• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

U filmua duke kapur nga xhupi të riun, pezullohet nga detyra nënkomisari në Berat

15/03/2024
in Kronikë
Kreu i Policisë së Shtetit nuk do të zgjidhet më nga ministri i Brendshëm, ja ndryshimet në ligj

Shefi i sektori të Trafikut Urban, nënkomisar Nikolla Babai, është pezulluar nga detyra, pas publikimit në mediat sociale të një video ku shfaqet teksa kapj prej xhupi një të ri në Berat, që nuk pranon t’i dorëzojë dokumentet. Mësohet se ndaj tij ka nisur hetimin disiplinor.

Policia po ashtu ka vënë nën hetim 28-vjeçarin M.N, banues në Berat, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Gjithashtu, ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 4000 lekë dhe me pezullim të lejes së drejtimit

‘Menjëherë pas publikimit të një videoje në rrjetin social JOQ, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të  punonjësit të Policisë Nënkomisar N. B., me detyrë Shef i Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Berat.

Sqarojmë se ditën e djeshme, të gjitha strukturat e Policisë Berat, ishin të angazhuara për mbarëvajtjen e aktiviteteve në qytet, si dhe për menaxhimin e trafikut, me rastin e Ditës së Verës.

Rreth orës 14:00, të datës 14.03.2024, punonjësit e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga shtetasi M. N.(që shfaqet edhe në videon e  publikuar) pasi në ato momente, në zbritje, kishte fluks automjetesh dhe këmbësorësh. Drejtuesi i automjetit nuk po i bindej urdhrit të Policisë për të pritur disa minuta, derisa të lirohej rruga, por i ka kundërshtuar ata dhe më pas ka fikur automjetin në rrugë dhe ka tentuar të largohet duke bllokuar dhe rrugën.

Për këtë arsye është bërë shoqërimi i drejtuesit të automjetit, në ambientet e Komisariatit. Në përfundim të veprimeve, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. N., 28 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Gjithashtu, ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 4000 lekë dhe me pezullim të lejes së drejtimit, në bazë të nenit 190, pika 2 dhe 6, të Kodit Rrugor.

Në lidhje me veprimet e punonjësit të Policisë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për punonjësin e Policisë Rrugore Nënkomisar N. B., i cili shfaqet në videon e publikuar.’- njofton policia.

/f.s

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!