AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Trump zotohet: Po u bëra President, do ndaloj hyrjen në SHBA të myslimanëve

by SHT Media
06/05/2024
in Botë
6
0
“Amerika po bëhet një vend komunist”, Trump thotë se po përndiqet nga politika njësoj si Navalny
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati që pritet të sigurojë emërimin e Partisë Republikane për garën presidenciale, Donald Trump thotë se në rast se do të fitojë, do të rikthejë vendimin për t’u ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara shtetasve të disa vendeve me shumicë myslimane, që në ditën e parë që do të hyjnë në zyrë.

Kur Trump garoi për president në 2016 ai u zotua të ndryshonte ligjin amerikan të emigracionit për të mos lejuar hyrjen në vend të terroristëve nga vendet islamike. “Do t’i mbajmë larg vendit tonë terrorristët radikalë islamikë, 100%. Nuk kemi zgjidhjet tjetër”, thoshte Trump në nëntor të vitit 2016.

Pasi mori detyrën ai u ndaloi hyrjen në SHBA të shtetasve nga 7 vende me shumicë myslimane duke nxitur protesta dhe padi ligjore, përfshirë nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut , “Unioni për Liritë Civile Amerikane”(American Civil Liberties Union).

“Nëse ka kërcënime reale atëherë këto kërcënime duhet të hetohen në bazë individuale. Nuk mund të marrim të mirëqenë se një grup i caktuar qytetarësh ose i një besimi të caktuar fetar është më i rrezikshëm se një grup tjetër”, shprehet Lee Gelernt, nga Organizata “Unioni për Liritë Civile Amerikane”

Vendimi për ndalimin e udhëtimit shkoi deri në Gjykatën e Lartë, ku shumica konservatore e la atë në fuqi, çka u përshëndet nga Trump përmes reagimeve online si edhe në Shtëpinë e Bardhë.

“Duhet të tregohemi të ashpër dhe të jemi të sigurt”, thoshte Trump në 25 qershor të vitit 2018.

Në 2020, Joe Biden bëri fushatë kundër këtij vendimi të Trump. “Nuk keni pse pranoni një president që përhap urrejtje dhe përjashtim dhe shpik vendime për ndalim udhëtimi, ndalime për myslimanët”.

Ai e shfuqizoi vendimin pasi u bë President. 4 vjet më vonë, Trump u tha mbështetësve në Viskonsin këtë javë se ngjarjet që po ndodhin në Lindjen e Mesme e kanë bindur se ka ardhur koha për një vendim tjetër për ndalim udhëtimi.

“Ne nuk kemi nevojë për xhihad në Shtetet e Bashkuara. Nuk kemi nevojë që qytetet tona të shndërrohen në vatra terrorizmi. Në ditën e parë të presidencës sime do të rikthej ndalimin e udhëtimit, duke pezulluar hyrjen e refugjatëve dhe mbajtur larg vendit tonë terrorristët, siç kam bërë më parë”.

Në këtë fushatë, Biden ka vlerësuar lart kontributin e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara duke u shprehur para një grupi donatorësh këtë javë se vendet e tjera kanë vuajtur pasi janë ksenofobe.

“Pse ka ngecur ekonomia e Kinës? Pse ka vështirësi Japonia? Rusia? India? Për shkak të ksenfofobisë. Ata nuk i duan emigrantët. Emigrantët na bëjnë më të fortë. Nuk është shaka. Nuk është ekzagjerim. Sepse kemi një dyndje punëtorësh që duan të qëndrojnë këtu dhe të kontribuojnë”.

Emigrantët po na bëjnë më të fortë, tha Biden, sepse “një dyndje punëtorësh që duan të qëndrojnë këtu dhe të kontribuojnë”. Sipas një ankete të muajit prill të organizatës “Harvard CAPS-Harris” emigracioni dhe inflacioni janë ndër shqetësimet kryesore të votuesve amerikanë./VOA

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.