuk provohet që e ka të pamundur të marrë pjesë në seancë gjyqësore.

Prokurori Altin Dumani: Në letër, Veliaj nuk e kushtëzon vijimin e seancës. Herën e fundit për këtë u shty seanca, që mbrojtja të konsultohej me të. Një javë ishte e mjaftueshme që avokati të konsultohej. Nuk më duket situatë serioze, as ligjore. E kemi dërguar çështjen që në shtator 2025, akoma jemi… Shtyrjet janë bërë për shkaqe të të pandehurve apo mbrojtjes. Asnjëherë nuk është bërë shkak SPAK. Ne jemi këtu që të gjykohet çështja.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1309 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1309 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Zbardhet dëshmia e familjes Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën

24/11/2026

Veliaj letër nga burgu në gjykatë: Nuk kërkoj të bëj botoks, por të operoj këmbën e thyer!

24/11/2026

Dosja “Balluku”, GJKKO vendos më 11 dhjetor nëse çështja kalon për gjykim

24/11/2026

Veliaj kërkon shtyrjen e seancës për shkak të këmbës, SPAK kundërshton: Gjykimi duhet të vijojë

24/11/2026

Rama prezanton Sistemin Unik të Gjobave: Krijojmë Regjistër Kombëtar, pagesa online dhe kamera trupi për policët e inspektorët

24/11/2026

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Asllan Dogjanin dhe konvertim në 3 vite shërbim prove

24/11/2026

Raporti i KE-së ndez debatet në Kuvend, Bardhi përplaset me Peleshin: I keni vënë kyçin Parlamentit!

24/11/2026

Kronologjia/ Tri dekada hasmëri me Ben Qimen, nga vrasja e Enver Isufajt te ekzekutimi i Selami Hasanit! Gazetari: E ruajtën derisa…

24/11/2026

Mbi 5000 gjoba brenda një jave, Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës, bllokohen mjete luksoze

24/11/2026

PS voton përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar! Çuçi dhe Braçe abstenuan

24/11/2026

Kryebashkiaku Veliaj përballet me seancën e radhës në GJKKO, mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij!

24/11/2026

BE-ja përgatit paketën e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë, në shënjestër bankat dhe kriptomonedhat

24/11/2026

I prenë rrugën dhe tentuan ta rrëmbenin pas konfliktit, arrestohen xhaxha dhe nip në Kukës, ishin në kërkim!

24/11/2026

Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike

24/11/2026

DETAJET/ Atentati me dy të vrarë në Fier, autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar “Sel Çamin”! Ekzekutimi u bë me pistoleta me silenciator

24/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zbardhet dëshmia e familjes Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën
  • Veliaj letër nga burgu në gjykatë: Nuk kërkoj të bëj botoks, por të operoj këmbën e thyer!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.