AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Çift erotik dhe afera në UKT. Klientët dhe skema e korrupsionit me tendera. Drejtori i ri Flauers Shoshi shton pasuritë e dyshimta. Skerdi Drenova nis pastrimin e parave si konsulent financiar?

by Alb Times
11/10/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Çift erotik dhe afera në UKT. Klientët dhe skema e korrupsionit me tendera. Drejtori i ri Flauers Shoshi shton pasuritë e dyshimta. Skerdi Drenova nis pastrimin e parave si konsulent financiar?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Largimi i drejtorit ‘hamshor’ Skerdi Drenova bashkë me ‘hirushet’ e tij nuk i kanë shuar thashethemet për historitë rozë dhe harbimet në Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), një nga institucionet simbol për afera të dyshuara korruptive me tendera, shpenzime të fryra dhe shpërdorime. Një tjetër histori dashurie përflitet vesh më vesh, herë me nënqeshje dhe herë me romuze në UKT, duke i dhënë institicionit publik të ujit konturet e një lokacioni erosi.

(Nuk është sekret që ministritë dhe drejtoritë janë kthyer në hapësira që shërbejnë për të përmbushur “takime të afërta” e “nevoja personale”. Korridoret e tyre shërbejnë si kthina pub-i për njohje të reja. Për vajzat e shumta në korridoret e administratës, dita kalon me takime të vogla private, nëpër zyra, korridore, holle, deri në një ambient më të qetë të zyrës së “shefave”, ku bëhen “takime pune”. Hapësirat dhe aromat janë shumë ndjellëse në korridoret e ministrive, aty ku hierarkitë dhe detyrat shtetërore zbehen përpara dëshirave apo epsheve të fshehta).

Megjithatë, tenderat, koncensionet, lejet dhe licencat janë në plan të parë. Në fund të muajit dhjetor 2025 u shkarkua nga detyra kreu i Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, Skerdi Drenova, i cili kur drejtonte OST, përpos shumë bëmave të tjera, hapi edhe një tender me vlerë 130 mijë euro për trajtim kozmetik për punonjëset femra. Fiksimin për të shpërdoruar paratë publike e jetësoi edhe në UKT, ku hodhi idenë për kontrollin emocional të punonjëve.

Ideja e Drenovës u konkretizua nga drejtori i ri Flauers Shoshi, me përvojë në çështjet e furnizimit me ujë, i cili në korrik 2026 hapi tenderin me vlerë 120 mijë euro. Shoshi u emërua në krye të UKT në 5 janar 2026. ‘Goditjen e parë’ Shoshi e bëri në 19 janar 2026 duke i dhënë Erzen Breçanit tenderin me vlerë rreth 2.5 milionë euro për shoqërimin me roje të parave që mbledhin pikat e UKT-së dhe ruajtjen fizike të godinave.

Sipas burimeve, tenderi ishte paracaktuar me pazar në tavolinë nga Drenova dhe Breçani, të cilin SPAK-u e akuzon për grup kriminal, trafik droge dhe pastrim parash. Nuk ka pasur konkurrencë, pasi me konkurrentët ishte marrë vesh fituesi. Oferta fituese është pothuajse sa fondi limit. Letrat ishin kopsitur. Shoshit i është dashur vetëm finalizimi. Dhe ashtu ndodhi. Shoshi ka ‘qerasur’ me dy tendera 300 mijë euro për zhbllokim pusetash edhe demokratin tjetër Sahit Dollapin, që të dy me ofertë sa fondi limit.

Krahas tenderave të zakonshëm, të cilët i ‘fitojnë’ i njëjti rreth klientelist, Flauers Shoshi ka bërë një tjetër ‘goditje të madhe’, me tenderin e blerjes së tubave, me vlerë 1.5 milionë euro, paracaktuar për Ajla Ngjeliun. Tenderi u hap me 5 mars 2026, ndërsa fituesi u shpall një muaj më vonë, me ofertë gati sa fondi limit. Pjesë e manipulimit të procedurës është edhe kompania Ligus shpk.

