• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Veç dëmeve në banesa, të mbjella e bagëti, zjarret e këtij viti kanë dëmtuar edhe “botën e egër”

18/08/2025
in Kronikë
Zjarr në pikën doganore të Goricës, pezullohet kalimi i mjeteve

Veç dëmeve në banesa, të mbjella e bagëti… zjarret e këtij viti kanë dëmtuar edhe “botën e egër” në zonat e mbrojtura. Nga “Lurë-Mali i Dejës” në veri te malësia e Gramshit në qendër dhe veçanërisht Syri i Kaltër e Gërmenja në jug shumë kafshë e shpendë u dogjën nga flakët e zjarrit ndërsa të tjera humbën habitatin ku jetonin.

“Pothuajse i gjithë pellgu i bashkisë Delvinë, përfshirë zonën e Syrit të Kaltër, ka vlera të jashtëzakonshme peizazhi dhe biodiversiteti. Po ashtu, edhe zona të tjera si Puka apo Fushë-Arrëzi, ashtu si edhe malësia e Gramshit, përfaqësojnë pasuri të çmuara natyrore, veçanërisht për gjitarët e mëdhenj”, thotë për A2 CNN Aleksandër Trajçe, Drejtor Ekzekutiv i PPNEA.

Kafshët e egra që nuk arrijnë të shpëtojnë shpesh ngordhin, dhe trupat e tyre nuk janë thjesht dëme ekologjike… janë burime të mundshme epidemish që mund të kërcënojnë bagëtinë dhe njerëzit.

“Pas zjarreve, duhen kryer patjetër kontrolle veterinare për kashte dhe foragjere që kanë qenë në kontakt me flakët. Këto materiale mund të jenë të ndotura dhe të rrezikshme për shëndetin e bagëtive, duke hapur rrugë edhe për përhapjen e epidemive. Vetëm pas verifikimit nga shërbimi veterinar ato mund të përdoren sërish”, thotë Trajçe.

Me zjarret që i lënë vendin njëri-tjetrit çdo vit, zonat e mbrojtura, të shpallura si thesare kombëtare, rrezikojnë të shndërrohen në kujtime të zbehta, ndërsa bota e egër shqiptare endet mes shpresës dhe zhdukjes. Dhe pyetja që ngrihet është: a do të dimë ta mbrojmë këtë pasuri të rrallë, përpara se flakët ta kthejnë në hi? “Nuk mjafton vetëm reagimi kur zjarri ka shpërthyer. Ne kemi nevojë për parandalim, për edukim, për një përgjegjësi të përbashkët. Sepse nëse nuk e ruajmë sot këtë pasuri të natyrës, nesër nuk do të kemi më asgjë për t’u mbrojtur”, thotë Trajçe.

Pyjet dhe malet e Shqipërisë nuk flasin, por çdo zjarr lë pas një heshtje që na paralajmëron. Shqipëria e egër po kërkon mbrojtje, sepse çdo kafshë, çdo shpend dhe çdo gjelbërim është një histori që nuk duhet të shuhet. Nëse nuk reagojmë sot, nesër do të shohim vetëm kujtime të zbehta të asaj bote që dikur ishte e gjallë dhe e lirë.

Më të lexuarat

  • Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste

    Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nora Malaj për protestën: E shoh si lëvizje sociale, janë ngritur ata që e kanë votuar edhe ata qe nuk e kanë votuar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Miratohet VKM-ja! SHBA i jep Shqipërisë 302 milionë dollarë kredi për blerjen e pajisjeve ushtarake amerikane (VENDIMI)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga tabelat dygjuhëshe te korsitë e veçanta, Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lëkundje tërmeti në Gjirokastër, sa ishte magnituda

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tronditëse, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund të prodhohet një parti nga protestat? Bajraktari: Mijëra vota të gatshme për alternativa

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga ‘Ndrangheta te kartelët e Amerikës Latine, si mafia shqiptare depërtoi në rrjetin global të kokainës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkencëtarët thyejnë një tjetër kufi: Kompjuteri i bindet mendimeve të njeriut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!