AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Buxheti 2027: për studentët dhe me studentët?

by Alb Times
26/11/2026
in Opinion
6
0
Zvërneci, një pasuri natyrore që meritonte më shumë se deklarata nga mjedisorët

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Për vitin e ardhshëm, mbi 60 përqind e rreth 78 mijë studentëve që kemi pritet të përfitojë një formë mbështetjeje nga shteti.

Bursa deri në 25 mijë lekë në muaj për studentët e dalluar, busra 150 mijë lekë në muaj për ata me familje në vështirësi financiare , përjashtimi nga tarifat ose përgjysmimi i tarifave universitare për shumë studentë, investimet në nivel 100 milionë euro në përmirësimin e konvikteve dhe mundësia e punësimit gjatë studimeve janë masa të rëndësishme.

Lind pyetja: a mjaftojnë ato për të kapërcyer mosbesimin dhe zhgënjimin e thellë të studentëve? Kemi nevojë jo vetëm për më shumë mbështetje financiare, por edhe për një marrëveshje të re besimi mes qeverisë, universiteteve dhe studentëve.

Me klimën e protestave  që kemi lënë pas dhe kemi përpara, kjo marrëveshje duket si mision i pamundur, por ia vlen të provohet në çdo moment.

Ç’jep buxheti 2027 për studentët?

Ndërkohë, Buxheti i Shtetit 2027 parashikon një paketë të konsiderueshme masash në mbështetje të studentëve shqiptarë. Në një kohë kur kostoja e jetesës, qiratë, transporti, ushqimi dhe shpenzimet e studimit rëndojnë gjithnjë e më shumë mbi familjet, këto masa përfaqësojnë një përpjekje për ta bërë arsimin e lartë më të përballueshëm dhe për të zgjeruar mundësitë e studentëve për të përfunduar studimet. Masat financiare të parashikuara janë të rëndësishme dhe prekin disa prej problemeve kryesore që përballojnë studentët.

Tabela 1. Çfarë parashikon Buxheti 2027 për studentët?

Masa mbështetëse Përfitimi i parashikuar
Bursa për studentët nga familjet në vështirësi ekonomike 15.000 lekë në muaj
Bursa për studentët e ekselencës 25.000 lekë në muaj
Shtrirja e bursave Bachelor dhe Master
Studentë të përjashtuar plotësisht nga tarifa Mbi 10.150
Studentë me mbulim 50% të tarifës Rreth 17.050
Studentë që përfitojnë një formë mbështetjeje nga shteti Mbi 60% e rreth 78.000 studentëve
Investime për konviktet 100 milionë euro
Punësimi gjatë studimeve Mundësi punësimi me pagesë sa gjysma e pagës minimale, sipas skemës së parashikuar

Këto masa tregojnë se mbështetja nuk kufizohet vetëm tek studentët me rezultate të shkëlqyera, por synon edhe ata që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta dhe që rrezikojnë të mos i përballojnë financiarisht studimet.

Një zhvillim pozitiv është edhe shtrirja e bursave në ciklin Master. Arsimi i lartë nuk përfundon me diplomën Bachelor. Në shumë profesione, specializimi dhe studimet pasuniversitare janë kusht për të konkurruar në tregun e punës.

Mbi 27 mijë studentë me lehtësim të plotë ose të pjesshëm të tarifave

Një nga masat konkrete është përjashtimi i plotë nga tarifa e studimit për mbi 10.150 studentë dhe mbulimi i 50% të tarifës për rreth 17.050 të tjerë.

Tabela 2. Lehtësimi tek tarifat e universiteteve

Kategoria Numri i studentëve Lehtësimi
Përjashtim i plotë nga tarifa 10.150+ 100%
Mbulim i pjesshëm i tarifës 17.050 50%
Gjithsej 27.200+ Lehtësim i plotë ose i pjesshëm

Kjo është një ndërhyrje me rëndësi sociale, sepse ul barrën financiare për familjet dhe zvogëlon rrezikun që pamundësia ekonomike të bëhet pengesë për arsimimin.

Megjithatë, ia vlen të sigurohemi që kriteret e përfitimit të jenë të drejta dhe transparente. Të ardhurat reale të familjes, numri i personave në ngarkim, vendbanimi, kostot e strehimit dhe rrethanat e veçanta familjare duhet të merren saktë parasysh.

Nuk duhet të ndodhë që një student që jeton në Tiranë me mbështetjen e familjes të trajtohet njësoj si një student nga një zonë e largët që paguan qira, transport dhe ushqim çdo muaj, vetëm sepse të ardhurat nominale familjare janë të ngjashme.

Lind pyetja: a mjaftojnë bursat 15 dhe 25 mijë lekë në muaj?

Bursat prej 15.000 lekësh për studentët nga familjet në vështirësi ekonomike dhe 25.000 lekësh për studentët e ekselencës janë një ndihmë e rëndësishme.

Por duhet të shtrojmë një pyetje praktike: sa kushton realisht një muaj studimi për një të ri që jeton larg familjes? Duhet të përballojë strehimin, ushqimin, transportin, internetin, librat, materialet mësimore dhe shpenzimet personale. Nëse jeton me qira në Tiranë apo në një qytet tjetër universitar, vetëm strehimi mund të marrë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të tij.

