AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Pastrimi i parave të AKSHI-t/ Cili është roli i Albana Lopçit, vartëses së Daniel Shimës?

by Alb Times
11/10/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Pastrimi i parave të AKSHI-t/ Cili është roli i Albana Lopçit, vartëses së Daniel Shimës?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Albana Lopçi, vartësja e Daniel Shimës, ka marrë në pronësi për vetëm 1 mijë euro shoqërinë D’Amir, një biznes restorantesh që ishte zgjeruar brenda pak muajsh nga themelimi. Shitja e tetorit 2025 është përfshirë në akuzat për një skemë pastrimi parash, ku Albana Lopçi dyshohet se ka shërbyer si prestanome e ish-zëvendësdrejtorit të AKSHI-t, duke mbajtur në emrin e saj investime që pretendohet se janë financuar me paratë e korrupsionit me tenderat publikë.

Në këtë dosje rol kyc ka Enkeleda Hysa, partnerja e Daniel Shimës dhe mikeshë e afërt e Albana Lopçit. Marrëdhënia e vartësisë me Shimën, afërsia me Hysën dhe kalimi i pronësisë së restoranteve janë elementet mbi të cilat mbështetet akuza se D’Amir është përdorur për të fshehur përfituesin real të investimit. Dyshimi është se paratë janë futur në biznes përmes investimeve në ambiente, pajisje dhe aktivitet tregtar, ndërsa pronësia është regjistruar te një person i besuar i çiftit.

D’Amir u themelua më 7 qershor 2023 nga Amir Gjokmeli, kuzhinier me profesion, me kapital 100 mijë lekë. Vetëm një muaj më vonë, shoqëria regjistroi dy adresa të tjera aktiviteti në zonën e autostradës Tiranë-Durrës dhe Kasharit. Në korrik 2024 u shtua edhe një adresë, ndërsa në tetor 2025 Gjokmeli ia shiti kuotat Albana Lopçit për të njëjtën shumë me të cilën kishte themeluar kompaninë.

Sipas një investigimi të publikuar nga Prapaskena, në ambientet e D’Amir janë kryer investime të konsiderueshme dhe Albana Lopçi akuzohet se ka mbuluar pronësinë reale të Daniel Shimës dhe Enkeleda Hysës. Në kontratën e shitjes shfaqet noterja Margena Cela, e përshkruar në të njëjtin raportim si mikeshë e afërt e Hysës.

Shitja për 1 mijë euro është një prej transaksioneve që ushqen dyshimet për fshehje pasurie. D’Amir kishte kaluar më shumë se dy vjet nga themelimi, kishte zgjeruar adresat e aktivitetit dhe zotëronte një biznes për të cilin raportohen investime me vlera shumë më të larta se kapitali fillestar. Çmimi i kuotave, marrëdhëniet financiare dhe burimi i investimeve janë pjesë e pretendimeve për një skemë ku restorantet përdoren për të qarkulluar para të korrupsionit.

Daniel Shima është përmendur në dosjen e AKSHI-t për ndërhyrje në procedurat e prokurimit, ndërsa emri i tij del edhe në raportimet për transaksione të Digital Euphoria me kompani private. FAB Construction, Alu Glass dhe Shega Trans janë ndër bizneset e identifikuara në këto marrëdhënie. Dyshimet për faturime fiktive dhe kalim fondesh mes kompanive kanë ngritur akuzën se investimet private të rrethit të Shimës mund të jenë financuar me para të përfituara nga tenderat.

Albana Lopçi kishte themeluar më 5 tetor 2020 kompaninë SLP HOTEL Managment Consultants, me objekt menaxhimin e hoteleve dhe zhvillimin e strukturave turistike. Në regjistrimin historik, Lopçi zotëronte 51 për qind të kapitalit, ndërsa Stuart Leslie Pringle kishte 49 për qind. Kapitali fillestar ishte 100 mijë lekë.

