Protesta e sotme para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione ku policia ka ndaluar dy aktivistë. Fillimisht policia u ka dhënë dy aktivistëve fletën e gjobës për zhvillimin e tubimit, por ata kanë kundërshtuar, duke treguar lejen për protestën para Kryeministrisë.
Në këtë mënyrë, pas refuzimit për të marrë fletën e gjobës, efektivët i kanë shoqëruar drejt furgonit të policisë, që qëndronte pranë godinës së Kryeministrisë.
Por, shoqërimi i tyre ka shkaktuar reagimin e protestuesve, të cilët kanë rrethuar furgonin e policisë për të mos lejuar shoqërimin e dy aktivistëve nga policia.
