Një 19-vjeçar turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar në Greqi.
I riu dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri të 36-vjeçarit turk Halil Uçar, ngjarje e ndodhur më 9 mars të këtij viti në një lokal në zonën e Saukut, në Tiranë.
19-vjeçari u arrestua në Greqi së bashku me dy shtetas të tjerë turq, të moshës 21 dhe 22 vjeç, gjatë një kontrolli policor në aksin rrugor Kalamata-Pylos.
Kujtojmë që plagosja në Tiranë ndodhi më 9 mars të këtij viti, brenda një restoranti në zonën e Saukut. Autori u ngjit në katin e dytë ku ndodhej 36-vjeçari, ku e qëlluar këtë të fundit me armë zjarri, duke e lënë të plagosur me një plumb në shpatull. Menjëherë pas të shtënave autori i largua nga vendngjarja.
Burimi: Kronika