AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“U përballëm me apokalipsin”, N/Koloneli rrëfen betejën me flakët: Zjarret sivjet me përmasa të frikshme

by SHT Media
28/08/2025
in Kronikë
6
0
“U përballëm me apokalipsin”, N/Koloneli rrëfen betejën me flakët: Zjarret sivjet me përmasa të frikshme
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komandanti i bazës ajrore të Farkës, nënkolonel Ervin Buzi ka rrëfyer operacionet për shuarjen e flakëve përgjatë javëve të fundit kur Shqipëria u përfshi nga zjarret.

Sipas Buzit, në operacionet nga ajri merret parasysh fakti që risku dhe rreziku është shumë i lartë për shuarjen e flakëve.

‘Ne përpiqemi të zgjedhim një ekuipazh më të mirë dhe duhet me qenë në zonën e operacionit për sa është e mundur. Gjithmonë duhet të kemi parasysh që risku është shumë i lartë, ose je mbi ujë dhe mund të përfundojmë të mbytemi ose je mbi zjarre se mund të përfundojmë në zjarr dhe me këtë arsyetim ne mundohemi që ta ulim këtë probabilitet, duke pasur helikopterin sa më të lehtë që po të fiket një motor, të kemi mundësi të ikim nga uji dhe mundohemi që të mos të hyjmë 100 për qind në tym sepse do të na fiket motori”, u shpreh Buzi në një intervistë për RTSH 24.

Buzi rrëfeu një episod ku kanë qenë disa operacione në zonën e Finiqit dhe në ato të Delvinës, “ku qielli u mbulua plotësisht. Kishte raste që e shikonim liqenin por nuk afroheshim dot sepse na fikeshin motorrat”.

“Kanë qenë disa operacione në zonën e Finiqit dhe në ato të Delvinës, ku qielli u mbulua plotësisht. Kishte raste që e shikonim liqenin por nuk afroheshim dot sepse na fikeshin motorrat. Kishte simptoma në ekuipazh që fillonte dhimbja e kokës si dhe në zonën e Gramshit dhe aty u mbulua komplet, ka raste që t’i thua; ‘tani është apokalips’. Je duke kërkuar sa më shumë që të ndihmosh sa më shumë dhe je në një nxitim të paparë sepse është edhe adrenalinë që të ndihmosh sa më shumë që je edhe kundër natyrës.

Nënkoloneli vuri në dukje se zonat që u përfshinë nga zjarret këtë vit kanë qenë po ato zona ku Forcat e Armatosura janë përballur edhe në vitet e kaluara, por ndryshe nga vitet e mëparshme, ky vit sipas Buzit, “ka qenë me përmasa të frikshme”.

“Zonat që ne kemi operuar janë pothuajse ato zona që ne kemi operuar çdo vit, por këtë vit kanë qenë përmasat shumë të frikshme. Ne punojmë 2-3 ditë në një zonë të caktuar pastaj në një zonë tjetër dhe të vjen keq që thua ky vend duhet ruajtur dhe jo të shkatërrohet sepse zjarri shkatërron çdo gjë. Mendoj se këtë vit kemi pasur përballjen më të madhe me dimensionet më të mëdha të zjarreve”, tha Buzi ndërsa shtoi se një nga përpjekjet konkrete është shpëtimi i jetëve njerëzore.

“Ndërhyrja ajrore duhet ajo nuk diskutohet, ne bëjmë shumë punë. Por gjithmonë duhet bashkëpunim me forcat në terren, sepse ne kur shkojmë për furnizim karburanti aty ka mbetur një vatër e vogël dhe që mund të marrë përmasa të tjera. Mirë do të ishte që të rritet sa më shumë sensibilizimi publik dhe njësitë lokale të lajmërojnë në kohë, sepse ne bëjmë shumë punë.

Vendimtare është kur shkojmë pranë pronave dhe njerëzve sepse duhet të mbrojmë jetën e njeriut dhe shtëpinë, jo se të tjerat nuk janë vendimtare, por të tjerat të lënë më shumë kohë reagimi”, theksoi nënkoloneli Buzi.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dy nxënëse tërhiqen nga denoncimi ndaj mësuesit në Selenicë, prindërit: Nuk kemi asnjë problem me të!

06/11/2026

“Sa më të lidhur, aq më të fortë”- Nisma e Evropës Qendrore, Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah!

06/11/2026

Qeveria ndryshon ligjin për Trashëgiminë Kulturore, rregulla të reja për monumentet: Tani më shumë kontroll mbi to!

06/11/2026

Aksidentohet i riu në Vlorë, po lëvizte me monopatinë elektrike, dërgohet i plagosur në spital!

06/11/2026

Reforma e pensioneve gati në 2028/ Ministrja Ibrahimaj: Vitin tjetër dyfishohen bonuset mujore! Po monitorojmë çmimet e ushqimeve, shmangim spekulimet

06/11/2026

FOTO / Spiropali mesazh të koduar: Thanë se puçi dështoi, por unë sapo kam nisur…

06/11/2026

Demokratët përgatiten të frenojnë AI, çfarë pritet të ndryshojë në Kongresin amerikan?

06/11/2026

‘Më bërtiste kot. E dogja dhe ika në punë’ – çfarë tha para Policisë vajza që i vuri flakën babait në Burrel

06/11/2026

Berisha nuk mundet duke u bërë disa “Berishë” bashkë

06/11/2026

Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

06/11/2026

VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

06/11/2026

Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

06/11/2026

Revolucioni, Berisha e opozita dështuan, ‘gatuan’ humbjen e 9 majit!

06/11/2026

U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

06/11/2026

Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

06/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dy nxënëse tërhiqen nga denoncimi ndaj mësuesit në Selenicë, prindërit: Nuk kemi asnjë problem me të!
  • “Sa më të lidhur, aq më të fortë”- Nisma e Evropës Qendrore, Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.