AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Ufologu që testoi ADN-në e ‘mumjeve aliene’ thotë se zbulimi i tij ‘ndryshon kursin e historisë’

by SHT Media
27/04/2024
in Botë
6
0
Ufologu që testoi ADN-në e ‘mumjeve aliene’ thotë se zbulimi i tij ‘ndryshon kursin e historisë’
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjetjet e njohura si ‘mumjet Nazca’ në Peru kanë qenë për disa kohë objekt debatesh mes studiuesve. Madje një prej tyre që thotë se ka analizuar përbërien gjenetike të mumjeve, shton se zbulimet mund të sjellin një tjetër botëkuptim për historinë.

Ky sigurisht është një pretendim i fortë prandaj do të duhen prova për ta mbështetur, shkruan rrjeti britanik Ladbibble. Ufologu Jamie Maussan kishte prezantuar më parë një ‘mumje aliene’ të quajtur Montserrat e cila kishte duar e këmbë me nga tre gishta.

Jois Mantilla gjithashtu ka punuar me mumjet e gjetura në disa vendndodhje në Peru, për identifikimin e origjinës së tyre. Mantilla beson se ‘mumjet Nazca’ datojnë prej mijëra vjetësh dhe më parë ecnin mes njerëzve, pa thënë nëse ishin alienë apo jo.

Por megjithëse Maussan e Mantila thonë se kanë prova për kërkimet e tyre mbi krijesat misterioze, shumë kritikë të tjerë i kanë thënë hapur se ato janë asgjë më shumë se kukulla të sajuara për të tërhequr vëmendje.

‘Mumja’ Monserrat e prezantuar më së fundmi është rreth 1 metër e gjatë dhe raportohet se ishte shtatzënë kur kishte vdekur. Ajo ka një pamje tipike alienve të filmave, me kokë të harkuar dhe gjymtyrë të gjatë. Studiuesi peruan shpjegonte: “Kjo ADN e e dokumentuar tregon se vetëm kombinimi i katër geneve ka krijuar një qenie.

“Kjo nuk mund të arrihet me teknologjinë tonë, edhe sikur të kishim miliarda në dispozicion.” “Ka prova fizike se njerëzit dikur kanë bashkëjetuar me specie të ngjashme me tonën, dhe kjo mund të ndryshojë kursin e historisë”, shtonte ai.

Por jo të gjithë ishin të bindur për ‘provat’ e tij. Flavio Estrada, i institutit shtetëror peruan te historisë, deklaroi: “Ato nuk janë as jashtë-tokësorë, as brenda-tokësorë, nuk janë një specie e re dhe as një specie hibride”.

“Ato nuk janë asgjë nga çfarë na kanë thënë këta pseudo-shkencëtarë vitet e fundit.” “Kjo është vetëm një histori e sajuar”, tha studiuesi që nuk impresionohej kollaj, duke shtuar se janë vetëm kukulla të krijuara me kocka kafshësh të ngjitura së bashku./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.