AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Trump drejt samitit për Lindjen e Mesme: Lufta ka përfunduar. Por faza e dytë mbetet në rrezik

by SHT Media
13/10/2025
in Botë
6
0
Trump drejt samitit për Lindjen e Mesme: Lufta ka përfunduar. Por faza e dytë mbetet në rrezik
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Irani ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë sot në takimin në Sharm el-Sheikh, ndërsa Indonezia ka ofruar trupa për një forcë paqeje në Rripin e Gazës. Ndërkohë, ndërmjetësi i Katarit, Al Thani, ka deklaruar se marrëveshja e përgjithshme për zgjidhjen e konfliktit nuk është arritur ende, pasi ka pasur rrezikun të dështonte procesi i lirimit të pengjeve. Ai konfirmoi se ka ende çështje të pazgjidhura.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, pritet të udhëtojë drejt Egjiptit për të diskutuar çarmatimin e Hamasit dhe zgjidhjen me dy shtete.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar shkurtimin e fondeve për Kombet e Bashkuara, por ka ftuar sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për të siguruar legjitimitetin ndërkombëtar dhe asistencën logjistike në terren që vetëm kjo organizatë mund të ofrojë. Këto zhvillime janë pjesë e një mozaiku të ndërlikuar që dëshmon synimin e Trump për të arritur një paqe gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme megjithëse edhe zbatimi i fazës së parë të marrëveshjes mbetet një sfidë.

Trump nisi dje pasdite një mision njëditor, duke fjetur vetëm në bord të “Air Force One”. Ndërhyrja e tij nuk është e krahasueshme me konferencën historike të organizuar në Madrid nga George Bush Sr. pas Luftës së Gjirit, por përbën një përpjekje të re për të riformësuar rajonin. Duke u nisur nga Uashingtoni, presidenti amerikan e përshkroi Gazën si një “zonë të rrënuar”, por shprehu optimizëm: Lufta ka përfunduar. Është një moment i veçantë, të gjithë po festojnë marrëveshjen, diçka që nuk kishte ndodhur më parë.

Kryeministri i Katarit, Al Thani, tha për New York Times se çështjet më të ndjeshme janë shtyrë për më vonë, pasi as Hamas dhe as Izraeli nuk ishin gati të bënin lëshime. Sipas tij, Hamasi rrezikonte të humbte levën e fundit të fuqisë nëse pranonte marrëveshjen menjëherë, ndërsa Netanjahu mund të rifillonte ofensivën ushtarake.

Presioni i ushtruar nga Katari, Egjipti dhe Turqia, që kërcënonin të tërhiqnin mbështetjen politike dhe financiare si dhe lodhja popullore që po e gërryente popullaritetin e Hamasit, u bënë vendimtare. Për më tepër, udhëheqësit e Hamasit dyshonin se pengjet po përdoreshin nga Netanjahu si justifikim për vazhdimin e luftës. Në këtë kontekst, Hamasi vendosi të mbështetet tek nisma e Trump, i cili synon jo vetëm t’i japë fund konfliktit, por të zgjerojë marrëveshjet e Abrahamit në të gjithë rajonin.

Faza e dytë e marrëveshjes përmban të paktën katër pika kyçe: çarmatimi i grupeve militante, internimi i liderëve të tyre, tërheqja e plotë e Izraelit dhe krijimi i një force monitorimi për të garantuar paqen. Hamasi kundërshton dy të parat, që përfshijnë dorëzimin e armëve të rënda një autoriteti palestinez.

Ndërkohë, në lidhje me dy pikat e tjera, zëvendëspresidenti amerikan Vance ka konfirmuar se trupat amerikane nuk do të jenë të pranishme në terren, por do të mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjes. Forca e paqes do të përbëhet nga vende arabe dhe myslimane, mes tyre edhe Indonezia. OKB-ja ka përshpejtuar shpërndarjen e ndihmave humanitare, ndërsa ftesa për Guterres dëshmon se presidenti amerikan e konsideron rol kyç praninë e tij.

Megjithatë, Trump shikon përtej Gazës. Zëvendëspresidenti palestinez, Hussein al-Sheikh, është takuar me ish-kryeministrin britanik Tony Blair, i cili pritet të ketë një rol në rindërtimin e Gazës, ndonëse mbetet figurë e diskutueshme për shkak të luftës në Irak. Ata diskutuan për “ditën pas” luftës, rindërtimin dhe zgjidhjen me dy shtete një shenjë fleksibiliteti nga pala palestineze.

Irani, nga ana tjetër, e refuzoi ftesën për Sharm el-Sheikh. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se mbështetja për marrëveshjen në Gaza nuk do të thotë miratim të politikës amerikane. Edhe pse askush nuk priste që dialogu të konkretizohej menjëherë, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar dorën e parë dhe tani i takon Teheranit të vendosë nëse do ta shtrëngojë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026

“Gjyqësori po i hedh benzinë zjarrit”/ Pagat e magjistratëve, avokati: Palë me opozitën që kërkon destabilitet

14/09/2026

Alarmi i rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

14/09/2026

Drama e shpopullimit / Shkolla që ka vetëm 1 nxënës në Neviçishtë të Korçës, mbyllet

14/09/2026

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

14/09/2026

Nga salmonela te droga/ “AMG Food”, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë!

14/09/2026

Republika e Prokurorëve nuk është vetëm një metaforë…

13/09/2026

Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën

12/09/2026

Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

12/09/2026

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

12/09/2026

Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

12/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit
  • Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat
  • Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.