• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Ulërinte dhe shkelmonte dyshemenë”, Frrok Çupi: Si Berisha na mori Partinë Demokratike

12/05/2025
in Politikë
“Ulërinte dhe shkelmonte dyshemenë”, Frrok Çupi: Si Berisha na mori Partinë Demokratike

Analisti Frrok Çupi në studion e ABC News u rikthye vite pas në kohë duke treguar momentet se si Sali Berisha mori drejtimin e Partisë Demokratike.

Sipas tij, nuk është se Partia Demokratik e pikturoi portretin e kryetari të saj, por ishte vetë Sali Berisha, i cili bëri portretin e partisë.

Ai tregoi edhe votimet që janë bërë, ndërsa rrëfeu shpërthimet e Sali Berishës pasi humbi raundin e parë përballë Aleksandër Meksit.

“Ishte çiban në PD, i ardhur. PD është themeluar në 11 dhjetor , ai e ka dorëzuar teserën e partisë punës më 25 janar të vitit të ardhshëm. Dmth, ka ndodhur një gjë shumë e natyrshme.

Nuk ka qenë PD që e ka vizatuar kryetarin, që e ka bërë bustin, kryetari ka bërë portretin e partisë.Kam qenë prezent.

Meksi fitoi 9 vota, Gramozi dy vota dhe Saliu dy vota. Po sigurisht. Saliu donte të digjte zyrat atë natë. Ka qenë në zyrën time, në zyrën e kryeredaktorit të RD ka ndodhur ajo”, tha ai në ABC News.

Më tej Çupi pohoi si u organizua votimi tjetër dhe se si Sali Berisha shkelmonte dyshemenë e zyrës, në gazetën “Rilindja Demokratike”.

“Ka qenë në zyrën e kryeredaktorit të RD, madje kemi bërë mbledhjen, kemi marrë stola nga rruga se nuk kishim karrige. Kemi qenë 13 veta dhe votimi ka qenë i fshehtë, e vetmja gjë. Kanë qenë tre kandidatë; Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko dhe Sali Berisha dhe siç ua thashë Meksi ka fituar 9 vota, dy e dy janë ndarë të tjerët.

Në atë kohë ka filluar Sali Berisha të gjëmojë, ka qenë me dërrasa ajo zyra, i binte me shkelma, ulërinte dhe ne ishim të rrethuar dhe nga sigurimi i shtetit. Ka qenë afër mëngjesit dhe është bërë nami, Leka i tha: doktor, e bëjmë kështu.

Ti je Meksi me 9 vota dhe unë jam Saliu dhe merri këto votat e mia. U bë qameti atë natë. Pastaj vendosëm t’i bëjmë me 14 , t’i mbledhim nga rrethet, që të vonin shumë njerëz në Pallatin e Kulturës te Biblioteka.

Dhe dy minsionarë, janë vendosur të porta, te dera dhe i kanë porositur kush ka ardhur: voto Saliun se na morët në qafë. I vetmi që ka ulëritur ka qenë Emin Barçi, nëse e mban mend, gazetar i RD, çfarë bëhet kështu.

Madje dhe Abdi Baleta dhe Rustem Gjata janë ngjitur në tribunë dhe kanë thënë se ne kemi Partinë tonë Komuniste, por ju qenkeni më komunistë se komunistët e mi dhe na kanë sharë dhe na kanë bërë copë copë dhe kështu është zgjedhur”, tha ai.

Më të lexuarat

  • Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ndryshoni fanellat”, FIFA godet shtetin e varfër në prag të Botërorit: Kanë mesazh politik, na kujtojnë Napoleonin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ramingo ik”, protestuesja tallet me Kryeministrin: Pija më e re në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Greqia shitet tek të huajt, ne na kanë futur xixat nga të katër anët”, Rama: Nuk do e pranojmë këtë vetëprapakthim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pushime në jaht/ Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj apel protestuese: Mos thërrisni më ‘Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse ‘Trumpët’ nuk po i bashkangjiten betejës së Edi Ramës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video / Ish gjyqtarit Alaudin Malaj i flet subkoshienca: Çfarë të bëj, të vjedh prapë? (Doli pronar i Zvërnecit, dha vendime në favor të Artur Shehut, mund të arrestohet nga Dumani)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Zvërneci: Një vendim i Qeverisë për “zhvillimin” e Porto Palermos, që të “frikëson”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Call centerat / Viktima Eglant Koçi ishte ‘korrier’ i djalit të Saimir Vishajt, pazaret e prishura mes një grupi kriminal dhe pse duhet të ndërhyjë SPAK-u

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTOLAJM/ Nis protesta para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!