AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

by SHT Media
09/01/2026
in Politikë
6
0
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Politologu Ermal Hasimja, i pranishëm në takimin e thirrur nga Sali Berisha me partitë opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile, u shpreh se problemi kryesor i opozitës në tërësi është mungesa e besueshmërisë së qytetarëve.

Sipas tij, nëse opozita do të kishte besueshmëri te qytetarët, “lufta” e saj kundër qeverisë së Edi Ramës do të ishte më e lehtë.

Kritika shprehu në veçanti edhe për Partinë Demokratike, teksa tha se nuk mund të duket sikur po bashkëpunon me Partinë Socialiste për të ndryshuar Kodin Zgjedhor në kurriz të partive të vogla, dhe më pas t’i ftojë këta të fundit për të bashkëpunuar kundër qeverisë.

“Problemi kryesor që ka sot opozita, jo thjesht PD, është besueshmëria. Nëse në çdo vend evropian normal me demokraci sot, do të mjaftonte jo një opozitë jo e shkëlqyer por thjesht një normale që regjimet e këtij lloji të fshiheshin jo thjesht nga pushteti por edhe nga historia. Nga ana tjetër, besoj se opozita në tërësi s’e ka luksin që të shmangë nga rradhët e veta ose të krijojë konflikte të brendshme, hiq ndonjë rast si puna e marksistëe të Arlind Qorrit dhe Lëvizja Bashkë.

Mendoj që PD dhe të tjerat duhet të mblidheshin dhe të diskutojnë jo me hartime e poezi, problemet i dimë shumë mirë. Çështja është që nëse do të ketë një bashkëpunim, duhet ndërtuar mbi bazën e një diçkaje konkrete, propozimi konkret. Së pari, çështja e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Pika e dytë, çështja e mbrojtjes dhe mbështetjes të sistemit të drejtësisë. Këtu PD është me luhatje megjithatë këto kohët e fundit kam konstatuar se ka një qëndrim më pozitiv.

Sot institucionet më të besueshme janë të drejtësisë. Do s’do PD, Shehaj e Lapaj, sot institucionet më të besueshme janë këto, dhe bashkëpunimi me partitë e tjera është çështje domosdoshmërie. Nga 150 mijë votat që kanë marrë partitë e reja të vogla, janë vota që nuk do të shkonin kurrë te e djathta. Sepse janë vota të të majtëve të zhgënjyer. Kjo është edhe një arsye tjetër se pse votat e këtyre partive janë të nevojshme dhe shumë mirë që iu bë ftesa atyre. PD duhet të tregojë edhe një nivel besueshmërie dhe parimor më të lartë.

Nuk ka nevojë që PD ta lejojë veten që të shfaqet bashkëpunuese me PS për ndryshimin e kodit zgjedhor në kurriz të të voglave dhe më pas t’i ftojë këto parti të vogla për të bashkëpunuar. Nëse PD është e sinqertë te bashkëpunimi, është akoma në kohë, le ta vazhdojë këtë një hap më tutje. Le të ndryshojë ndryshimin e Kodit zgjedhor që do të çonte në eliminimin e këtyre partive të vogla. Nëse PD do të mbante një qëndrim të tillë, do t’i shtonte besueshmëri PD.”, tha Hasimja.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit
  • Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.