• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

U tall me Srebrenicën, bëhet ministër për Bashkësitë– VLEN nuk ka se si ta ndalë emërimin e Ivan Stoillkoviqit

17/06/2024
in Botë
U tall me Srebrenicën, bëhet ministër për Bashkësitë– VLEN nuk ka se si ta ndalë emërimin e Ivan Stoillkoviqit

“Ivan Stoillkoviq, kryetari i Partisë Demokratike të serbëve në Maqedoni do të jetë po ashtu propozim për zëvendëskryeministër dhe Ministër që do të drejtojë me resorin për Marrëdhënie mes Bashkësive”, kështu deklaroi Hristijan Mickoski gjatë së dieles.

Njeriu që Rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë e quajti “diznejlend nekrofil” do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër në Qeverinë Mickoski i angazhuar për Marrëdhënie mes bashkësive.

Po kjo nuk është e tëra. Po të kërkosh online për të, lexon për afërsinë e tij me Federatën ruse si dhe simpatinë që ka për politikat e Vuçiqit në raport me Kosovën.

Jo më larg se në maj të 2023-shit ai mori pjesë në Forumin e Sigurisë që u mbajt në Moskë, ku ishin edhe presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe drejtori i Agjencisë Serbe për Siguri dhe Informacion, Aleksandar Vulin.

Po bashkëpunime me rusë Stoillkoviqi ka pasur edhe më herët. Në 2018-tën ai ishte pjesë e një delegacioni të partive parlamentare të Maqedonisë që u takuan me zëvendëssekretarin e Këshillit të Përgjithshëm të partisë Rusia e Bashkuar, Sergej Zheljeznak. Pas takimit mediat raportonin se “zhvillimi i bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor, si dhe rëndësia e ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve shpirtërore ndërmjet Rusisë dhe Maqedonisë ishin temat e bisedimeve”.

Emërimi i Ivan Stoillkoviqit nesër do t’i propozohet Kuvendit, po se a do të ketë forcë dikush ta ndalë këtë, mbetet për tu parë.

Zeqirija Ibrahimi nga koalicioni VLEN, që po ashtu do të jetë pjesë e Qeverisë, i pyetur në Daily Click rreth këtij emërimi, tha se nuk është lajm i mirë dhe nuk e përshëndesin, por la të kuptohet se nuk kanë si ta ndalin.

“Ne nuk jemi ata që do të duhet të marrim përsipër gjëra që nuk janë në kompetencën tonë, siç ne nuk lejojmë që z.Mickoski të caktojë se kush do të bëhet ministër nga VLEN-i, edhe ne nuk kemi pretendime që atij t’i themi ta bësh ministër atë apo këtë, për shkak se ka në kuadër të kabinetit të tij plot eksponent edhe të partive të tjera. Sigurisht se retorika e Stoillkoviqit nuk është aspak e përshtatshme as për ne si shqiptarë, as për shtetin e Maqedonisë së Veriut, e as për rrethanat e fqinjësisë së mirë me Kosovën”, tha Ibrahimi.

Ministria për Marrëdhënie mes Bashkësive deri më tani është drejtuar nga Artan Grubi.  Kjo ministri ka për obligim që të kujdeset për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, kornizë që që nga viti 2001 rregullon marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoninë e Veriut. Në një reagim  në Facebook, nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, shkroi se “Marrëveshja e Ohrit për herë të parë pas vitit 2001 në dorë të një serbi me bindje putiniste! Ndryshimi sapo filloi!”

Përndryshe, ndaj Stoillkoviqit, dy subjekte boshnjake të vendit, Bashkimi Demokratik Boshnjak dhe shoqata Këshillit Nacional Boshnjak kanë ngritur kallëzim penal për mohimin dhe talljen e gjenocidit në Srebrenicë./m.j

Më të lexuarat

  • Kurthi i Moskës!

    Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “24 vite të vështira në martesë”/ Rrëfehet Moza Ahmeti: Vajzat nuk e pranonin jetën time të re!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tragjedi në autostradën Durrës-Tiranë! Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, ndërron jetë shoferi, disa të plagosur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për protestat: Shumica qeverisëse do dalë më e fortë, shëmbëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I dënuar për vjedhje fondesh, Kastriot Çipi shpall ‘Kushtetutën e Revolucionit’, Përparim Gjeka nis zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar me telefon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kompania e ‘motoristit’ të call centrave Super Profesionisti denoncohet për vjedhje, aktiviteti i dyshimtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Puçi i Erdoganit te bektashinjtë: ambasadori turk thyen protokollin për të shmangur Baba Mondin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi zbuluar kush i sponsorizon protestuesit”, Vengu: Ç’taksirat kishin dy zonja deputete të sulmoheshin fizikisht?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilirin…”, Moza rrëfen bisedën me partnerin pas Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!