• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Vendosmëri dhe “syri i tigrit”, si po i kundërpërgjigjet Macron-i presidentit amerikan

21/01/2026
in Botë, Kryesore
Vendosmëri dhe “syri i tigrit”, si po i kundërpërgjigjet Macron-i presidentit amerikan

 

Publikimi i një mesazhi privat nga Donald Trump-i ishte pika e kthesës për Emmanuel Macron-in. Në mesazhin e bërë publik nga presidenti amerikan, Macron-i i shkruante Trump-it se Franca dhe SHBA-të ishin “plotësisht të dakordësuara për Sirinë”, se “mund të bëjnë gjëra të mëdha për Iranin”, por se “nuk e kupton se çfarë po bën për Groenlandën”. Një mesazh që, për Macron-in, nuk ishte aspak i sikletshëm, pasi përputhej me qëndrimet e tij publike.

Por fakti që Trump-i e publikoi këtë korrespondencë private dhe, njëkohësisht, kërcënoi Francën me tarifa 200% për verërat dhe shampanjën, shënoi një thyerje të hapur, edhe në plan personal, mes dy presidentëve.

Në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, vetëm pak orë pas kërcënimeve të Trump-it për tarifa, Macron-i përdori tone më të ashpra se kurrë më parë kundër presidentit amerikan, duke e quajtur “bullist”, pa ia përmendur drejtpërdrejt emrin. Për herë të parë, strategjia e Macron-it për të kombinuar marrëdhënie personale të mira me qëndrime të forta në parime, duket se po lëkundet, pasi këto dy qasje po bëhen gjithnjë e më të papajtueshme.

Pavarësisht shtrëngimeve të gjata të duarve në të kaluarën, buzëqeshjeve dhe ftesave reciproke, Franca dhe Shtetet e Bashkuara sot ndodhen në pozicione të kundërta pothuajse për çdo çështje: Nga tregtia ndërkombëtare te Groenlanda, nga Ukraina te Gaza, nga mjedisi te rregullat për platformat digjitale dhe inteligjencën artificiale, si dhe nga multilateralizmi përmes OKB-së te nismat e reja të Trump-it si Bordi i Paqes.

Trump-i e sheh Francën dhe Macron-in, i dobësuar nga kriza e brendshme politike dhe pranë fundit të mandatit të tij, si hallkën e dobët të Bashkimit Europian. Macron-i e di këtë dhe ka vendosur të kalojë në kundërsulm.

Nga podiumi i Davosit, në anglishten e tij karakteristike me theks francez, Macron-i akuzoi Shtetet e Bashkuara se “po përpiqen hapur të dobësojnë dhe ta vënë Europën në një gjendje nënshtrimi”, përmes një “akumulimi të papranueshëm dhe joefektiv tarifash doganore” dhe presionesh që cenojnë “sovranitetin” e shteteve.

Presidenti francez u shfaq sërish me syze pasqyrë, për shkak të një hemorragjie të lehtë në sy, për të cilën ka bërë edhe shaka ditët e fundit: “Është syri i tigrit, shenjë e vendosmërisë së Francës”, një referencë ndaj filmit “Rocky” dhe figurës historike Georges Clemenceau.

Macron-i theksoi se Europa ka në dispozicion instrumente “shumë të fuqishme” në fushën tregtare dhe se duhet t’i përdorë ato kur rregullat nuk respektohen. “Ne kemi nevojë për më shumë rritje dhe stabilitet, por preferojmë respektin ndaj bullizmit. Preferojmë shtetin e së drejtës ndaj brutalitetit”, deklaroi ai.

Pas fjalimit, Macron-i u shpreh para gazetarëve se do të ishte “absurde” nëse BE-ja do të detyrohej të përdorte për herë të parë mekanizmin anti-shtrëngim kundër Shteteve të Bashkuara, por shtoi se kjo do të ishte pasojë e një “agresiviteti të panevojshëm”, duke bërë thirrje për qetësi.

Reagimi i Macron-it vjen në një moment delikat për politikën e brendshme franceze, mes vështirësive për miratimin e buxhetit dhe procesit të apelit të Marine Le Pen, i cili po ndiqet me vëmendje edhe nga Shtetet e Bashkuara. Sipas burimeve, përfaqësues të administratës amerikane kanë kërkuar informacione për ta paraqitur dënimin e Le Pen si përndjekje politike.

Macron-i pritet të përpiqet të ruajë një kanal komunikimi me Trump-in, por pa u përulur. Ai e di se nuk mund të tërhiqet nga linja e “autonomisë strategjike europiane”, të cilën e ka mbrojtur prej vitesh. Në mesazhin privat të publikuar nga Trump-i, Macron-i kishte propozuar edhe një darkë para kthimit të Trump-it në Uashington dhe një samit të jashtëzakonshëm të G7 në Paris, por tashmë gjithçka është anuluar.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!