Për këtë arsye, bursat nuk duhet të përcaktohen vetëm mbi bazën e kategorive formale, por edhe mbi bazën e kostos reale të jetesës. Një mundësi do të ishte krijimi i tri niveleve të mbështetjes:

  • Bursë bazë për studentët nga familjet me të ardhura të ulëta.
  • Bursë e zgjeruar për studentët në nevojë që studiojnë larg vendbanimit dhe përballojnë shpenzime qiraje.
  • Bursë ekselence për studentët me rezultate shumë të larta, me mundësi shtesë për kërkim shkencor, konkurse akademike dhe programe ndërkombëtare.

Këto bursa duhet të rishikohen periodikisht, duke marrë parasysh inflacionin dhe ndryshimin e kostos së jetesës.

Investimet prej 100 milionë eurosh në konvikte: një zgjidhje që duhet të japë rezultate konkrete

Investimi i parashikuar prej 100 milionë eurosh në konvikte është një nga elementet më të rëndësishme të paketës buxhetore për studentët. Strehimi është një nga problemet më të mëdha për studentët që largohen nga familjet për të studiuar në universitetet publike. Për shumë prej tyre, qiraja mujore është një barrë më e madhe se vetë tarifa e universitetit.

Por rëndësi nuk ka vetëm shuma e investimit. Rëndësi ka se çfarë do të përfitojnë konkretisht studentët prej tij.

Prandaj dhe duhet të kemi një program të qartë për rikonstruksionin dhe modernizimin e konvikteve ekzistuese, shtimin e kapaciteteve të akomodimit, aty ku ka kërkesë të paplotësuar, pajisjen e dhomave me kushte dinjitoze jetese, ngrohje, ujë të ngrohtë dhe internet, si dhe krijimin e ambienteve të përbashkëta për studim, pushim dhe aktivitete studentore.

Do të ishte e rëndësishme që çdo projekt të kishte afate, kosto të publikuara, standarde cilësie dhe përgjegjësi të qarta për përfundimin e punimeve. 100 milionë euro nuk duhet të maten vetëm me numrin e objekteve të rikonstruktuara, por me numrin e studentëve që përfitojnë realisht kushte më të mira jetese dhe studimi.

Punësimi gjatë studimeve: një mundësi që duhet kthyer në program kombëtar

Një tjetër risi është mundësia që studentët të punësohen gjatë periudhës së studimeve, me pagesë sa gjysma e pagës minimale, sipas skemës së parashikuar. Kjo është një ide që meriton mbështetje, sepse krijon mundësinë që studentët të fitojnë të ardhura, por edhe të marrin përvojën e parë profesionale.

Megjithatë, duhet të sigurohemi që kjo skemë të mos kthehet në një burim të lirë pune për institucionet apo bizneset. Qeveria duhet të krijojë një program kombëtar të punësimit studentor në bashkëpunim me universitetet, sektorin privat dhe institucionet publike.

Ky program duhet të mbështetet në disa parime, si në orar fleksibël, që nuk pengon ndjekjen e leksioneve dhe provimeve, punësim në përputhje, sa herë që është e mundur, me degën e studimit, kontrata të rregullta dhe sigurime shoqërore e shëndetësore, si dhe pagesë proporcionale me orët e punës, pa cenuar të drejtën për pagë minimale për kohën e punuar.

Pyetja që qëndron si Shpatë Damokleu nuk është vetëm sa para do të shpenzojë shteti për studentët. Pyetja më e rëndësishme është: a do të krijojë ky investim kushte që të rinjtë të besojnë përsëri tek universiteti publik, tek cilësia e diplomës dhe tek mundësia për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri?

Sepse zhgënjimi i studentëve nuk lidhet vetëm me vështirësitë ekonomike. Ai lidhet edhe me cilësinë e mësimdhënies, kushtet në universitete, mundësitë e punësimit pas diplomimit, lidhjen e dobët të studimeve me tregun e punës dhe ndjesinë se zëri i tyre nuk dëgjohet në vendimmarrje. Prandaj dhe dora e zgjatur qeveritare drejt studentëve nuk duhet të lodhet kurrë së qëni e zgjatur.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

VIDEO/ Kryeministri Rama e bën sërish, kap në befasi presidentin e Malit të Zi

26/11/2026

Nga nomadët digjitalë te portali i përbashkët turistik, çfarë planifikon Shqipëria me vendet e Ballkanit

26/11/2026

Buxheti 2027: për studentët dhe me studentët?

26/11/2026

Stuhitë e fuqishme godasin SHBA-të, vonesa dhe anulime në fluturime

26/11/2026

Vangjeli: Mëkati më i madh dhe i pafalshëm në PS, të punosh pas shpinës së Ramës

26/11/2026

SHBA nxjerr tarifa të reja tregtare ndaj një sërë vendesh, përfshirë Kinën dhe BE-në

26/11/2026

Pas ‘shmangies’ në Manastir, Rama dhe Kurti shtrëngojnë duart në Bruksel

26/11/2026

Seanca plenare në Kuvend, votohet Buxheti 2027, Paketa Fiskale dhe aktet normative për tubimet dhe gjobat ndaj protestuesve

26/11/2026

“Rusia po zgjeron kërcënimet”, Merz paralajmëron Evropën: Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës

25/11/2026

Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

25/11/2026

Përplasja Spiropali-Rama, Gjyli: Reagim pas përjashtimit, nuk besoj se mund të krijojë një lëvizje

25/11/2026

As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

25/11/2026

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

25/11/2026

Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia

25/11/2026

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

25/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • VIDEO/ Kryeministri Rama e bën sërish, kap në befasi presidentin e Malit të Zi
  • Nga nomadët digjitalë te portali i përbashkët turistik, çfarë planifikon Shqipëria me vendet e Ballkanit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.