• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

U ekzekutua në serë, detaje të reja nga vrasja e Gentjan Bejtjas, një nga armët nuk u përdor fare…

21/03/2024
in Kronikë
U ekzekutua në serë, detaje të reja nga vrasja e Gentjan Bejtjas, një nga armët nuk u përdor fare…

Nga Esido Barkaj

Zbulohet ekspertiza e armëve që u gjetën brenda mjetit Land Rover, makinë që u përdor në vrasjen mafioze të Gentjan Bejtjas, i cili u ezkekutua në serën brenda oborrit të banesës së tij në Larushk të Fushë-Krujës.

Sipas burimeve, zbulohet se nga katër armët e gjetura në mjetin e djegur në fshatin Hasanaj, tre prej tyre janë përdorur për ekzekutimin e 43-vjeçarit.

Të gjitha plumbat që janë gjetur brenda serës, janë shtënë pikërisht nga këto armë. Sipas ekspertizës asnjë nga gëzhojat përputhet me armën e katërt që ishte brenda mjetit.

Kjo përforcon dyshimin e hetuesve se nga 4 persona që mendohet se kanë marrë pjesë në atentat, 3 prej tyre janë futur brenda oborrit të vilës në momentin që Bejtja ka dalë nga banesë për të shkuar në serë. Mister mbetet fakti sesi autorët kanë ditur lëvizjet e viktimës, nëse ai është vrojtuar nga një distancë e afërt nga autorët.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se personi i arrestuar një ditë më parë, Ilir Beqaraj, i njohur ndryshe dhe me mbiemrat Brahimi dhe Mançellari kishte si detyre transportin e autorëve nga fshati Hasanaj ku dogjën mjetin dhe u drejtuan drejt Bubqit. Madje mësohet se Beqaraj ka mbërritur me makinën tip Golf pak minuta më pas në pikën ku autorët i vendosën flakën mjetit.

Makina aktualisht ndodhet në laborator për të zbuluar nëse ka apo jo gjurmë që mund të ndihmojnë hetuesit për të zbuluar identitetin e 4 personave të tjerë. Deri tani ende nuk është zbardhur roli në këtë krim I të arrestuarit tjetër Edison Haxhiu, pronari i automjetit.

Pista më kryesore e grupit hetimor mbetet ajo e vrasjes me pagesë, pra që autorët të jenë porositur nga persona të tjerë për eliminimin e Gentjan Bejtjas.

Më të lexuarat

  • Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj shpërthen ndaj Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si qeveria amerikane e Donald Trump e bëri Elon Musk trilionerin e parë në botë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Netanyahu ‘i prish’ ditëlindjen Trumpit, sulmon Bejrutin dhe rrezikon marrëveshjen me Iranin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Sazani në Zvërnec, Edi Rama: Ja e vërteta e këtyre investimeve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy gjyshe pjesë e aferës së AKSHI-t. Pse Bledar Maksuti nuk procedon ‘oktapodin’ Gerond Meçe? Si kalonin paratë nga ABS në xhepat e Daniel Shimës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ I ngacmoi motrën, Mateo “merr zvarrë” gazetarin në mes të lokalit në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Organizatori i protestës Arben Kola thirrje për rrethimin e SPAK-ut, shfaqen persona të maskuar, akte dhune dhe sulme seksuale ndaj vajzave e grave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!