• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

U kapën me 14 armë zjarri, Gjykata e Tiranës cakton “arrest me burg” për 8 të dyshuarit

01/06/2025
in Kronikë
U kapën me 14 armë zjarri, Gjykata e Tiranës cakton “arrest me burg” për 8 të dyshuarit

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 8 persona të arrestuar dy ditë më parë, të dyshuar për përfshirje në një rrjet të trafikut të armëve.

Me kërkesë të Prokurorisë, trupa gjykuese miratoi vendosjen në paraburgim për shtetasit Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu.

Të dyshuarit nuk kanë pranuar të japin shpjegime përpara trupit gjykues. Ndërkohë, mbrojtja ka kundërshtuar vendimin duke pretenduar se arrestimi është kryer në kundërshtim me ligjin dhe ka kërkuar që të konsiderohet i paligjshëm.

Avokatët kanë ngritur shqetësime për përdorimin e të ashtuquajturave “blerje të stimuluara”, duke pretenduar se policia ka provokuar të arrestuarit drejt veprimeve të kundërligjshme.

Një tjetër pikë e theksuar nga mbrojtja ishte kërkesa për akt-ekspertizën e armëve të sekuestruara, për të verifikuar nëse ato ishin apo jo funksionale.

Nga ana tjetër, Prokuroria ka dorëzuar në gjykatë ekspertiza të mëparshme që lidhen me armët e kapura gjatë ndalimit të shtetasve Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi, ku rezulton se një prej armëve ka qenë jashtë funksioni.

Operacioni i zhvilluar nga strukturat e rendit çoi në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme armatimi dhe sende të tjera:

14 armë zjarri, përfshirë 12 pistoleta (një me silenciator) dhe 2 automatikë, 2077 fara kanabisi, Municion luftarak dhe krehra, 3 automjete, 8 telefona celularë.

Hetimet mbi këtë rrjet të dyshuar kriminal vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur të gjithë skemën e trafikut të armëve dhe përfshirjen e personave të tjerë të mundshëm.

Më të lexuarat

  • Mesazhet/ “Nuk vazhdohet më kështu, njerëzit janë mërzitur, t’a rifillojmë protestën në tetor, Diaspora vjen për Dhërmiun, ‘flamingot’ të dëshpëruar, deklarojnë fundin e revolucionit

    Mesazhet/ “Nuk vazhdohet më kështu, njerëzit janë mërzitur, t’a rifillojmë protestën në tetor, Diaspora vjen për Dhërmiun, ‘flamingot’ të dëshpëruar, deklarojnë fundin e revolucionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si Trump e shndërroi NATO-n në një Bankomat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prokurori italian ngre alarmin për drogën vdekjeprurëse: Po bëhet “ari” i ri i krimit të organizuar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Më gënjyen Elisa me Bushatin’, neomalësorja tentativa për t’u rikthyer në PS pas zbehjes së protestës, 12 deputetët që i premtuan nuk u larguan nga PS-ja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetarët e Fanes në krye të protestës për të drejtat e tyre apo që pronari të mos paguajë 6.4 milionë euro taksa?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk ndalen skandalet për Sánchez, numri i të pandehurve në PS-në spanjolle ia kalon deputetëve në Kongres!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Na hodhën bombën mbi shtëpi, dyert u mbushën me plumba”, Bardhi: Një vajzë e re në jetën time

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bëri fushatë duke nxjerrë b*thën jashtë, pse Alfred Lela nuk u zgjodh në Kryesinë e PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!