AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Çudirat” nga zgjedhjet në SHBA, hera e parë që fiton një homoseksual, një mysliman, një indigjene…

by Alb Times
04/11/2026
in Botë
6
0
Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA sollën fitore të rëndësishme për demokratët dhe disa arritje historike, duke shënuar një refuzim të fortë të votuesve ndaj mandatit të dytë të presidentit Donald Trump.

Në Xhorxhia, demokratja Keisha Lance Bottoms fitoi garën për guvernatore, duke u bërë gruaja e parë me ngjyrë që zgjidhet në këtë post në një shtet amerikan. Ish-kryebashkiakja e Atlantës mundi miliarderin Rick Jackson dhe u riktheu demokratëve drejtimin e shtetit pas më shumë se dy dekadash kontrolli republikan.

Në Nju Hempshër, demokrati Chris Pappas u bë burri i parë homoseksual i deklaruar hapur që zgjidhet në Senatin amerikan. Ai ka qenë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve që prej vitit 2019.

Në Nju Meksiko, demokratja Deb Haaland kthehet në të parën femër me origjinë indigjene që rrëmben postin e guvernatores. Anëtarja e fisit Laguna Pueblo kishte shërbyer më parë si Sekretare e Brendshme në administratën e Joe Biden, duke qenë gjithashtu personi i parë me origjinë indigjene amerikane në një pozicion të tillë në kabinetin qeveritar.

Në Miçigan, kandidati i krahut të majtë Abdul El-Sayed ishte në një garë të ngushtë, me synimin për t’u bërë myslimani i parë i zgjedhur në Senatin amerikan. Fushata e tij u karakterizua nga tubime të mëdha dhe premtimi për kujdes shëndetësor falas.

Një rekord historik shënoi edhe Gina Hinojosa, e cila fitoi zgjedhjet për guvernatore të Teksasit, duke mundur republikanin Greg Abbott. Hinojosa është e para latine që merr këtë pozicion: ajo po kështu, i rikthen kontrollin e Teksasit demokratëve, duke ia rrëmbyer atë republikanëve për të parën herë në 32 vjet.

Këto rezultate shënuan një moment të rëndësishëm për përfaqësimin politik në SHBA, duke reflektuar rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe të komuniteteve të ndryshme në institucionet vendimmarrëse të vendit.

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

12/11/2026

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

12/11/2026

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

12/11/2026

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

12/11/2026

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

12/11/2026

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

12/11/2026

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

12/11/2026

Skandal me delegacionin somalez në Kosovë! Zhduken 9 anëtarë, vetëm dy persona kthehen në atdhe

12/11/2026

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

12/11/2026

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

12/11/2026

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

12/11/2026

“Ke punë të vështirë!”, Shala i jep këshilla kreut të ri të SHISH: Ja çfarë duhet të ndryshosh

12/11/2026

Rama publikon momentin krah Macron dhe Zelenskyt, në plan të parë Albin Kurti

12/11/2026

Arsyet e mjedisit toksik brenda opozitës!

12/11/2026

“Reuters” zbulon pazaret e naftës venezueliane, veprimet që implikojnë zëvendëspresidentin JD Vance

12/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne
  • “Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.