AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Trump i kërkon Ukrainës kompensim për ndihmën ushtarake: Duam 50% të të ardhurave

by SHT Media
19/02/2025
in Botë
6
0
Trump i kërkon Ukrainës kompensim për ndihmën ushtarake: Duam 50% të të ardhurave
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që SHBA të marrë 50% të të ardhurave të Ukrainës nga burimet natyrore, portet dhe infrastruktura si kompensim për ndihmën ushtarake të dhënë ndaj Kievit.

Kjo kërkesë ishte pjesë e një kontrate të draftuar për “rikonstruksionin e Ukrainës”, e cila ka mbërritur në tryezën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ka shkaktuar shqetësim të madh në Kiev.

Sipas dokumentit të klasifikuar si “Privileged & Confidential”, SHBA do të mbajë një pjesë të përhershme të ekonomisë ukrainase përmes një fondi të përbashkët investimesh, i cili synon të parandalojë që “palët armiqësore” të përfitojnë nga rindërtimi i vendit.

Një burim i afërt me administratën Trump ka deklaruar se kjo është një përpjekje për të rikuperuar qindra miliarda dollarë të taksapaguesve amerikanë.

Marrëveshja e propozuar do t’i jepte SHBA-së 50% të të ardhurave nga shfrytëzimi i mineraleve, naftës dhe gazit, si dhe të gjitha licencave të reja të lëshuara për palët e treta, për një periudhë të pacaktuar.

Po ashtu, Uashingtoni do të kishte të drejtën e parë për të blerë mineralet e eksportueshme dhe një “peng” mbi të ardhurat nga licencat e reja.

Dokumenti parashikon që kontrata të qeveriset sipas ligjit të Nju Jorkut dhe t’i sigurojë SHBA-së imunitet sovran, duke i dhënë një kontroll të gjerë mbi ekonominë e Ukrainës.

Trump ka deklaruar më parë se Ukraina kishte pranuar t’i jepte SHBA-së qasje në pasuritë e saj minerale, duke argumentuar se ndihma amerikane ka qenë shumë më e madhe se ajo e vendeve të tjera.

“Ata mund të bëjnë një marrëveshje ose mund të mos e bëjnë. Mund të jenë rusë një ditë, ose mund të mos jenë. Por ne kemi derdhur miliarda atje dhe dua t’i rikuperojmë,” theksoi presidenti amerikan.

Draft-marrëveshja do ta detyronte Ukrainën të paguante për rindërtimin e saj më shumë, si përqindje e PBB-së, sesa Gjermania pas Luftës së Parë Botërore. Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i

Shtetit nuk kanë komentuar ende mbi këtë çështje.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vdekja e 16-vjeçarit në restorant në Fushë-Krujë, arrestohen kamarieri dhe pronari i lokalit

12/10/2026

Vrasja e Egli Progës, rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për dy të akuzuarit

12/10/2026

Dyshohet të jetë autori i plagosjes në Sauk, arrestohet në Greqi 19-vjeçari turk

12/10/2026

Aksident në unazën e Fierit, makina përplas biçikletën, plagoset drejtuesi i saj

12/10/2026

Sulm me thikë në Greqi, 58-vjeçari shqiptar plagoset rëndë nga një 17-vjeçar

12/10/2026

Ministri i Jashtëm izraelit në Tiranë, takim me Ramën dhe marrëveshje dypalëshe

12/10/2026

Leku thyen rekord global në kursin ndaj euros ne 10 vite, monedha më e fortë në listën e 40 vendeve

12/10/2026

Çift erotik dhe afera në UKT. Klientët dhe skema e korrupsionit me tendera. Drejtori i ri Flauers Shoshi shton pasuritë e dyshimta. Skerdi Drenova nis pastrimin e parave si konsulent financiar?

11/10/2026

Pastrimi i parave të AKSHI-t/ Cili është roli i Albana Lopçit, vartëses së Daniel Shimës?

11/10/2026

Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

11/10/2026

Irani refuzon përgjigjen e SHBA-së: Shtatë kushtet për rihapjen e Hormuzit nuk janë përmbushur

11/10/2026

Kodi i Etikës në Ministrinë e Arsimit! Kumbaro vendos rregulla për veshjen, dhuratat dhe përdorimin e telefonit

11/10/2026

Shqipëria vijon angazhimin në KFOR, Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

11/10/2026

Prona private për projektet rrugore! Qeveria miraton shpronësimet në Fier dhe Tiranë

11/10/2026

Ministri Hoxha reagon ndaj Daçiçit: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme!

11/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Jep dorëheqjen drejtori i Burgjeve, Kupi: Pas shtatë muajsh vendosa që…
  • Vdekja e 16-vjeçarit në restorant në Fushë-Krujë, arrestohen kamarieri dhe pronari i lokalit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.