Në investimet e rrethit të Daniel Shimës evidentohen edhe projektet hoteliere në Pogradec dhe Borsh. Projekti Radisson Individual Premium në Borsh ka një vlerë të raportuar rreth 27 milionë euro, ndërsa mes kompanive të përfshira figuron FAB Construction, e cila del edhe në marrëdhëniet financiare të Digital Euphoria. Informacionet për një përfshirje të mundshme të Lopçit në administrimin e strukturave hoteliere e kanë zgjeruar pistën e pastrimit të parave nga restorantet drejt investimeve në bregdet.

Pamfleti disponon informacione se Albana Lopçi është edhe kunata e Idlir Lopçit, biznesmenit që del në dosjen italiane të call center-ave me ish-deputetin socialist Artan Gaçi. Idlir Lopçi dhe Gaçi kanë qenë ortakë në kompaninë RAKEHA, ndërsa Lopçi ka zotëruar edhe SUPREME, shoqëri që operonte në fushën e marketingut telefonik. Dosja e ardhur nga Italia ka rikthyer në SPAK aktivitetin e këtyre kompanive, ndërsa Gaçi dhe Idlir Lopci është paraqitur për të dhënë shpjegime.

Marrëdhënia familjare e raportuar mes Albana dhe Idlir Lopçit është një pistë më vete. Ajo nuk dokumenton kalim parash ndërmjet bizneseve të tyre, ndërsa akuza për pastrimin e parave të Daniel Shimës lidhet konkretisht me D’Amir, Digital Euphoria dhe investimet që i atribuohen rrethit të ish-zyrtarit të AKSHI-t.  /Pamfleti

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Çift erotik dhe afera në UKT. Klientët dhe skema e korrupsionit me tendera. Drejtori i ri Flauers Shoshi shton pasuritë e dyshimta. Skerdi Drenova nis pastrimin e parave si konsulent financiar?

11/10/2026

Pastrimi i parave të AKSHI-t/ Cili është roli i Albana Lopçit, vartëses së Daniel Shimës?

11/10/2026

Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

11/10/2026

Irani refuzon përgjigjen e SHBA-së: Shtatë kushtet për rihapjen e Hormuzit nuk janë përmbushur

11/10/2026

Kodi i Etikës në Ministrinë e Arsimit! Kumbaro vendos rregulla për veshjen, dhuratat dhe përdorimin e telefonit

11/10/2026

Shqipëria vijon angazhimin në KFOR, Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

11/10/2026

Prona private për projektet rrugore! Qeveria miraton shpronësimet në Fier dhe Tiranë

11/10/2026

Ministri Hoxha reagon ndaj Daçiçit: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme!

11/10/2026

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

11/10/2026

Industria e armëve në Shqipëri/ Qeveria propozon TVSH zero dhe përjashtim nga taksat vendore, kontrolle më të forta për kompanitë

11/10/2026

Detaje nga atentati me tritol në Gjirokastër/ I vendosën 300 gramë eksploziv në makinë, i ati i Erigels Mela ka qenë prokuror

11/10/2026

Përndiqte ish-partneren në Itali/ Shqiptarja mbyllet në tualetin e picerisë dhe telefonon policinë, arrestohet ish-i dashuri

11/10/2026

Shpërthimi në rafinerinë greke, vdes edhe shqiptari i dytë, arrestohen 4 persona për aksidentin tragjik

11/10/2026

Shqiptarët të parët për dëbimet nga Anglia për të pestin vit radhazi, 2,247 persona u kthyen në Atdhe

11/10/2026

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Gjykata Supreme britanike cakton datën për apelin e ekstradimit

11/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Çift erotik dhe afera në UKT. Klientët dhe skema e korrupsionit me tendera. Drejtori i ri Flauers Shoshi shton pasuritë e dyshimta. Skerdi Drenova nis pastrimin e parave si konsulent financiar?
  • Pastrimi i parave të AKSHI-t/ Cili është roli i Albana Lopçit, vartëses së Daniel Shimës?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.