Para se të emërohej në UKT, Flauers Shoshi ka qënë kreu i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve. Ky funksion i ka sjellë edhe kosto pasi emri i tij është në një dosje të SPAK-ut për tenderin 15 milionë euro për ndërtimin e një Eco-Parku në zonën e Porto Romanos. Nga ana tjetër, pas emërimit AKUM, Shoshi rezulton se është pronar i tetë pasurive të paluajtshme, me burim herë kursimet nga paga dhe herë si dhuratë.

Skerdi Drenova kërdinë me tendera, dyshohet se fsheh pasuri miliona euro 

Evidenca, lidhje dhe disa raporte të KLSH-së konfirmojnë se Skerdi Drenova ka bërë kërdinë me tendera kur ishte në krye të OST-së dhe UKT-së. Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë një auditimi të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), kur në krye ishte Drenova, ka kosntatuar vjedhje të fondeve publike nga disa kompani, të cilat ishin kontraktuar nga OST përmes procedurave tenderuese (të dyshuara si fiktive) për zbatimin e kontratave për shërbime të ndryshme, si mirmëmbajtje, shtrirje linjash etj.

Krahas tenderave për verë, mish, lule dhe ditëlindje, Drenova i dha rreth 300 milionë lekë kompanisë ASG me pronar Gazmend Haxhia për makina me qira, ndërkohë që me këto para mund të bliheshin 15-20 makina të reja. Të njëjtën skemë Drenova aplikoi edhe në UKT, duke finalizuar tendera të paracaktuar për një rreth klientësh, të cilët, siç shprehen disa prej tyre, jepnin në këmbim ryshfet 20-30 përqind.

Vështirë të besohet se Drenova diktonte vetë ndarjen e tendera të mëdhenj duke marrë ‘pjesën e luanit’, por Drenova dyshohet se ka bërë miliona euro thjeshtë duke u kujdesur për kopsitjen e letrave. Drenova ka deklaruar disa apartamente dhe tokë në Borsh, ndërsa pas shkarkimit nga UKT ka nisur të lëshojë fatura si konsulent financiar./ Marrë nga PRAPASKENA

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Çift erotik dhe afera në UKT. Klientët dhe skema e korrupsionit me tendera. Drejtori i ri Flauers Shoshi shton pasuritë e dyshimta. Skerdi Drenova nis pastrimin e parave si konsulent financiar?

11/10/2026

Pastrimi i parave të AKSHI-t/ Cili është roli i Albana Lopçit, vartëses së Daniel Shimës?

11/10/2026

Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

11/10/2026

Irani refuzon përgjigjen e SHBA-së: Shtatë kushtet për rihapjen e Hormuzit nuk janë përmbushur

11/10/2026

Kodi i Etikës në Ministrinë e Arsimit! Kumbaro vendos rregulla për veshjen, dhuratat dhe përdorimin e telefonit

11/10/2026

Shqipëria vijon angazhimin në KFOR, Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

11/10/2026

Prona private për projektet rrugore! Qeveria miraton shpronësimet në Fier dhe Tiranë

11/10/2026

Ministri Hoxha reagon ndaj Daçiçit: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme!

11/10/2026

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

11/10/2026

Industria e armëve në Shqipëri/ Qeveria propozon TVSH zero dhe përjashtim nga taksat vendore, kontrolle më të forta për kompanitë

11/10/2026

Detaje nga atentati me tritol në Gjirokastër/ I vendosën 300 gramë eksploziv në makinë, i ati i Erigels Mela ka qenë prokuror

11/10/2026

Përndiqte ish-partneren në Itali/ Shqiptarja mbyllet në tualetin e picerisë dhe telefonon policinë, arrestohet ish-i dashuri

11/10/2026

Shpërthimi në rafinerinë greke, vdes edhe shqiptari i dytë, arrestohen 4 persona për aksidentin tragjik

11/10/2026

Shqiptarët të parët për dëbimet nga Anglia për të pestin vit radhazi, 2,247 persona u kthyen në Atdhe

11/10/2026

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Gjykata Supreme britanike cakton datën për apelin e ekstradimit

11/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Çift erotik dhe afera në UKT. Klientët dhe skema e korrupsionit me tendera. Drejtori i ri Flauers Shoshi shton pasuritë e dyshimta. Skerdi Drenova nis pastrimin e parave si konsulent financiar?
  • Pastrimi i parave të AKSHI-t/ Cili është roli i Albana Lopçit, vartëses së Daniel Shimës?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.