AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

‘Më bërtiste kot. E dogja dhe ika në punë’ – çfarë tha para Policisë vajza që i vuri flakën babait në Burrel

by Alb Times
06/11/2026
in Kronikë
6
0
‘Më bërtiste kot. E dogja dhe ika në punë’ – çfarë tha para Policisë vajza që i vuri flakën babait në Burrel

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhet dëshmia e plotë e Majlinda Marës, 41- vjeçares nga fshati Rremull i Burrelit, e cila në 4 nëntor 2026 vendosi të djegë babain e saj 89-vjeçar me 1.5 litra benzinë.

Në dosjen hetimore të siguruar nga gazetari Elton Qyno, tregohet se ky nuk është rasti i vetëm që vajza, ka dashur të vrasë babain e saj përmes zjarrvënies, pasi më parë ka pasur dhe një episod tjetër të mëparshëm por që nuk është denoncuar në policinë e Burrelit.

Ky episod është mbajtur i fshehur nga familjarët dhe vetë i dëmtuari Adem Mara, duke çuar në ripërsëritjen e rastit edhe më rëndë. Shkak i përsëritjes së zjarrvënies është bërë për shkak të grindjeve të vazhdueshme që ka pasur vajza Majlinda Mara me babain e saj, Adem Mara.

Në dëshminë e saj të dhënë në policinë e Burrelit, Majlinda Mara, e cila punon pranë një kopshti, ka treguar se:

“…unë kam dhomën time të gjumit, babai ka dhomën e tij të gjumit dhe vëllai im më bashkëshorten e tij, kanë dhomën e tyre. Rreth një vit më parë unë kam bërë një operacion pranë syrit të majtë pasi më ka pas dalë një puçërr dhe pas operacionit unë kam pasur debate me babain tim Adem Mara, për gjëra koti pasi ai më bërtet mua pa arsye. Rreth një muaj më parë unë kam pas blerë një shishe benzinë 1.5 litra dhe e kam pas fshehur në një vend të në oborrin e banesës.

Sot me datë 4 nëntor 2026, rreth orës 06:20 të mëngjesit, unë jam zgjuar nga gjumi, kam marrë një shkrepse me kunja, kam shkuar dhe kam marrë shishen e benzinës, të cilën e kam pas fshehur në oborrin e shtëpisë dhe kam hyrë në dhomën e gjumit të babait tim, Adem Mara, i cili ishte duke fjetur dhe kam hedhur benzin në tapetin e dhomës që ishte i shtruar në mes të dhomës dhe pastaj, kam ndezur një fije shkrepse, të cilën e kisha në xhep dhe i kam vënë flakën…”.

Më tej Majlinda Mara ka treguar se pas zjarrvënies është larguar dhe dalë jashtë për të shkuar në punë por e ka ndaluar policia e Burrelit.

“…kur flaka u përhap në të gjithë dhomën dhe kanë marrë flakë rrobat e krevatit të babait tim, unë kam dalë në korridor dhe babai im filloj duke bërtitur dhe aty ka ardhur bashkëshortja e vëllait, Gëzimit, Servetja, dhe ka nxjerrë nga dhoma babain tim Ademin. Pas pak unë dola nga shtëpia për të shkuar në punë dhe sa kam dalë tek porta ka ardhur policia dhe më kanë shoqëruar në Komisariat…”- ka pohuar ajo në polici.

Lidhur me këtë ngjarje në pyetje është marë dhe kunata e Mjalinda Marës, shtetësja Servete Mara, e cila në policinë e Burrelit ka treguar se:

“…flakët kanë përfshirë orenditë, tapet një krevat tek druri i dëmtuar pjesërisht si dhe shishe benzinë dhe i ka vu flakën vjehrrit tim Adem Mara…”.

Sipas dëshmisë së Servetes, nuk është hera e parë që Majlinda i ka vënë flakën në dhomën e babait të saj, Adem Mara.

Tags: KronikëKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Sa më të lidhur, aq më të fortë”- Nisma e Evropës Qendrore, Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah!

06/11/2026

Qeveria ndryshon ligjin për Trashëgiminë Kulturore, rregulla të reja për monumentet: Tani më shumë kontroll mbi to!

06/11/2026

Aksidentohet i riu në Vlorë, po lëvizte me monopatinë elektrike, dërgohet i plagosur në spital!

06/11/2026

Reforma e pensioneve gati në 2028/ Ministrja Ibrahimaj: Vitin tjetër dyfishohen bonuset mujore! Po monitorojmë çmimet e ushqimeve, shmangim spekulimet

06/11/2026

FOTO / Spiropali mesazh të koduar: Thanë se puçi dështoi, por unë sapo kam nisur…

06/11/2026

Demokratët përgatiten të frenojnë AI, çfarë pritet të ndryshojë në Kongresin amerikan?

06/11/2026

‘Më bërtiste kot. E dogja dhe ika në punë’ – çfarë tha para Policisë vajza që i vuri flakën babait në Burrel

06/11/2026

Berisha nuk mundet duke u bërë disa “Berishë” bashkë

06/11/2026

Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

06/11/2026

VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

06/11/2026

Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

06/11/2026

Revolucioni, Berisha e opozita dështuan, ‘gatuan’ humbjen e 9 majit!

06/11/2026

U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

06/11/2026

Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

06/11/2026

Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

06/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Sa më të lidhur, aq më të fortë”- Nisma e Evropës Qendrore, Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah!
  • Qeveria ndryshon ligjin për Trashëgiminë Kulturore, rregulla të reja për monumentet: Tani më shumë kontroll mbi to!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.